“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar imazhin me mesazhin: “Qëllimi është gjithmonë paqja.”

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe është komentuar gjerësisht si një mesazh simbolik për dialogun dhe bashkëpunimin mes dy fuqive botërore.

Fotoja, e thjeshtë në dukje, por me kuptim të madh politik, rikthen në vëmendje takimet historike midis dy liderëve dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.

“Putin mbylli samitin e Alaskës në gjuhën angleze”, CNN zbulon pse

Sipas CNN, fjalët e fundit të presidentit rus Vladimir Putin në samitin e Alaskës u thanë me një buzëqeshje, në një shpërthim të pazakontë të anglishtes.

“Dhe herën tjetër në Moskë,” tha Putin – pa pasur nevojë për përkthim – si përgjigje ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili sugjeroi se do të takoheshin shumë shpejt.

Putini njihet për komentet e shkurtra dhe mirësjelljet e rastësishme në gjuhë të huaja. Ai gjithashtu tha “thank you so much” në anglisht në fund të samitit me Trump, i cili përfundoi pa një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Megjithatë, zakonisht udhëheqësi rus – ish-oficer i inteligjencës në shërbimin e sigurisë së Bashkimit Sovjetik, KGB – përdor përkthyes për të shmangur të folurin në anglisht gjatë bisedimeve diplomatike.

Putini është folës i rrjedhshëm i gjermanishtes. Gjatë kohës që ishte oficer i KGB-së gjatë Luftës së Ftohtë, ai ishte i vendosur në Dresden, në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore. Putin dhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel komunikonin shpesh në gjermanisht gjatë takimeve të tyre. Ai gjithashtu flet mirë anglisht, sipas vetë Kremlinit.

Në maj, kur të dy udhëheqësit folën në telefon, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po thoshte Trump përpara se përkthyesi t’i jepte përkthimin, sipas mediave shtetërore ruse TASS. Kjo tregon se ai ka të ngjarë ta ketë kuptuar homologun e tij amerikan, kur udhëtuan së bashku për një kohë të shkurtër në limuzinën presidenciale të Trump pas mbërritjes në Alaskë.

Që në vitin 2017, Kremlini kishte thënë se Putini e kupton anglishten “pothuajse plotësisht” dhe madje korrigjon përkthyesit e tij, sipas gazetës ruse Izvestia

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 të tjera janë në fazën e monitorimit.

Aktualisht, operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve vijojnë në tre zona kryesore: në Tërnovë (Bulqizë), ku flakët kanë përfshirë pyje të dendura dhe po përparojnë drejt qytetit të vjetër; në Xeth (Fushë-Arrëz), ku janë angazhuar 60 forca operacionale dhe 80 ushtarë me mbështetje ajrore; si dhe në Velë (Mirditë), ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha prej rreth 6.5 hektarësh.

Gjithashtu, 6 vatra mbahen nën monitorim në zona të ndryshme të vendit si Mali me Gropa (Bulqizë), Poliçan, Berat dhe Tiranë. Shumica e tyre janë vendosur nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve, si dhe ndihmës së reshjeve të shiut.

Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:

* Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

* Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

* Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën e të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën.Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”. – shkruan Presidenti Trump ne letrën drejtuar Presidentit Begaj. Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

“Vuçiç është zhdukur”, Serbia nuk gjen qetësi nga protestat anti-qeveritare

Serbia është tronditur përsëri nga protestat anti-qeveritare. Protestuesit shkatërruan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në qytetin verior të Novi Sadit dhe u përleshën me policinë dhe mbështetësit e SNS-së në kryeqytetin Beograd, një ditë pas trazirave të dhunshme që lanë dhjetëra të plagosur.

Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, policia dhe mbështetësit e SNS-së besnikë të presidentit populist Aleksandar Vuçiç mungonin ndërsa dhjetëra protestues antiqeveritarë thyen dritaret e zyrave të partisë, hodhën mobilje dhe pajisje të SNS-së dhe spërkatën me bojë hyrjen. “Ai është zhdukur”, brohoritën protestuesit në unison, duke iu referuar sundimit 13-vjeçar të Vuçiçit.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë.

Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sa

Policia rrethoi disa blloqe në qendër të qytetit të Novi Sadit dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestat e përditshme në të gjithë Serbinë, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb nëntorin e kaluar, kanë tronditur popullaritetin e Vuçiçit dhe SNS-së.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona.

Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur “një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit”.

“Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?”, tha Daçiç.

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mes tyre janë 33 parti politike, dy koalicione, 35 kandidatë të pavarur dhe 34 iniciativa qytetare që do të garojnë për kryetarë dhe këshilltarë lokalë në 38 komuna të Kosovës. Aplikimi për subjekte politike përfundoi zyrtarisht mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Për shkak të periudhës së pushimeve, KQZ tha se certifikimi do të marr më shumë kohë pasi të gjithë kandidatët do të duhet të kalojnë filtrat e institucioneve të tjera.

“Verifikimi me gjasë do të merr më shumë kohë se zakonisht duke pasur parasysh që rreth 90% e subjekteve politike kanë përfunduar të mërkurën aplikimin në ora 23:59, andaj edhe numri më i madh i kandidatëve do të jetë të cilët do të dërgohen për verifikim”, tha Besnik Buzhala, përfaqësues i KQZ.

Në këto zgjedhje ka aplikuar edhe Lista Serbe, subjekti më i madh politik i serbëve që ka edhe mbështetjen e Beogradit, e cila kishte bojkotuar zgjedhjet lokale për komunat veriore të mbajtura më 2023.

Gjithashtu, në këto zgjedhje rikthehet në garë edhe Partia Socialdemokrate, së cilës i ishin bashkuar pjesa e pakënaqur me Vetëvendosjen, që garojnë në tri komuna, përfshirë Prishtinën me kandidate për kryetare ish-ministren e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku droge në Nichelino, provinca e Torinos, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas italian.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 11,2 kilogramë kokainë dhe rreth 4.800 euro cash.

Aksioni u zhvillua në zonën industriale, ku hetuesit kishin marrë informacione për një marrëveshje të mundshme droge.

Pas disa orësh vëzhgimi, policia ndërhyri duke gjetur 7,7 kg kokainë në një çantë najloni dhe 3,5 kg të tjera të fshehura në një ndarje të modifikuar poshtë sediljes së makinës.
Në një fermë aty pranë, ku njëri prej të arrestuarve kishte çelësin, u gjetën edhe para cash dhe material për paketimin e drogës.

Të tre të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe burimin e drogës.

Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit, policia jep detajet e para

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku një 63-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po notonte.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi I. B., banues në Tiranë, humbi jetën gjatë kohës që po lahej në det.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit

Policia ka vënë në pranga tetë persona, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq, ku u vra me thikë një 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.

Përmes një komunikate për mediat, policia bën me dije se është arrestuar 14-vjeçari i dyshuar për krimin, i cili pas ngjarjes tentoi të largohej me automjet. Po ashtu janë vënë në pranga edhe të afërm të tij, mes të cilëve babai dhe xhaxhai, të cilët akuzohen se fshehën thikën me të cilën u krye krimi, me qëllim pengimin e hetimeve.

Në pranga përfunduan edhe katër të mitur që ndodheshin në vendngjarje dhe kishin tentuar të pengonin zbulimin e së vërtetës përmes deklarimeve të rreme, si dhe një 34-vjeçar nga i njëjti fshat që u përpoq të largohej bashkë me adoleshentin e dyshuar.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar thika me të cilën dyshohet se u krye krimi, automjeti me të cilin tentuan largimin dhe pesë aparate celularë.

Të arrestuarit:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si nisi debati mes adoleshentëve

Dy të miturit janë përleshur më 14 gusht brenda ambienteve të një lokali, në fshatin Pirg të Maliqit. Për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën. Mësohet se viktima është goditur disa herë me thikë, ndërsa i mituri tjetër ka mbërritur në spital me shenja grushti në fytyrë.

Gazetarja e Klan News-it, Daniela Zisi, raportoi se dy të miturit kanë pasur një konflikt të mëparshëm dhe debate të vazhdueshme. Prandaj, ishin takuar në lokal për të sqaruar mosmarrëveshjen.

Ngjarja e Maliqit nuk është e para që alarmon vendin tonë lidhur me incidentet mes të miturve.

Kujtojmë rastin e 14-vjeçarit M.C., i cili u vra më 18 nëntor 2024, vetëm disa metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Ai u qëllua nga bashkëmoshatari i tij, M.P., i cili po gjykohet për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”

Zbardhet axhenda e takimit Trump-Putin / Presidentët do të shoqërohen vetëm nga …

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në Ukrainë.

Dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve.

Oraret kryesore:

Trump niset

Në orën 06:45 EDT (11:45 BST), presidenti amerikan pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Anchorage, Alaskë, ku do të zhvillohen bisedimet.

Takimi

Trump dhe Putin pritet të fillojnë diskutimet rreth orës 11:00 sipas orës lokale (20:00 BST) – ata do të takohen ballë për ballë, të shoqëruar vetëm nga përkthyesit e tyre.

Trump largohet

Presidenti amerikan është planifikuar të largohet nga Anchorage dhe të kthehet në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 17:45 sipas kohës së Alaskës (02:45 BST të shtunën).

Donald Trump foli me median në Shtëpinë e Bardhë, duke u shprehur se nëse ai nuk do të ishte president, Putini do të “preferonte shumë më tepër… të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës”, duke shtuar: “Por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua”.

Trump tha se do ta dinte që në minutat e para nëse ai dhe Putini do të kishin një takim të mirë, duke thënë se përndryshe do të “përfundonte shumë shpejt”.

Qëllimi i tij për bisedimet, tha ai, është të “përgatisë tryezën” për një takim tjetër me udhëheqësin rus dhe Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Duke folur për Fox News Radio më herët gjatë ditës, Trump tha se nëse është një “takim i mirë”, ai do të telefonojë Zelenskyn për të rregulluar një tjetër, por shtoi se ka “25% shanse që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Dhe presidenti amerikan tha se do të duhet të ketë disa “marrëveshje” për kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Skip to toolbar