Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor, ashtu si edhe Maqedonia e Veriut, duke u dhënë përgjigje edhe gazetarëve maqedonas, të cilët cilësuan sukses arrestimine prokurores speciale, Janeva Katica.
Gjatë bashkëbisedimit, ministri shqiptar është pyetur nga gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore, ndërsa i kanë kujtuar edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Janeva Katica.
Lidhur me këtë, Lleshaj ka sjellë në vëmendje ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale.
“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur ë së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, ka thënë Lleshaj.
“Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit” tha ai pas takimit me ministrin e Brendshëm maqedonas Spasovski.