Austria u ofron 1000 euro secili refugjatëve sirianë për t’u kthyer në shtëpi

BOTA


Qeveria austriake njoftoi se u ofron refugjatëve sirianë 1000 euro secili për t’u kthyer në atdheun e tyre pas rënies së presidentit Bashar al-Assad.

Kancelari Karl Nehammer tha se situata e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për të lejuar deportimin e refugjatëve sirianë, shkruan Reuters.

Megjithatë, dëbimi kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur, ndaj qeveria austriake aktualisht po fokusohet në dëbimet vullnetare dhe ka pezulluar shqyrtimin e kërkesave për azil sirian.

Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri. Çmimet e biletave nga Vjena në Bejrut, që është një pikënisje e shpeshtë për udhëtimet në Damask, aktualisht i kalojnë 1000 euro./abcnews.al



Skip to toolbar