Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në fitoren 2-0 të Vitesse në transfertën kundër Den Hag. Futbollisti 19-vjeçar kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e 32-të, duke vendosur edhe rezultatin e pjesës së parë.
Me rikthimin në fushë, Broja kurorëzoi pasditen e shkëlqyer me golin e dytë personal që vulosi triumfin Vitesse. Me këtë paraqitje, sulmuesi në pronësi të Chelsea ka fituar edhe elozhet e mediave holandeze. Këto të fundit i kanë rezervuar atij një vend në formacionin më të mirë të javës. Një vlerësim i rëndësishëm për Armando Brojën, që mund të kthehet me shënjestër të përmirësuar për ndeshjet e nëntorit të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.