Artan Fuga mesazh ndryshe për Vitin e Ri

AKTUALITET


Akademiku Artan Fuga, përmes një statusi në “Facebook” ka dhënë një mesazh ndryshe për Vitin e Ri.

Fuga shprehet se urimet për Vitin e Ri vijnë nga mitologjia, kurse shton se asgjë nuk ka të bëjë me realitetin.

Postimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Urimet me te mira per vitin 2021!

Te gjitheve! Sinqerisht!

Vetem mos thoni me urime: Te, a po na, sjellte ky vit keshtu e ashtu!

Dokrra.

Asgje nuk sjell Viti!

Madje po shpresuat te ai, sikurse shpresojne ca te profete te rreme, viti do na sjelle edhe me shume marrezira sesa 2019.

Se 2020 nuk pame fare.

Zgjohuni!

Shprehja : Viti te sjellte! – eshte thjesht nje shprehje qe vjen nga shoqerite e lashta mitologjike, kur njerezit rober te iluzioneve te tyre gati shtazore kujtonin se vjen dikush me dhurata nuk dihet se nga ku. Si dhuratat me vaksina!

Filozofi Korzbiskij e ka sqaruar 100 vjet me pare se gjuha jone ka formulime te gatshme shume te gabuara. Mbushur me to, qe i gjen sa hap veshin te dëgjosh gojen e tjetrit.

Mos prisni pra c’t’ju sjelli viti i ri, do ta pesoni, mendoni cfare do t’i sjellim ne vitit te ri, ky eshte sakte, i vertete, optimist. Njeriu shpesh dembel psiqik kujton se i shtrire nen bredh, babagjyshi cun i ri do t’i hedhi pako me dhurata.

Hahaha.

Prandaj ju uroj, sillini ketij 2021 mbaresi, shendet, suksese, se dhuratat kurre nuk ju bejne mire, jane korrupsion planetar, ku ai qe ju korrupton eshte pikerisht babagjyshi me mjeker te bardhe.

Lereni babagjyshin te rreje ciliminjte.

Te sillemi si te rritur.

2021 pret dhuratat tona.

Ne jemi te vertete, aktive!

Dhurojini 2021!



Skip to toolbar