Arrestohet kosovari në kufi. Policia i gjen mbesën në bagazh

AKTUALITET


Një shtetas kosovar nga Podujeva u arrestua ne kufi, pasi kontrolli i zbuloi se në bagazhin e makinës kishte futur mbesën e tij.

Ai u ndal nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Merdare dhe u gjet një vajze, që më pas u verifikua se ishte mbesa e vet.

 Klan Kosova ka mësuar se xhaxhai donte ta çonte mbesën në Gjermani ilegalisht, te nëna e vet, ndërkohë që prindërit e saj ishin të ndare prej vitesh.

Sipas familjarëve, kanë katër vite që kanë bërë përpjekje për të rregulluar dokumentacionet e vajzës, por nuk kanë arritur.



Skip to toolbar