Asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë, 29 raste të reja

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën është regjistruar një viktimë me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 29 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.526 mostrave.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 13 tetor, 36 persona janë shëruar derisa mbi 1.043 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 648.218 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 827.886 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 13 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 36 për qind e popullsisë së përgjithshme.



Skip to toolbar