Macroni emëron Lecornun, kryeministër të ri të Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar besnikun e tij, Sebastien Lecornu, kryeministër të ri të vendit, pavarësisht pritshmërisë se mund ta zgjidhte dike nga e majta.

Zgjedhja e 39-vjeçarit Lecornu lë të kuptohet se Macroni është i vendosur për të vazhduar me një qeveri pakicë, e cila nuk do të heqë dorë nga agjenda e tij probiznesit, në kuadër të së cilës taksat për biznesin dhe të pasurit janë ulur dhe mosha e pensionit është rritur.

Megjithatë, në një lëvizje të pazakontë në politikën franceze, zyra e Macron tha se presidenti i ka kërkuar Lecornut të mbajë bisedime me të gjitha forcat politike në Parlament për të gjetur kompromise mbi buxhetin dhe politikat e tjera, para se ta emërojë kabinetin e tij.

“Presidenti i Republikës më ka ngarkuar me detyrën për të ndërtuar një qeveri me një drejtim të qartë: mbrojtjen e pavarësisë dhe fuqisë sonë, shërbimin ndaj popullit francez dhe stabilitetin politik e institucional”, shkroi Lecornu në X.

“Dua ta falënderoj për besimin që tregoi ndaj meje duke më emëruar kryeministër”, shtoi ai.

Lecornu do të bëhet kryeministri i pestë i emëruar nga Macroni në më pak se dy vjet, pasi Parlamenti, i ndarë thellësisht mes tri kampeve ideologjike kundërshtare, e rrëzoi të hënën François Bayroun për shkak të planeve të tij për ta frenuar borxhin e shtetit që po rritet me shpejtësi.

Lajmi për emërimin e tij u prit me përqeshje nga partitë e majta, të cilat bënë thirrje që votuesit të shprehnin kundërshtimin e tyre në protesta mbarëkombëtare “Blloko Gjithçka” të mërkurën.

Partia e majtë ekstreme Franca e Papërkulur tha se do ta paraqesë një votëbesim për Lecornun, megjithëse duket se nuk do të mundë ta bëjë këtë, sepse presidenti i partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN), Jordan Bardella, shfaqi gatishmëri për të bashkëpunuar me Lecornun për buxhetin – tani për tani.

Kjo do ta bënte Lecornun dhe Qeverinë t’i varë shpresat në tekat e RN-së, e cila ka qenë vendimtare në rrëzimin e Bayrout dhe paraardhësit të tij Michel Barnier.

“Ne do ta gjykojmë – pa iluzione – kryeministrin e ri mbi meritat e tij, mbi veprimet e tij, mbi politikat e tij për sigurimin e një buxheti për Francën, dhe këtë në dritën e vijave tona të kuqe”, shkroi Bardella në X.

RN-ja ka thënë se nuk do të pranojë rritje taksash për punëtorët. Kjo parti gjithashtu kërkon shkurtim të pagesave për emigrantët, shpenzimet e larta të nëpunësve civilë dhe kontributin e Francës në Bashkimin Evropian.

Lecornu e ka pasur herë pas here vëmendjen e lideres së RN-së, Marine Le Pen, dhe të Bardellas, me të cilët pati darkë të fshehtë vitin e kaluar.

Lecornu hyri në politikë duke bërë fushatë për ish-presidentin Nicolas Sarkozy kur ishte 16 vjeç.

Ai u bë kryetar bashkie i një qyteti të vogël në Normandi kur i mbushi 18 vjet dhe më pas këshilltari më i ri i Qeverisë i Sarkozyt në moshën 22-vjeçare.

Ai la partinë konservatore Les Republicains për t’iu bashkuar lëvizjes politike qendrore të Macronit kur ky i fundit u zgjodh president në 2017.

Pesë vjet më vonë, ai drejtoi fushatën e rizgjedhjes së Macron.

Costa: BE qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë pasi hapësira e saj ajrore u shkel nga dronët e një sulmi rus mbi Ukrainën perëndimore, tha të mërkurën presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

“Ngjarjet e mbrëmshme janë një kujtesë e fortë se siguria e njërit është siguria e të gjithëve”, shkroi Costa në një postim në X.

“Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës dhe shkeljet e pakujdesshme të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e të gjithë evropianëve dhe për infrastrukturën kritike në gjithë kontinentin tonë”, shtoi ai./rel

Zelensky: Rusia e shënjestroi qëllimshëm Poloninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha Rusia e vuri në shënjestër qëllimshëm edhe Poloninë derisa po e bombardonte Ukrainën gjatë natës.

“Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se ky veprim, ky drejtim i sulmit, nuk ishte rastësi”, shkroi Zelensky në X.

“Ukraina është gjithashtu gati t’i ndihmojë Polonisë në ndërtimin e një sistemi efektiv paralajmërimi dhe mbrojtjeje kundër kërcënimeve të tilla ruse”, shtoi ai.

Ai theksoi se të paktën tetë dronë rusë kishin shënjestruar Poloninë, pasi Rusia kishte lëshuar gjithsej rreth 415 dronë dhe mbi 40 raketa drejt Ukrainës perëndimore.

Polonia rrëzoi disa dronë rusë pasi kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore

Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës i ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”.

Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore dhe që mund të përbënin kërcënim”.

Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake.

Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Ushtria tha se është duke kërkuar për mbetjet e dronëve të rrëzuar.

“Ky është akt agresioni që paraqiti kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi Komanda Operacionale e Ushtrisë në një postim në X.

Ndërkohë, deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Polonia tha gjithashtu se i ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.

“FBI, materiale për 21 janarin e Gërcedin”/ Beqiri: Saliu me bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda

Akuza e kritika të ashpra ka ngritur avokati Idajet Beqiri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati kujtoi çështjen e “21 Janarit” dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gërdec ndërsa theksoi se FBI tashmë ka sjellë materiale të rëndësishme.

Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, avokati Idajet Beqiri tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda.

“Materiale të rëndësishme ka sjellë FBI, ne do shohim zhvillime që do vijojnë me Shkelzen Berishën dhe Saliun për 26 të vrarë dhe miliarda pasuri të humbura nga Gërdeci. Të gjitha këto me radhë do të marrin vëmendjen e duhur”, kështu u shpreh gjatë intervistës avokati Idajet Beqiri.

Rama ndan videon unike nga natyra shqiptare: Habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në mëngjes një video nga natyra shqiptare, e realizuar përmes kamerave kurth në Zonat e Mbrojtura.

Në një postim në rrjetet sociale, i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes ”, Rama ka publikuar një kolazh të botës së egër, duke vënë në pah pasurinë natyrore të vendit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kolazh unik të botës së egër, nëpërmjet kamerave kurth të Zonave të Mbrojtura, të cilat çdo ditë e më shumë na njohin me habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje BE-së që të godasë Kinën dhe Indinë me tarifa deri në 100% si pjesë e përpjekjeve të tij për të detyruar homologun rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë një burim për BBC.

Ai e bëri kërkesën, e cila në fillim u raportua nga Financial Times, gjatë një takimi mes zyrtarëve të SHBA-ve dhe BE-së të martën ku u diskutuan mundësitë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Propozimi vjen pas vështirësive të Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Moskës e Kievit ndërkohë që sulmet ruse në Ukrainë po përforcohen.

Të amrtën, Trump u tha gazetarëve se planifikon që të flasë në telefon me Putin këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme.

Godina kryesore qeveritare në Kiev u godit nga një bombë ruse gjatë fundjavës, një sulm që u cilsua simbolik dhe shtim i agresionit nga Kremlini. Sulmet e fundjavës shënuan bombardimin më të madh ajror në Ukrainë që prej fillimit të luftës. Sipas Ukrainës, forcat ruse përdorën të paktën 810 dronë dhe 13 bomba.

Të martën, mbi 20 persona u vranë nga një bombë rrëshqitëse ruse në rajonin e Donbasit, teksa prisnin në radhë për të marrë pensionin. Pas bombardimeve, Trump u tha gazetarëve se “nuk ishte i lumtur me situatën” dhe kërcënoi me sanksione të ashpra ndaj Kremlinit. Ai e ka bërë edhe më parë këtë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim edhe pse Putin ka injoruar afatet dhe kërcënimet e tij.

Kërkesa e presidentit të SHBA-ve kundrejt BE-së vjen pas komenteve të Sekretarit të Thesarit amerikan, Scott Bessent, i cili tha se Uashingtoni ishte i përgatitur për të përshkallëzuar presionin ekonomik, por kishte nevojë për mbështetje më të fortë nga Europa Të martën, Trump tha se SHBA-të dhe India “po vazhdojnë negociatat për Pengesat e Tregtisë” mes dy vendeve. Ai planifikon të bisedojë me kryeministrin Narendra Modi në javët në vijim dhe pret “përmbyllje të suksesshme” të bisedimeve, sipas shkrimit në Truth Social.

Modi iu bashkëngjit entuziazmit të Trump se bisedimet do të ishin të suksesshme dhe tha se dy vendet janë “miq të afërt dhe partnerë të natyrshëm.”

Komentet e Trump janë parë si sinjali më i fundit i pajtimit mes Uashingtonit dhe Delhit, pas një dështimi në negociatat tregtare.

Kina dhe India janë ndër blerëset kryesore të naftës ruse që ndihmon ekonominë e Rusisë. Muajin e shkuar, SHBA-të vendosën tarifa 50% për mallrat nga India ku përfshihej një gjobë 25% për transaksionet me Rusinë.

Edhe pse BE-ja është shprehur se do t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, 19% e gazit natyror vjen nga Rusia. Vendosja e tarifave të BE-së kundrejt Kinës dhe Indisë do të shënonte një ndryshim në qasjen e saj ndaj përpjekjeve për të izoluar Rusinë me sanksione sesa me lehtësime tregtare

“FBI, materiale për 21 Janarin e Gërcedin”, akuza e fortë: Berisha ka financuar me armë Al Qaedan

Akuza e kritika të ashpra ka ngritur avokati Idajet Beqiri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati kujtoi çështjen e “21 Janarit” dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gërdec ndërsa theksoi se FBI tashmë ka sjellë materiale të rëndësishme.

Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, avokati Idajet Beqiri tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda.

“Materiale të rëndësishme ka sjellë FBI, ne do shohim zhvillime që do vijojnë me Shkelzen Berishën dhe Saliun për 26 të vrarë dhe miliarda pasuri të humbura nga Gërdeci. Të gjitha këto me radhë do të marrin vëmendjen e duhur”, kështu u shpreh gjatë intervistës avokati Idajet Beqiri.

“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do çojë në fundin e luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit mund të hapë rrugën drejt përfundimit të luftës në Gaza.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada amerikane në Jerusalem, Netanyahu u shpreh se epoka e “udhëheqësve terroristë me imunitet” ka përfunduar. “Unë nuk do të lejoj më atë lloj imuniteti. Kjo epokë ka marrë fund,” tha ai.

Ai konfirmoi se Izraeli po vepron “krejtësisht i pavarur” dhe se sulmi ajror i kryer këtë të martë në Doha të Katarit, ku dyshohet se janë goditur figura kyçe të Hamasit, mund të jetë një hap drejt përmbylljes së konfliktit. “Ky ishte një operacion për të larë hesapet me vrasësit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë,” theksoi Netanyahu.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur menjëherë pas sulmit në Doha, Netanyahu e përshkroi ndërhyrjen si një “sulm kirurgjikal dhe preciz”, duke pretenduar se objektivat ishin individët që kishin organizuar dhe festuar sulmet e 7 tetorit.

Ai kritikoi ashpër vendet perëndimore për atë që e quajti “harresë të turpshme” të masakrës së 7 tetorit dhe shtoi: “Armiqtë tanë duhet të dinë se që nga themelimi i shtetit të Izraelit, nuk do të derdhet më gjak hebre”.

Kreu i qeverisë izraelite shtoi se vendi i tij është në një “fushatë të plotë për shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve”, duke deklaruar se janë dhënë “goditje të forta” të gjitha pjesëve të asaj që ai e cilësoi “boshti i së keqes”.

Në fund, Netanyahu theksoi unitetin e kombit në kohë lufte duke thënë “Së bashku qëndrojmë, së bashku luftojmë, dhe me ndihmën e Zotit do të dalim fitimtarë”.

Situata në PD/ Minxhozi: Jemi në fazën më akute dhe më të avancuar të partitokracisë, s’ka hapësirë për manovra

Analisti politik Skënder Minxhozi ka komentuar situatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë organizative dhe politike.

Sipas tij, PD nuk ka më nevojë vetëm për reflektim apo analiza të thelluara, por për një ndërhyrje të menjëhershme në funksionimin e brendshëm të partisë.

“PD ka nevojë ulëritëse që të ketë jo një reflektim dhe jo analizë, sepse mua këto më duket terma kaq të holluara  me ujë. Jemi në fazën më akute dhe më të avancuar të partitokracisë. Kur partia ha veten, forumet dhe gjithçka merret në dorë nga kryetarët dhe tokë e djegur gjithçka. Në PD në konferenca shtypi del vetëm një person.”, tha ai.Ai shtoi se strukturat e partisë janë paralizuar dhe se vendimmarrja është përqendruar në duart e kryetarit dhe nuk ka hapësirë për ide të reja.

“Hapësira për manovër dhe për idetë të reja duket shumë e ngushtë”, tha ai.

Skip to toolbar