Arilena fiton festivalin, por Elvana merr pikët maksimale të ndërkombëtarëve

AKTUALITET


Ka përfunduar mbrëmjen e së dielës Festivali i 58 i këngës në RTSH ku trofeun e fitores e rrëmbeu Arilena Ara me këngën “Shaj”, duke lënë Elvana Gjatën në vendin e dytë.

Gjatë të hënës RTSH ka zbardhur mënyrën e votimit të anëtarëve të jurisë, e cila përbëhej nga 3 personazhe të huaj që vinin nga diskografia ndërkombëtare dhe 2 përfaqësues shqiptarë.

Ajo që bie në sy është se Elvana Gjata ka marrë pikët maksimale të 3 anëtarëve ndërkombëtarë të jurisë, por ka marrë minimumin e pikëve nga anëtarët shqiptare.

Kështu Christer Bjorkman voton me 10 pikë Arilenën dhe me 18 Elvanën, Felix Bergsson (kryetari i jurisë) voton me 13 pikë Arilenën dhe me 18 pikë Elvanën, Dimitris Kontropoulos voton me 13 pikë Arilenën dhe me 18 Elvanën, ndërsa dy anëtaret shqiptare të jurisë, konkretisht Mikaela Minga voton me 13 pikë Arilenën dhe me 2 pikë Elvanën ndërsa numrin maksimal të pikëve ia ka dhënë Boiken Lakos. Anëtarja tjetër Rita Petro voton me 18 pikë Arilenën dhe me 8 pikë Elvanën.

Më poshtë shihni tabelat si kanë votuar anëtarët e jurisë.



Skip to toolbar