Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Napoli, e “tradhtuan” cigaret

AKTUALITET


Policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Sipas mediave italiane, personi i arrestuar është Faslii Qibini, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2011, pasi gjykata e kishte dënuar atë me 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas hetuesve, ai konsiderohet si një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës mes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë së jugut. Ai ishte i përfshirë në trafik me Camorra-n, nga klani Di Lauro deri te “Nardielli”.

Sa i përket arrestimit të tij, sipas mediave italiane, karabinierët kishin vënë re një rrite të shpenzimeve të pazakontë të familjes gjatë periudhës së Krishtlindjes, sidomos për cigare.

Dëshira për të dalë dhe për të blerë cigare i pavarur ishte fatale për Qibinin. Ai u rrethua dhe u arrestua teksa ecte në Corso Secondigliano.



Skip to toolbar