Udhëtimi drejt vendeve të BE, gjithçka që duhet të dini rreth ‘pasaportës’ së COVID

Institucionet e Bashkimit Evropian më 20 maj më në fund u pajtuan për të ashtuquajturat “pasaporta” COVID-19 për të lehtësuar udhëtimin.

Zyrtarisht e njohur si “certifikata digjitale COVID-19 e BE-së”, ky dokument ka për qëllim të lehtësojë kufizimet për udhëtime në mesin e 27 shteteve anëtare të bllokut, para sezonit të pushimeve verore.

Për çka u pajtua BE-ja?

Certifikata digjitale do të jetë e vlefshme në një nga këto tri mënyra: përmes vaksinimit të plotë, përmes testit PCR të kryer brenda 72 orëve apo testit që dëshmon prezencën e antitrupave, të bërë brenda gjashtë muajve. Pasi që çështjet shëndetësore janë më shumë kompetencë kombëtare sesa e BE-së, disa shtete gjithashtu kanë thënë se do të pranojnë edhe testet antigjen, të bëra gjatë 24 orëve. Edhe nëse një person është plotësisht i vaksinuar, atij ose asaj mund t’i kërkohet që të kryejë test me metodën PCR para udhëtimit, pasi që ende është e paqartë nëse personat e vaksinuar janë bartës të virusit.

A do të mundësojë kjo largimin e karantinave dhe masave të tjera gjatë udhëtimeve brenda shteteve anëtare të BE-së?

Përgjigja në këtë pyetje, në mënyrë ideale është po, por kjo nuk është e garantuar. Kjo, në fakt, është një prej pikave mospajtuese ndërmjet Parlamentit Evropian, që argumentoi se certifikata do të duhej ta lironte një udhëtar nga testimet shtesë dhe karantinat dhe vendeve anëtare të Këshillit, që ende kanë shqetësime lidhur me rritjen e udhëtimeve, varianteve të reja dhe për një valë të katërt të pandemisë pas stinës së verës. Në fund, u arrit një lloj kompromisi, ku shtetet anëtare duhet që të mos vendosin masa shtesë, përveç nëse ato janë të nevojshme për të ruajtur shëndetin publik. Nëse një shtet vendos karantinë, këtë vendim duhet ta mbështesë në të dhënat epidemiologjike nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe 48 orë para vendimit të njoftojë Brukselin dhe shtetet anëtare. Prandaj, do të jetë e nevojshme që njerëzit të shikojnë lajmet e fundit para se të vendosin që të udhëtojnë.

A kishte mospajtime të tjera?

Po. Parlamenti Evropian u zemërua që testet PCR nuk janë në dispozicion, nuk janë më të lira ose falas. Nga ky institucion i BE-së thanë se ky test është diskriminues ndaj qytetarëve të BE-së që ende nuk janë vaksinuar ose nuk duan të vaksinohen, ose ndaj fëmijëve, që nuk pritet të vaksinohen para nisjes së sezonit të pushimeve verore. Shtetet anëtare, megjithatë, nuk ishin të gatshme që të shpenzojnë më shumë para që këto teste të jenë falas. Prandaj, u pajtuan që Komisioni Evropian do të zotohet që të japë të paktën 100 milionë për të blerë teste PCR. Këto para do të jepen përmes Instrumentit të Mbështetjes Emergjente, që veçse është i themeluar. Megjithatë, pavarësisht se do të ndahen këto mjete, kjo nuk do të nënkuptojë që testet do të jenë falas, por që në një të ardhme, testet PCR do të jenë më të lira.

Cilat vaksina janë në përdorim?

Të katër vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Shtetet anëtare të BE-së gjithashtu mund të pranojnë personat e vaksinuar me vaksinat që janë të listuara për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku përveç katër vaksinave “perëndimore”, përfshihet edhe vaksina kineze Sinopharm dhe në një të ardhme të afërt, me gjasë do të jetë edhe vaksina Sinocav. Po ashtu ka mundësi që të pranohet edhe vaksina e prodhuar në Rusi, Sputnik V, me kërkesë të Budapestit, se shtetet anëtare janë të lira që të pranojnë certifikata të vaksinimit të lëshuara për vaksinat e tjera të COVID-19, për të cilat ka autorizim për përdorin në një shtet anëtar të bllokut evropian.

Kur do të hyjë në fuqi përdorimi i certifikatave?

Më 1 korrik, por do të ketë një afat kohor prej gjashtë javësh për lëshimin e certifikatave për shtetet anëtare që iu duhet kohë shtesë. Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Evropian, do të votojë tekstin më 26 maj dhe më 7-10 maj, Parlamenti Evropian do të bëjë po të njëjtën gjë. Në të njëjtën kohë që PE-ja do të votojë për certifikatat, pritet që edhe Këshilli, zyrtarisht të miratojë certifikatat, përmes shumicës së kualifikuar.

Si mund të pajisjesh me certifikatë?

Kjo gjë varet nga shtetet e BE-së, por me gjasë do të jetë në kompetencë të autoriteteve kombëtare shëndetësore, që do të lëshojë certifikata të tilla. Kjo çështje funksionin në mënyrë retroaktive dhe të gjithë ata shtetas të BE-së, që para 1 korrikut vaksinohen plotësisht, do ta kenë të lehtë që të pajisjen me një certifikatë të tillë. Kjo certifikatë do të lëshohet pa para dhe do të jetë në formë të shtypur dhe format digjital dhe do të ketë validitet deri në një vit. Certifikata do të ketë një QR-kod me informacione, të tilla si emri, data e lindjes, shteti që e ka lëshuar këtë dokument, lloji i vaksinës (ose dëshmia për ndonjë imunitet) dhe kur mbajtësi i kësaj certifikate është vaksinuar.

Por, çfarë do të ndodhë me njerëzit nga shtetet jashtë BE-së që duan të kalojnë pushimet verore në një prej shteteve të bllokut evropian?

Certifikata e vaksinimit të BE-së duhet të jetë në përputhje me certifikatat e tjera të vaksinimit të shteteve jashtë BE-së dhe për këtë çështje është duke punuar OBSH-ja. “Çelësat” për kodet QR mund të shkëmbehen shumë lehtë. Por, një lajm edhe më i madh erdhi më 20 maj, kur Këshilli amendamentoi rekomandimin për kufizimin e udhëtimeve për shtetet e treta. Kufizimet për udhëtimet jothelbësore do të hiqen për qytetarët e shteteve të treta, nëse numri i rasteve me COVID-19 në 100 mijë banorë është 75 ose më pak gjatë 14 ditëve të fundit. Kjo konsiderohet si lehtësim i rregullave, pasi më herët Këshilli kërkonte që numri i rasteve të ishte 25. Ky lajm do të thotë se në javët në vazhdim, më shumë shtete, ku me gjasë, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të futen në këtë listë. Këshilli gjithashtu ka miratuar udhëtimet për udhëtarët nga shtetet e treta, që kanë marrë vaksina të miratuara nga EMA apo nga OBSH-ja, 14 ditë para se të arrijnë në ndonjërin nga shtetet e BE-së.

Arrestohet në Rinas egjiptiani i rrezikshëm

Një shtetas egjiptian, me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar sot në Rinas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. R., 50 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga vendi i tij, pasi dyshohet për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve, kapet në hyrje në Rinas, një shtetas egjiptian i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, për mundësinë e hyrjes në Shqipëri të një shtetasi egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore për krime ndaj personit, kanë ndaluar në hyrje një person të dyshuar.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe, pas një intervistimi të detajuar nga Policia Kufitare e Rinasit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit egjiptian M. R., 50 vjeç.

Ky shtetas konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

Bino publikon studimin, ja faktet e reja për efikasitetin e vaksinës kineze

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, prof.Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

“Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;
–  65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik
– 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital
– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv
– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino./ b.h

Dyshohet se kreu vepra të turpshme me të miturën, vihet në pranga 19-vjeçari

Nje 19-vjecar ka rene ne prangat e policise se Tiranes pasi dyshohet se ka kryer vepra te turpshme ndaj nje 13-vjecare.

Burime zyrtare bene me dije se behet fjale per shtateasin me inicialet E. Xh.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim G. L., 46 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, pasi me datë 21.04.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit V. B, dhe me datë 04.05.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit A. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 21.05.2021, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. N., 23 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Yrshek gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.

Më datë 21.05.2021, gjatë orëve të natës në rrugën dytësore Durrës –Tiranë, një person ende i paidenifikuar ka vjedhur një shumë të vogël parash në zyrën e financës të një shoqërie prívate me administratore E. M. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

•Më datë 21.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit  E. K., 18 vjeç dhe A. Th., 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta 2 shtetas të mitur 15-vjeçar.

Me datë 20.05.2021, është dërguar në spital një 25-vjeçare, pasi dyshohet se në kushte depresive ka tentuar të kryej vetëvrasje duke konsumuar një sasi medikamentesh, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.

Policia e Elbasanit nën hetim për vrasjen e Everest Cakës

Policia e Elbasan është vënë nën hetim nga drejtoria Standardeve Profesionale dhe SHCBA në lidhje me vrasjen e Everest Cakës.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 11 majit në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari dhe u plagos gruaja e tij, Silvana Caka.

Sipas Bezatit, nga analizimi i rastit është parë se pas sinjalizimit në sallën operative për një ngjarje me armë, patrulla ka shkuar afër vendngjarjes, por jo tek vendi ku ndodhi krimi, duke sjellë kështu vonesë në reagim.

Po ashtu sipas analizimit të veprimeve të kryera është parë vonesë edhe në ngritjen e pikave të kontrollit duke u dhënë mundësi autorëve të largohen drejt një fshati të Kavajës ku dogjën edhe mjetin.

Deri më 31 maj, Kapshtica hapet për punëtorët sezonal

Duke nisur nga dita e sotme dhe deri më 31 maj, shteti grek do të lejojë hyrjen e shtetasve shqiptarë në drejtim, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonalë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia Kufitare e Kapshticës. Të gjithë udhëtarët që do të shkojnë drejt Greqisë si punëtorë sezonal do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në pikën e kalimit kufitar.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Meta paralajmëron veten: Forca Sali, së shpejti nuk do jesh vetëm

Pas Sali Berishës, edhe Presidenti aktual i vendit ka dalë kundër vendimit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një deklarate, kreu i shtetit e cilëson vendimin e Departamentit të Shtetit “fletërrufe” të porositur sipas tij nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.

Teksa zbulon mesazhin që i ka zbuluar edhe mesazhin që i ka dërguar Berishës, Meta e cilëson këtë një akt të pabesë dhe të poshtër.

Mes të tjerash Meta thekson se “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.”

REAGIMI

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë,
Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.
Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.
Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:
“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.
Të fala!”

foto galeri

Mero Baze: Gjyqi i Berishës në Francë si gjyqi i Fazlliçit në Londër

Në vitin 2008, ndërsa kisha bëra disa emisione investigative rreth Damir Fazllic dhe bizneseve të tij me Argita Berishën, prokuroria u vu në lëvizje. Alarmi u bë i madh, pasi Berisha nuk thoshte dot më që po e sulmoja pa fakte dhe se vajza e tij ishte e përfshirë në një çështje të pastër pastrim paresh me transaksione Qipro Tiranë me aksionet fiktive të një kompanie të Fazllicit.

I gjendur keq se si të mbrohej Damir Fazllic u tregua i talentuar. I futi një intervistë tek Fevziu dhe pastaj i mbushi mendjen Edi Palokës që mua më kishte hedhur në gjyq në Londër për këto kauzat dhe më kishte dënuar 50 mijë paund. Paloka e tha disa herë i ekzaltuar dhe pastaj sa herë vazhdoja shkruaja për berishët, dilte gjithnjë një idiot që thoshte “je dënuar në Londër”, “je dënuar në Londër”, Doktori është i pastër.

Edhe pse ishte gjithçka për të qeshur, pasi c’punë kishte një serbo boshnjak, të hidhte në gjyq një gazetar shqiptar, në Londër për një shkrim të bërë në Shqipëri, serish në Partinë Demokratike ku logjika është shpallur armiku i parë i madh dhe është zbuar jashtë mureve, funksiononte. D.m.th. ata e gjenin një ngushëllim meqë u ishte kapur me presh në duar vajza e kryetarit.

E njëjta histori po ndodh tani. Sali Berisha ka marrë një dënim të përjetshëm si minues i demokracisë në Shqipëri, shantazhes i sistemtit të drejtësisë dhe njeri që është pasuruar për shkak të pushtetit. E ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shteti amerikan, nga institucionet amerikane dhe është i paapelueshëm, i panegociueshëm dhe mbi të gjitha i paprecedent për historinë e kombit shqiptar në këto nivele.

Tani ky njeri nuk ka më as histori, as nder, as dinjitet dhe siguri se do të jetë i lirë. Kjo natyrisht është një fatkeqësi e madhe që mos të rënt në shpinë. PD si partia e parë antikomuniste e Shqipërisë dhe pro amerikane, tani ka liderin historik të ndëshkuar nga SHBA dhe familjen e tij të damkosur si të korruptuar.

Për ti gënjyer ata militantët në oborr, ai imitoi dje Damir Fazllicin. I futi një konferencë shtypi si Ed Paloka dikur dhe tha atë Antoni Blinken do ta padisë në Francë, përmes një avokati që njoh. D.m.th. një familje shqiptare e vlerësuar si e korruptuar nga institucionet e SHBA do ta heq njollën në Francë me një avokat që njeh Berisha. Sic thoshte Fazllici që kam hedhur në gjyq Mero Bazen dhe e kam dënuar në Londër. Por të paktën Fazllici nuk e thoshte vet, por gënjente idjotët që donin të mbronin Argitën më shumë se atë dhe pasi e thoshte, i fuste një të qeshur duke pirë konjak, dhe nuk e merrte as vet seriozisht.

Boll ta besonte Ed Paloka. Kurse ky në përpjekje për të gënjyer Ed Palokën dhe tru shpëlarët e vet, po përpiqet ta besoj dhe vet që po mbron dinjitetin, duke hequr njollën në Francë. Po pse ne Francë mo burrë se ikin gjithë ato lek dëm. Njoh unë një plak në Librazhd nga ato që heqin magji se ti hijen ke shkelur. Ta heq ajo me dy kokrra vezë.

Moody’s parashikon rritje ekonomike, Denaj: Vijimi i reformave, shtysa drejt BE

Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Financave, Anila Denaj.

Sipas saj, Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë, me një pozicion fiskal më të fortë, falë përmirësimeve në vitet e fundit.
Po ashtu ajo theksoi se perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme.

“Agjencia parashikon se vazhdimësia e politikave, në mbështetje të reformave të nisura, do të jetë shtysa e procesit të integrimit në BE??.”, -shkruan Denaj.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Reformat e ndërmarra si dhe masat mbështetëse ndaj qytetarëve dhe biznesit nga Qeveria, bënë që ekonomia shqiptare të ketë një qëndrueshmëri.

Në rishikimin “në thellësi” të saj më të fundit (21 Maj 2021), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjensia vlerëson se ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandemia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u intesifikua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektrorin e turizmit. Megjithatë, agjensia vlerëson se, ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë.

Stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe kontraktimi (recensioni) ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare dhe gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit. Agjensia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afamesme mbetet e favorshme.

Agjensia parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse. Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë me një pozicion fiskal më të fortë falë përmirësimeve në vitet e fundit. Përgjatë katër viteve përpara pandemisë (2016-2019) deficiti mesatar ishte 1.8% e PBB dhe borxhi ishte vendosur në një trajektore rënëse, gjë e cila mundësoi një hapësirë fiskale për kundërpërgjigje ndaj goditjes. Reagimi ndaj goditjes së pandemisë ishte relativisht më e vogël krahasuar me disa vende të rajonit, ajo vlerësohet se ishte në kohën e duhur dhe e mirëtargetuar.

Autoritetet aktivizuan klauzolat devijuese prej rregullave fiskalë në 2020 për të mundësuar kundërpërgjigjen ndaj dy goditjeve (tërmetit dhe pandemisë), por në 2021 qeveria shqiptare do të synojë sërisht objektivat në bazë të rregullave fiskalë në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB), sipas të cilave borxhi duhet të reduktohet cdo vit deri sa ai të arrijë 45% të PBB.

Autoritetet gjithashtu, në Korrik 2020, sinjalizuan vendosmorinë e tyre drejt konsolidimit fiskal duke bërë amendime të mëtejshme në LOB, ku përfshinë një obligim ligjor sipas të cilit balanca primare duhet të jetë jo më e vogël se sa zero (e balancuar) duke filluar nga viti fiskal 2023 e në vijim.

Agjensia vlerëson se, ndërsa imlementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyc për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afat-mesme.

Agjensia vlerëson gjithashtu se, dobësitë në pozicionin e jashtëm të ekonomisë mbeten të përmbajtura pavarësisht impaktit të pandemisë, ku parashikohet se dificiti i llogarisë korrente, pas një zgjerimi të përkohshëm në 2020 si rrjedhojë e rënies së fortë të të hyrave nga turizmi dhe remitancave, nga viti 2021 do të rikthehet sërisht në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, niveli i rezervave valutore të vendit mbetet adekuat.

Së fundmi, agjensia vlerëson se, agjensia parasheh një vijimësi të politikë-bërjes në mbështetje të implementimit të reformave nën shtysën e procesit të integrimit në BE.

Skip to toolbar