“Asnjë vend nuk është i përgatitur për skenarin më të keq”, përfaqësuesi i OBSH-së: Norma e fatalitetit të koronavirusit, i papërcaktuar

AKTUALITET


Asnjë vend nuk është i përgatitur për skenarin më të keq, që është infektimi i 70% të popullsisë nga koronavirusi. Kështu deklaroi në “Real Story” në News24 përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri Raul Gonzales Montero, duke theksuar se vendet duhet të marrin masa të hershme për të shmangur skenaret më të këqija.

“Asnjë vend i botës nuk është i përgatitur të përballet me skenarin më të keq. As Kina as SHBA e as Kanadaja. Kapaciteti i vendve po sfidohet prej numri të rasteve. Sistemi italian a është i fortë sa duhet, mund të themi se po, a është i fortë sistemi spanjoll, po. Asnjë vend nuk është i përgatitur për skenarin më të keq. Vendet duhet të marrin masa të hershme për të shmangur skenaret më të këqija. Nuk ka vend në botë që mund të përballet me një infeksion në masë, as Kina”, deklaroi Gonzales.

I pyetur çfarë bëri Koreja e Jugut më mirë se Italia që pati më pak fatalitete, përfaqësuesi i OBSH-së iu përgjigj se së shpejti pritet një raport për Italinë.

“Ende nuk e dimë. Kemi një mision të rëndësishëm në Itali që po nxjerr një raport që do jetë i disponueshëm në ditët në vijim, siç kemi me Kinën. Duhet kuptuar se edhe në vendet e zhvilluara dinamika e infeksionit mund të jetë e ndryshme. Mund të prekë grupmosha të ndryshme, zona ku kapacitetet shëndetësore janë të ndryshme. Në Korenë e Jugut dhe në Itali kemi një shifër të ngjasdhme të personave të prekur. Nuk e dimë ende pse numri i personave të vdekur është më i lartë”, deklaroi Gonzales.

Ai tha se norma e fatalitetit për koronavirusin nuk dihet ende.

“Keni të drejtë. Por përballemi me situata të ndryshme. Kemi parë ndryshime dhe brenda muajve. Është vërejtur se do të bëhet i mundur një përafrim i numrit të rasteve ose i përqindjes. Ndërsa tani emëruesi është ndryshuar. Unë kam qenë pjesë e misionit të OBSH që po merrej me kolerën në Haiti, përqindja e fatalitetit është 0.1%, në fillim ishte 4-5 %. Kjo varet nga kapaciteti që ka sistemi. Jemi duke u përballur me një sëmundje të re dhe duhet të kalojë kohë që të krahasojmë të dhënat.
Për SARS është 10-11%, për Mersin 30%. Akoma nuk mund të themi normën e fatalitetit të rasteve të prekura nga kjo sëmundje”, deklaroi Gonzales.



Skip to toolbar