Në Madrid, Atletico do të presë Juventusin, një kundërshtar që sezonin e kaluar e eliminoi në 1/8. Zonja e vjetër vjen pas një barazimi në kampionat dhe në këtë sfidë duhet të tregojë forcën. Trajneri Maurizio Sarri në konferencë për shtyp ka deklaruar se hyn në fushë vetëm për fitore “Nuk kemi presion. Ne jemi Juventusi dhe sa herë zbresim në fushë mendojmë vetëm për të fituar, por nga ana tjetër Atletico Madrid është një ekip shumë i fortë. Janë edhe ata nga ajo skuadër që mund të fitojnë ‘Champions League”.
Në Grupin B Bayern Mynchen do të presë në ‘Allianz Arena’ Crvena Zvezda-n, ndërkohë që në grupin C Manchester City luan në Ukrainë kundër Shakhtar. Gjithashtu, mbrëmjen e së mërkurës në fushë do të zbresë edhe Atalanta, e cila sfidon në Kroaci Dinamon e Zagrebit.