Athinë, shqiptari gjendet i vrarë me plumb pas shpine

AKTUALITET


Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.

Viktima është 33 vjeç, ku sipas mediave helene njihet me emrin grek George Gennimatas. Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”.

Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen. I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Skip to toolbar