COVID-19 në Kosovë, 55 infektime dhe 2 viktima

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 55 raste të reja me COVID-19.

Numri i viktimave nga virusi është ndalur në 2, ndërsa të shëruar në 24 orë janë 331.

Njoftimi i plotë:

331 TË SHËRUAR DHE 55 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.134 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Mero Baze ironizon Sali Berishën: Edhe Pinoçetin në atë moshë e pyetën

Gazetari Mero Baze ka ironizuar justikimin e Sali Berishës se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte prova.

Botuesi i gazetës “TemA” argumenton se problemi nis nga mosngritja e padisë pasi ish kryeministri ka përdorur pushtetin e tij për të ndikuar në organet ligjzbatuese

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze i sjell shembullin e veprimit të drejtësisë ndaj ish diktatorit të Kilit, Augusto Pinoçeti.

“Berisha po përpiqet të mbrohet duke thënë se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet. Po pikërishtë ky është problemi.

Akuza është se ka penguar drejtësinë të veprojë ndaj tij, familjes dhe aleatëve.

Nuk është pyetur ende për Gërdecin, për 21 Janarin, për Remzi Hoxhën, për Haklaj, për CEZ për Klubin Partizani etj. Por ka kohë boll tani se në pension është.Dhe Pinoçetin në atë moshë e pyetën.”

KAS refuzon kërkesën e PD e LSI, nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në Vlorë

Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës.

Kujtojmë se para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

Ndërkohë, ka nisur edhe numërimi i 114 kutive të votimit, për subjektet zgjedhore, në qarkun e Beratit.

OBSH: Vaksinat e aprovuara, efektive kundër varianteve të COVID

Kontrolli i pandemisë mbetet ende i pasigurt dhe udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen, sipas një deklaratë të drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, por theksoi se vaksinat e autorizuara funksionojnë kundër varianteve shqetësuese.

“Tani për tani, përballë një kërcënimi të vazhdueshëm dhe një pasigurie të re, ne duhet të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm dhe të shmangim udhëtimet ndërkombëtare”, tha Hans Kluge.

Varianti indian, i cili mund të jetë varianti më i transmetueshëm, është përhapur në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin e OBSH-së në Europë, tha Kluge. Por sipas një raporti të AFP, vaksinat e autorizuara janë efektive kundër varianteve të reja.

“Të gjithë vaksinat e aprovuara janë efektive kundër varianteve të reja,” tha Kluge.

Deri më tani vetëm 23 përqind e njerëzve në rajon kanë marrë një doze të një vaksine kundër Covid, me vetëm 11 përqind që kanë marrë të dyja dozat, tha Kluge, ndërsa paralajmëroi qytetarët të vazhdojnë të tregojnë kujdes.

“Vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit, por ne nuk mund të verbohemi nga kjo dritë,” tha ai.

Grupimi ‘për PD’ kërkesë Bashës: Të shtyhet data e zgjedhjeve për kryetarin!

Grupimi për Partinë Demokratike i ka bërë një kërkesë Lulzim Bashës dhe Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë që data e zgjedhjeve të shtyhet.

Sipas këtij grupimi, “nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eliminimin e debatit në radhët e partisë.

Sipas tyre, vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar. Grupimi për PD-në shprehen të bindur se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është “në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.”

“Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike,” thuhet në kërkesë.

Mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe zhvillimi i fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, sipas tyre,  është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit.

KËRKESA

“Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, për eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.”

Për këtë arsye gjykojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është:

Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.

Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike.

Përkundrazi, gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë.

Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për t’a ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990,   shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar!”

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

GJKKO, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.  

Pasuria e tij kalon në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Ish-kryeprokurori akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

GJKKO vendosi të cilësojë fajtor sot ish-prokurorin e përgjithshëm për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Gjyqtarja Daniela Shirka vendosi që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik dhe të sekuestrohet pasuria e tij.

GJKKO kishte njoftuar se do e shpallte vendimin në orën 13:30, por në fakt gjyqtarja vonoi më shumë se një orë për të shpallur vendimin. Ajo bëri një rezyme të fakteve dhe provave për të dhënë vendimi dhe u ndal tek pasuritë e blera nga ish-kryeprokurori. Ky është vendimi i parë që GJKKO firmos ndaj një gjyqtari të lartë.

Zoti Llalla në dalje nga godina e gjykatës, nuk pranoi të bënte komente. Ai dëgjoi në heshtje verdiktin i shoqëruar nga avokati Altin Azizaj. Mësohet se në seancë kishte përfaqësues dhe të ambasadës amerikane. Llalla është ish-zyrtari i parë që cilësohet fajtor nga Gjykata e Posaçme e ngritur në kuadër të reformës në drejtësi.

Berisha non grata nga SHBA, Balla: Vendim i bukur, mos ta komentojmë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se politika duhet ta lexojë ashtu siç është vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla teksa e cilësoi vendimin një lajm të mirë tha se kjo është çështje që i takon drejtësisë.

“Të gjithë ata që bënë gjithçka për të kundërshtuar reformën në drejtësi, pasi duhet ta themi për ata që se kanë kuptuar, se themeli i kësaj reforme nuk ishte ringritja nga themelet i paanshmërisë. Por një nga themelet e tjera ishte dhe procesi i vettingut. Procesi i vettingut sot, që ta dini ju kolegë të opozitës, në shumë vende të tjera, sugjerohet si një instrument për të shpëtuar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni.

PS në 2016 donte të prishte aleancën me LSI, pasi ajo donte të bllokonte reformën në drejtësi. Ne duhet të vazhdojmë si Kuvend që ta mbështesim çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Në muajt e kaluar ne kemi votuar pjesë të kësaj pakete. Mendoj se partitë politike duhet ta dinë se çuarja para e reformës është rruga e Shqipërisë sonë drejt BE.

Ndaj le ta lëmë aq të bukur siç është vendimi i sekretarit të Shtetit dhe mos të hyjmë në komentet dhe në nuancat e atij vendimi, pasi është aq i bukur. Secili ta lexojë ashtu siç është vendimi. Unë mendoj se duhet të kuptojmë se SHBA-të kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për t’i dhënë mesazhe. Para ça kohës iu dha mesazhi kryetarit të parlamentit të Rumanisë. Këto janë çështje që i takojnë drejtësisë, pasi të paktën nga ato që janë bërë publike, unë jam një nga personat që kanë dorëzuar kallëzim në prokurori ndaj Berishës. Shpresoj që drejtësia të veprojë në paanshmëri të plotë. Ky Kuvend ka një mëritë të veçantë, pasi kur është diskutuar dhe kur kemi pasur çështje të rendit të ditës apo ligje për të çuar para reformën në drejtësi, unë ju jam mirënjohës. Kuvendi nuk mund te miratojë ligje pas datës 8 korrik.”, tha Balla.

BE arrin marrëveshjen me Pfizer për 1.8 mln vaksina

Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë të tretë me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer për 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës anti-Covid.

Në bazë të kontratës prodhimi i vaksinës do të zhvillohet në BE.

Sipas BE-së marrëveshja “do të lejojë blerjen e 900 milion dozave të vaksinës aktuale dhe të një vaksine të përshtatur për variantet e reja, me opsionin e hapur për të blerë një shtesë prej 900 milion dozash”.

BE aktualisht është në një betejë ligjore me AstraZeneca pasi kompania nuk ka arritur të sigurojë numrin e premtuar të dozave deri më tani.

Gjithashtu BE ka theksuar se mundësia që Shtetet Anëtare të dhurojnë doza për vendet në nevojë jashtë BE-së ose përmes Covax është rritur, duke kontribuar në një qasje globale dhe të drejtë të vaksinës në të gjithë botën.

Gjykata e Posaçme mbyll gjyqin për ish krye-prokurorin Llalla

Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot gjyqin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se vendimi përfundimtar do të shpallet në 13:30.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik.

Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga ish-kryeprokurori Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme.

Spiropali për vendimin e DASH: Lufta ndaj pa-ndëshkueshmërisë, pa kthim

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e DASH-it për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali e ka cilësuar këtë vendim si dënim kapital për Berishën, ndërsa shtoi se nuk u lumturua nga ky fakt.

Ajo tha se ndjeu keqardhje që lajmet për të mbushën botën. Duke komentuar qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, Spiropali tha se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.

“Dënimi kapital I Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla janë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që lajme për ish-presidenti dhe kryeministri dhe familjen e tij mbushën botën. Ai hyri në vendin e tij me vendosshmërinë e një shqiponje, por po del si korbat e zinj. Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori për të bashkuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes, Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për gërdecin apo 4 vrasjet në bulevardi. Ndeva keqarhdje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, Aleati ë i madh dihet se kush është.

Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës. Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ja mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur reagim. Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës. Lufta frontale ndaj pandëshkueshmëris është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Se nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugët. Shqipëria si ka më asnjë borxh.

Skip to toolbar