Atak kardiak në det, vdes pushuesja në Vlorë

AKTUALITET


Një sulm në zemër mësohet se i ka marrë jetën një pushueseje në plazhin e vjetër të Vlorës.  Shoha Baci, rreth 60-vjeç ka qenë në det kur ka ndërruar jetë dhe dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një atak kardiak.

Kanë qenë kalimtarët dhe pushuesit e rastit ata që kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë për të.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe policia, e cila po heton për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.



Skip to toolbar