Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

BOTA


Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili është shprehur kundër luftës ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli, ka mirëpritur arritjen e një armëpushimi në Lindjen e Mesme, por ka theksuar përgjegjësitë e atyre që e nisën konfliktin.

“Armëpushimet janë gjithmonë një lajm i mirë. Sidomos kur çojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Por lehtësimi i përkohshëm nuk duhet të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura.

Qeveria spanjolle nuk do t’i duartrokasë ata që i vënë flakën botës vetëm sepse shfaqen me një kovë me ujë”, shkroi udhëheqësi socialist në X, duke deklaruar se “ajo që nevojitet tani” është “diplomacia, e drejta ndërkombëtare dhe paqja”.



Skip to toolbar