“Arratisjet nga burgjet, pasojë e tentativave të dështuara në Gjykatë”, Basha: Ligji për armët thotë ‘Dil përpara dhe…’

AKTUALITET


Arratisja e të burgosurit Altin Ndoci ngjason me një skenar filmash aksion, por vendos përpara përgjegjësisë dhe shtron pikëpyetje sa i takon sigurisë.

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha se përsa kohë ‘arratisjet’ nga Gjykatat janë vështirësuar, do të shtohen arratisjet nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Basha tha më tej, se ligji për përdorimin e armëve është i cunguar dhe se parashtron se punonjësi i policisë duhet të jetë përballë një rreziku evident.

“Nëse do të mbyllen dyert e arratisjes nga gjykata, do të tentohet arratisja nga burgjet. Ka raste kur të burgosurit kanë arritur të arratisen nga gjykatat, qoftë përmes korrupsionit ose mënyrave të tjera, duke fituar lirinë që në gjykatë. Tani që sistemi gjyqësor është forcuar, bëhet e vështirë të arratisesh nga gjykata, ndaj duhet të merren masa për të forcuar elementët e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.Duhet të rishikohet ligji për përdorimin e armëve të zjarrit, pasi ligji aktual i lidh duart institucioneve; punonjësit duhet të jenë përballë një rrezik evident dhe janë të detyruar të hapin zjarr. Nuk supozohet që je përballë rrezikut nëse rrezikon nga pas. Ligji thotë ‘dil përpara dhe qëlloje’.



Skip to toolbar