Ashpërsohet Kodi Penal. Dënim personave që bllokojnë rrugët

Më të fundit


Qeveria do të marrë masa ndaj taktikës së re të protestave të zgjedhur nga opozita siç është bllokimi i rrugëve. Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se do të bëhen ndryshime në Kodin Penal duke parashikuar dënime më të ashpra për një sërë shkeljes mes tyre dhe ajo e bllokimit të rrugëve. “Nuk mundet që ne ta pranojmë si normalitet sportiv bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Nuk e pranon askush, s’ka pse e pranon Shqipëria”- tha kryeministri.

Rama gjithashtu premtoi sot ashpërsim të kodit penal edhe për deputetët apo të tjerë persona që dhunojnë njerëzit që janë në krye të detyrës. “Domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve dhe funksionarëve, që nga salla e parlamentit deri në çdo metër katrorë të Shqipërisë, dhunën ndaj punonjësve të policisë, që nga kundërshtimi me forcë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu, do të ketë ndëshkim me burg. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me bluzat e bardha”.

Një tjetër vepër që pritet të futet në Kodin Penal është edhe e drejta e autorit, ku Kryeminstri tha se do të garantohet me ligj.  Sipas tij, vjedhësit apo abuzuesit do të ndëshkohen me burg. Të njëjtin qëndrim ka edhe në lidhje me persona që  kapen me armë zjarri pa leje.

Po kështu masa të ashpra do të merren edhe për ata që cënojnë sigurinë ushqimore, që parashikojnë deri në 10 vjet burg. Por jo vetëm kaq, Rama paralajmëron deri në heqje të të drejtave të ushtrimit të aktiviteve të bizneseve që do tregtojnë mallra jashtë standardeve.



Skip to toolbar