Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili gjatë mbrëmjes së të shtunës ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonën e Thethit.
Së bashku me 24-vjeçarin K.H që ishte banues po në Theth, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit automatike të cilën autori e kishte hedhur në një shkurre për ta fshehur.
Për arrestimin e tij kanë ndihmuar edhe banorët e zonës, ndërkohë i riu do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.