AstraZeneca konfirmon reduktimin e dozave të vaksinës për vendet anëtare të BE-së me 60% tremujorin e pare, si dhe një shifër më të reduktuar në 3-mujorin e dytë Prill-Qershor. Në pritje të aprovimit të qarkullimit në kufijtë e BE-së, që është thuajse e sigurtë se do të mbyllet në 29 Janar, kompania farmaceutike si dhe përfaqësuesit e vaksinës së Universitetit të Oxfordit kanë deklaruar se për shkak të reduktimit të prodhimit në një nga fabrikat farmaceutike, konkretisht Novasap në Belgjikë, kopetente për furnizimin e Europës, nuk do t’i përmbahen marrëveshjes ekonomike paraprake me kryesinë e KE.
Zëdhënësit e AstraZeneca kanë deklaruar se “Do të furnizojmë me miliona doza vaksinash BE gjatë shkurtit dhe marsit e do vijojmë me rritjen e volumit të prodhimit edhe në muajt e ardhshëm”, por pa përcaktuar këtë radhë se sa konkretisht do të jenë vaksinat në dispozicion.
Mediat e mëdha si Reuters, Bild dhe austriake OE24 kanë zbuluar vonesën e papritur në procesin e furnizimit të vendeve të BE-së, duke bërë të ditur se për kompaninë AstroZeneca prioritet janë vendet jo-anëtare të BE-së, përderisa në fabrikat prodhuese përkatëse nuk vihet re asnjë defect teknik.
Oficerë të lartë të KE informojnë se nga 81 milionë vaksina që përmban marrëveshja ekonomike paraprake me AstroZeneca, deri në fund të Marsit kompania do të dorëzojë vetëm 31 milionë vaksina. Po e njëjta situate paraqitet dhe për 3-mujorin e dytë, me 80 milionë vaksina që tashmë nuk do të shpërndahen në vendet që kanë mbyllur porositë.
Lajmin bombë ka pohuar pak më parë në twitter dhe Komisionere e BE për shëndetësinë, Stella Kyriakides: “Gjatë komisionit koordinues të ditës së sotme në lidhje me strategjinë europiane për vaksinimin, janë deklaruar vonesa në dorëzimin e dozave të vaksinës, sipas marrëveshjes për 3-mujorin e pare të vitit. Kryesia e KE ka shprehur hapur pakënaqësinë e thellë , pasi kemi këmbëngulur në një itinerar të rreptë të furnizimit për të gjitha vendet anëtare, që duhet të programojnë vaksinimin, gjithmonë pas aprovimit të qarkullimit, më 29 janar. Komisioni do të marrë masa për fuqizimin e parashikueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit si dhe përshpejtimit të shpërndarjes”.
