Astronautja britanike: Alienët ekzistojnë dhe mund të jenë mes nesh në Tokë

AKTUALITET


Alienët ekzistojnë dhe është e mundur që ata të jenë mes nesh në Tokë. Kështu ka thënë astronuatja britanike, Helen Sharman për Revistën Observer. Ajo tha se diku në Univers ka me siguri  jetë.

“Alienët ekzistojnë, nuk ka vetëm dy mënyra, por ka shumë lloje të formave të ndryshme të jetës që mund të gjenden midis miliarda yjeve” tha Doktor Sharman, 56 vjeç, e cila bëri histori kur udhëtoi në stacionin hapësinor Sovjetik Mir në maj 1991.

Kimistja, e cila tani punon në Imperial College, Londër, shtoi se megjithëse alienët mund të mos përbëhen nga karboni dhe azoti si njerëzit “është e mundur që ata të jenë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim ata”.

Në intervistë, ajo gjithashtu theksoi zhgënjimin e saj për t’u referuar si gruaja e parë britanike në hapësirë, sesa thjesht britanikja e parë.

Ajo tha se udhëtimi në hapësirë i mësoi se njerëzit kanë me të vërtetë rëndësi në këtë jetë dhe jo mallrat apo të mirat materiale.

“Atje kishim gjithçka që na duhej për të mbijetuar: temperaturën e duhur, ushqimin dhe pijen, sigurinë. Nuk u mendova për sendet fizike që zotëroja në Tokë. Kur fluturuam mbi pjesë të veçanta të globit, ishin gjithmonë të dashurit tanë për të cilët mendonim”.



Skip to toolbar