“Astiri”, Basha sulmon prokurorin dhe gjyqtarin

POLITIKË


Pasi gjykata la në burg 3 protestuesit që u arrestuan pasi bllokuan rrugën tek “Astiri”, kreu i PD ka sulmuar prokurorin dhe gjyqtarin e masës së sigurisë, duke akuzuar se vendimi i tyre ka ardhur me urdhër të kryeministrit të vendit.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re”, deklaroi Basha.

Po ashtu, sipas tij, ky vendim është marrë për të larguar vëmendjen nga akuzat për Ramën. “Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Saimir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët”, deklaroi Basha, ndërsa bëri thirrje për protestë në Unazën e Re, pranë zonë së Astirit.



Skip to toolbar