Policia e Kukësit reagon një ditë pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.
Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie“Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.
Po punohet për kapjen e saj.