Atentati në Shkodër/ Armë në makinën ku po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, autorët lëvizën me motoçikletë

AKTUALITET


Policia ka gjetur armë në makinën ku po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, shenjestrat e atentatit të ndodhur mesditën e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se ka dyshime se autorët kanë lëvizur me motoçikletë.

Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili humbi jetën në vend, teksa Arlind Bushati ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”./abcnews.al



Skip to toolbar