Arrestimi i eurodeputetes greke, Rama: Karma të vjen hakut…

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Davos foli edhe për Reformën në Drejtësi, një reformë në kuadër të integrimit në BE. Sipas Ramës kur u filloi procesi i Reformës vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.

‘Na u desh të bënim një proces fshese për të gjithë gjyqtarët e korruptuar. Po bëjmë diçka që perënditë tona evropiane do ta duan dhe do ta mbështesin. Fshesa ishte radikale pasi mbetëm pa GJK dpais 9 nga 10 gjyqtarët nuk justifikonin pasurinë. Dhe menduam se BE do ta pëlqente, por pastaj na thanë ju nuk keni GJK. Procesi ka ndryshuar tërësisht, është mirë për ne. Është një ushtrim mjaft i i mirë i nervave dhe një transferim i njohurive. Po nëse do t’u rezervonim të njëjtin trajtim më shumë s gjysma e shteteve anëtarë të BE-së nuk do ta kishin të mundu të futeshin në BE. Për ne BE-ja është destancioni i vetëm. Duhet të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta. Kur doli çështja e korrupsionit thash ‘karma të vjen hakut’.’- u shpreh Rama.



Skip to toolbar