Asambleja e PS, në 21 mars/ Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë strukturat

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi se asambleja e kësaj force politike do të zhvillohet në 21 mars.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS në selinë rozë, Klosi u shpreh se do të ketë zgjedhje brenda partisë dhe sipas tij, ky proces është për të rifreskuar dhe forcuar strukturat.

“Do të kërkojë proces zgjedhor dhe do fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, forumeve të PS. Është proces i riforcimit të strukturës së PS. Është proces që do përfshijë të gjithë forumet e PS dhe do shtrihet në çdo qelizë të PS në gjithë vendin. Në mbledhjen e datës 21 do kemi për diskutime për përfshirjen të të gjithë anëtarëve të PS, në një proces që do t’i hapë rrugën edhe zgjedhjeve të reja, që PS ka kërkuar gjithmonë rifreski. 12 qershori i këtij viti shënon 35-vjetorin dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë. Statuti përcakton që zgjedhjet në forumet vendore, drejtuesve lokalë, por edhe më një dimension të ri, që nga zgjedhjet e kaluara e kemi evidentuar të rëndësishëm. Që është partia në diasporë. Do ketë vendimmarrje për shtrirjen e strukturave lokale dhe në degët në diasporë, sigurisht në vendet që kishim numrin më të madh të votave. Kësaj vote në do t’i përgjigjemi me organizim strukturash, krijimin e strukturave kudo që shqiptarët ndjekin, mbështesin votojnë PS”, deklaroi Klosi.

Lidhur me rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, Klosi nënvizoi se PS e mbështet reformën në drejtësi.

“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit, nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor, të tjerat janë raporte që i takojnë Kuvendit, në asnjë rast s’do kemi pengim të hetimi, koment për hetimin”, përfundoi Klosi.



Skip to toolbar