Atentati që tronditi botën/ 41-vjeçari i arrestuar: Jam i pakënaqur me Shinzo Abe

BOTA


Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez, është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit me armë zjarri që iu bë teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 41-vjeçar Tetsuya Yamagami, banues në Nara.

Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë, raportojnë mediat.

Raportet e mediave lokale thonë se ai besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti i marinës japoneze.

Edhe pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020 Abe ka mbetur aktiv politikisht.

Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2725585.html


Skip to toolbar