Arrestohet Ilir Meta

AKTUALITET


Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ABC News mëson se Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Altin Dumani, Arben Kraja, dhe Sotir Kllapi.

Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.



Skip to toolbar