Një 45-vjeçar nga Fieri me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
45-vjeçari kërkohej nga Spanja pasi ndaj tij ka një masë sigurie arrest në burg për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
I kërkuari u kap gjatë një aksioni të FAST Albania me efektivët e seksionit të narkotikëve në Policinë e Fierit si dhe me Interpol Tiranën. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.