3 “perlat” e tij në kualifikueset e “Euro2024” janë një kartëvizitë e shkëlqyer për t’i dhënë karrierës një kthesë të fortë. Po flasim për Jasir Asanin, zbulimin e madh të Sylvinho-s, lojtarin i cili pati një ndikim absolut në kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në një Evropian.
Asani po shijon këtë periudhë suksesin e tij, ndërsa përfaqësuesit e sulmuesit po përpiqen t’i gjejnë një sistemim të ri. E sigurt është që Asani nuk do të kthehet në Korenë e Jugut, aty ku ka dhe një vit kontratë me ekipin e Guanzhusë.
Kohët e fundit, për Asanin ka pasur një interesim konkret nga Spanja, ku Celta Vigo ka zhvilluar sondazhe në distancë, por interesim ka pasur edhe nga kampionate të tjerë në Evropë.
Ndryshe nga se pritej, sipas të përditshmes më të madhe sportive në vend, “Panorama Sport”, e ardhmja e “sallaksit” pritet të jetë në Arabinë Saudite, në Saudi Pro League, aty ku luan edhe C.Ronaldo.