Atentati ndaj Ndojës/ Ramazan Rraja: Nuk e njoh “Rrumin” dhe prokurorin. Kam qenë jashtë ditën e ngjarjes

AKTUALITET


Ramazan Rraja i arrestuar për atentatin e ndodhur më 1 nentor të vitit 2019, ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, i cili aktualisht mban postin e deputetit nën siglën e Partisë Demokratike ka mohuar të ketë kidhje me këtë ngjarje.

I thirrur në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meces, i pandehuri Ramazan Rraja ka thënë se në momentin e atentatit ai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.

Ramazan Rraja: Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndoj, as për Genci Malokun. Nuk kam patur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit.Më tej Ramazan Rraja ka mohuar të ketë njohje me Arjan Ndojn dhe me persona të tjerë që kanë qënë në automjet me të kur u bë atentati, por nga ana tjetër ka pranuar njihjen me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen.

Ramazan Rraja: Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meccaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Arjan Ndoj, Vullnet Mucca, Aleksandër Laho etj, nuk i njoh i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Nuk kam patur aplikacion sky.

SPAK e akuzon Ramazan Rrajën dhe kushëriri i tij Redjan Rraja e persona të tjerë në qytetin e Durrësit, se kanë bashkëpunuar në atentatin 1 nëntorit 2019 në zonën e Sukthit, në të cilin mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu edhe si Pëllumb Muharremi apo Rrumi dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Ramazan Raja, është nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rrajës, dhe rezulton se është dënuar edhe në Belgjikë.

Në maj te vitit 2024 SPAK njoftoi se kishte zbardhur tentativat e vrasjes ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj Plaurent Dervishaj, i njohur si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”,  Julian Meçaj, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Julian Meçaj, Genti Nderjakut,  Bashkim Haxhijas dhe Julian Pjetrit, të akuzuar per nje sere atentatesh dhe vrasjen e te ndjerit Andi Maloku



Skip to toolbar