Atentati, viktima sapo ishte kthyer nga emigrimi, autorët e futën në kurth

AKTUALITET


Atentati ndaj dy të rinjve në Elbasan ka qenë i mirëoraganizuar, pasi dyshohet se autorët kanë mundur të realizojnë qëllimin e tyre me eliminimin e 26-vjeçarit Andi Zylyfi. Gjatë atentatit mbeti i plagosur edhe miku i tij, Ardit Uruçi, 23 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Viktima sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe mendohet se autorët mund t’i kenë lënë një takim në lokalin ku ndodheshin duke e futur në kurth.

Si viktima dhe i plagosuri nuk rezultojnë persona me precedent penal, megjithatë dyshimet e para të policisë lidhen me larje hesapesh mes bandave.

Atentat ndodhi në fshatin Përparim, në kufirin që ndan qytetin e Elbasanit me Peqinin. Të plagosurit janë nisur me automjet në drejtim të spitalit, por Zylyfi nuk ka mundur të jetojë duke ndërruar jetë rrugës.

Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit dhe në Elbasan si dhe po heton kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi atentati dhe kamerat e zonës përreth për të identifikuar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.



Skip to toolbar