Arrestohet për terrorizëm një 19-vjeçare nga Kosova në Milano

AKTUALITET


Një 19-vjeçare italiane me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Vajza, e cila tashmë është transferuar në burg, akuzohet për terrorizëm. Hetimi është i koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, shkruan TgCom24.

Hetimi filloi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar në janar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzullai.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020, pak para bllokimit: Fejzullai qëlloi në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë.

Prokuroria: Skena me prerje koke në celularin e saj
19-vjeçarja mbante “mijëra” imazhe dhe video në celularin e saj, “disa prej të cilave ishin krijuar nga agjencia e komunikimit e Shtetit Islamik, Al Hayat Media Center”, e cila përshkruante “objekte simbolike ” të organizatës terroriste si “flamuri i zi me mbishkrimin e dëshmisë së besimit, skenat e luftimeve,  ekzekutimet e përmbledhura të të pafeve” me “prerje koke dhe zjarre, skena të sulmeve terroriste në qytetet evropiane, veprat e të cilëve lavdërohen”, thuhet në urdhrin e prokurorisë.

Fotoja e kamikazit në Kabul dhe masakrës në Charlie Hebdo
Në celularin e saj u gjet edhe fotografia e bombarduesit të ri, që i përket Isis-Khorasan, i cili hodhi veten në erë në aeroportin e Kabulit më 26 gusht, duke shkaktuar qindra të vdekur civilë. Ata po përpiqeshin të arratiseshin nga Afganistani tani në duart e talebanëve. Mes pamjeve, përveç asaj në të cilën e reja paraqitet e veshur me nihab dhe një dorezë të zezë me simbolin e ISIS-it, nuk mungonin edhe ato të masakrës në redaksinë e Charlie Hebdo.



Skip to toolbar