Asambleja e PS në Durrës, Klosi: PS ruan bërthamën elektorale dhe kthen riorganizimin në votë

AKTUALITET


Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën elektorale.

Klosi gjatë fjalës së tij nënvizoi se Partia Socialiste ndër vite është forcuar dhe është rritur.

“Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi. Një parti që fiton katër herë radhazi duhet të jetë më e fortë më e qartë dhe më kërkuese. Ky prezanton nis me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, me 53.3 % të votës kombëtare, me 83 mandate vijmë sot si forca qeverisëse. Rezultati kombëtar 2025, nuk është vetë rezultat matematikor por kontratë e rinovuar mes PS dhe shumicës së qytetarëve”, tha ai.



Skip to toolbar