Atentati ndaj boksierit në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar!

AKTUALITET


Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi.

Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.



Skip to toolbar