Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Më 8 tetor Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli në kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës. Nga verifikimet e atëhershme rezultoi që Llalla të ishte larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë.
Nga ana tjetër Llalla vazhdoi betejën me drejtësinë duke këmbëngulur në pezullimin e dënimit me 2 vite burgim me pretendimin se nuk e përballonte dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore. Por Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.