Dashnor Sula: Kam pranuar këtë sfidë, sepse iu vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokratë që për 20 ju ka kritikuar dhe la gjuajtur me gurë në shtëpinë tuaj, nuk kam turp që ta them që atje ku kam luftuar dhe kam fituar dhe më kanë hedhur në rrugë, kurse tek ju kam konkurruar, kam fituar dhe kam dalë i pari. Për të gjithë ata demokratë apo socialistë të marrin guximin që të konkurrojnë. Unë 3 gjëra i kam të panegociueseshme: do kem gjithë përkushtimin maksimal gjatë 24 orëve, përkushtimi do jetë maksimal dhe do të punojmë të gjithë bashkë, e dyta për integritetin tim moral nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshme. Do të ketë drejtësi. Drejtësi dhe vetëm drejtësi do ketë. Do të krijojmë një frymë të mirë për bizneset. Sfida është digjitalizimi. Ligji na ka përcaktuar edhe inspektimet e planifikuara, por na ka lënë edhe hapësirën e emergjencës, inspektoratet të jenë në vigjilencë. Janë shumë gjëra që do i diskutojmë në çdo moment. Nga i pari tek i fundit, do të verifikojmë për çdo inspektor të Shqipërisë, që kërkon të jetë në pozicionin e duhur.
“Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në rrugë”, Sula rendit objektivat si Kryeinspektor
AKTUALITET11:02 - 13/02/2026
