Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, 21 mars, e zhvilluar në Gjirin e Lalzit.
Gjatë mbledhjes janë komunikuar ndryshime në dretjuesit politikë në disa qarqe të vendit. Siç raporton gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, në Tiranë do të ‘udhëheqin’ Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla, ndërsa në Durrës është emëruar Blendi Klosi.
Në Lezhë drejtimin do ta marrë Ermal Nufi, ndërsa në Dibër është caktuar Ulsi Manja. Për Shkodrën është caktuar Enea Karakaçi, ndërsa në Kukës Erion Malaj.
Ndërkohë, në qarqet Gjirokastër, Berat dhe Fier nuk ka ndryshime në drejtimin politik.
Bëhet me dije po ashtu se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të tjera për forcimin e organizimit në terren, duke kërkuar ngritjen e këshillave të partisë në çdo bashki dhe një angazhim më të madh, veçanërisht në Tiranë.
Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për të luftuar nepotizmin dhe për të pastruar administratën publike.
Lindita Nikolla në njësinë 1.
Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3.
Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4.
Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5.
Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6.
Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7.
Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8.
Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9.
Besfort Lamallari në njësinë 10.
Durrës: Blendi Klosi, ikën Emirjana Sako.
Lezhë: Ermal Nufi.
Dibër: Ulsi Manja.
Kukës: Erjon Malaj.
Gjirokastër: Mirela Kumbari.
Vlora: Bledi Çuçi.
Korçë: Niko Peleshi.
