Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

BOTA


Para ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, situata në Arktik ishte e qartë: nga njëra anë Rusia, që kontrollon rreth gjysmën e bregdetit, dhe nga ana tjetër shtatë vendet perëndimore që kanë dalje në zonën polare, SHBA, Kanada, Norvegji, Finlandë, Suedi, Danimarkë (përmes Groenlandës) dhe Islandë. Këto tetë vende themeluan Këshillin e Arktikut në 1996, kryesisht për të mbrojtur mjedisin, por shpejt interesat u fokusuan te burimet natyrore nën akull: rreth 70% e rezervave të papërdorura të naftës dhe gazit në botë.

Trump ndryshoi strategjinë amerikane pas Luftës së Ftohtë, duke mos u mbështetur tek aleatët perëndimorë. Ai e bëri të qartë se SHBA-ja duhet të veprojë vetë, duke rritur tensionin me Kanadanë për qasje të lirë në “Kalimin e Veriut perëndimor”, që lidh Atlantikun me Paqësorin dhe duke fokusuar vëmendjen tek Groenlanda.

Ndërkohë, Rusia ka përforcuar praninë e saj në rajon: 13 baza ajrore, 10 radarë dhe mbi 40 anije. Së bashku me Kinën, Moska po synon të zgjerojë ndikimin, përfshirë në zonat si Ishujt Svalbard, ku rusët tashmë janë prezentë me komunitete dhe laboratore shkencore.

Edhe Kanadaja është pjesë e vendeve që e synon Groenlandën, sidomos për Dorsalen Lomonosov, një varg malor nën det, i pasur me naftë dhe gaz, që lidhet nga Siberia në zonën mes Kanadasë dhe Grenlandës. Shtetet përfshihen në debat mbi sovranitetin e fondeve detare sipas Konventës së të Drejtës së Detit Historikisht, vendet perëndimore kanë arritur kompromiset e tyre, si p.sh. në 2022, kur Kanadaja dhe Groenlanda ndanë ishullin e Hansit, duke mbyllur një histori 49-vjeçare. Megjithatë, politika më agresive e SHBA-ve dhe prania ruse e Kinës rrisin tensionet dhe rrezikojnë stabilitetin e rajonit



Skip to toolbar