Fillon vaksinimi masiv në Amerikën Latine

Amerika Latine ka filluar vaksinimin masiv ndaj COVID-19. Kili është vendi i parë që ka filluar vaksinimin ndërkohë më parë e startoi Meksika me një infermiere që guxoi ta bënte e para.

Në Amerikën Qëndrore gjithashtu ‘akullin’ e theu Kosta Rika. Të trija këto vende kanë marrë vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Ndërkaq po në Amerikën Latine, Argjentina dita ditës pretendon të fillojë vaksinimin masiv, por ajo ka zgjedhur vaksinën ruse Sputnik V, kurse Brazili nuk ka asnjë plan pasi Presidenti Jair Bolsonaro është një skeptik i vaksinës.

Schütz: Për të arritur në BE duhet punuar

Afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është vendim strategjik dhe ka qenë në krye të agjendës së Gjermanisë si presidente e radhës e BE-së.

Deutsche Welle: Jemi në prag të ndërrimit të viteve. Presidencës gjermane në Këshillin Europian po i vjen fundi. Nga Ballkani Perëndimor dëgjohen ankesa, sepse nuk ka pasur suksese në disa pika të rëndësishme: p.sh. për “bisedimet e pranimit” me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe dialogu Serbi- Kosovë. Si mendoni ju për këto?

Schütz: Afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, si një vendim strategjik shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për ne, ka qenë krejt në krye të agjendës së Gjermanisë vitin e kaluar. Duke hedhur një vështrim retrospektiv në vitin 2020 jemi të kënaqur që në Ballkanin Perëndimor janë bërë përparime të rëndësishme. Megjithëse njerëzit në rajon ka mundësi që të kenë shpresuar për më shumë, duhen parë sukseset dhe jo dështimet. Kështu në muajin mars u mor vendimi i rëndësishëm nga vendet anëtare të BE për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim i rëndësishëm politik që u arrit pas disa herësh. Vetëkuptohet që ne do të kishim dëshiruar që tani në fund të vitit të zhvilloheshin konferencat e para të pranimit. Në këtë rrugë ne kemi ecur shumë me të dy vendet. Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve, të cilat mund të plotësohen në fillim të vitit tjetër, këto janë shpresat tona. Në rastin e Maqedonisë së Veriut jemi shumë të zhgënjyer, që nuk arritëm të gjenim një kompromis, megjithë punën intensive që bëmë me të dy vendet, me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht nuk duhet të harrojmë që Maqedonia e Veriut arriti të futet në NATO. Ky ka qenë një hap shumë i rëndësishëm, që u bë i mundur nga Marrëveshja e Prespës.

Po ashtu kemi ecur mirë në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Me emërimin e Miroslav Lajčák-ut si të ngarkuar special të BE për dialogun u arrit faktikisht rifillimi i dialogut pas një pauze të gjatë.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën ky është faktikisht një proces i vështirë, sepse duhet kapërcyer skepticizmi i disa vendeve anëtare. Por edhe këtë çështje ne kemi futur në agjendën e grupeve të punës të Këshillit, së bashku me lutjen dërguar Komisionit që të sjellë informacione të tjera. Këto janë predispozita të mira për të vazhduar bisedimet vitin e ardhshëm me shpresën që të arrihet liberalizimi i vizave, për të vënë më në fund në jetë premtimin e BE.

Deutsche Welle: Ju thatë se Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve? Për cilat kushte bëhet fjalë?

Schütz: Shteti juridik është natyrisht një temë e rëndësishme. Në rastin e Shqipërisë puna është po ashtu tek aftësia e funksionimit të gjykatave të nivelit të lartë, pra Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Prandaj ne e përshëndetim Shqipërinë që emëroi gjykatësin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, dhe që Gjykata Kushtetuese mund të funksionojë sërish. Jemi duke pritur që e njëjta gjë të ndodhë shpejt edhe për Gjykatën e Lartë. Ky është një kusht i rëndësishëm që shtetet anëtare të BE-së të japin aprovimin për hapat e tjerë.

Deutsche Welle: Si i vlerësoni shancet që të gjendet një kompromis për Maqedoninë e Veriut?

Schütz: Kushti për marrjen e vendimeve është që të gjitha vendet të japin votën. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, për fat të keq nuk ishte e mundur që të bindej Bullgaria që të jepte votën pro. Por edhe vetë Maqedonia e Veriut kishte limitet e veta, të cilat nuk mund të kapërceheshin. Bisedimet duhen filluar sërish vitin e ardhshëm. Ne e kemi thënë qartë se temat bilaterale, sidomos diferencat historike nuk kanë vend në procesin e pranimit. Prandaj ne kërkuam që çështjet që kanë të bëjnë me historinë e përbashkët të diskutohen në komisionin e historianëve që të dy vendet kanë ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Miqësisë. Në fund të fundit edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të hyjë në BE.

Deutsche Welle: Ju përmendët dialogun e nisur sërish midis Serbisë dhe Kosovës. Si e vlerësoni procesin aktual?

Schütz: Gjendja në politikën e brendshme në Kosovë e ka komplikuar më shumë dialogun. Dhe muajt e ardhshëm, zgjedhjet që do mbahen dhe krijimi i qeverisë pas tyre, nuk do t’i lehtësojnë bisedimet. Sidoqoftë, që nga vera janë zhvilluar disa takime në nivel politik dhe sidomos në niveli ekspertësh, në të cilat na është thënë se të dy palët janë angazhuar në mënyrë konstruktive. Natyrisht që ka shumë diferenca që duhen kapërcyer. Vendimtare është që në fund të dialogut të kemi një marrëveshje që të rregullojë në mënyrë të qëndrueshme të gjitha çështjet e hapura dhe të jetë politikisht e qëndrueshme në të dy vendet. Kjo do t’i mundësojë Serbisë dhe Kosovës perspektivën e pranimit në BE dhe do kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Deutsche Welle: E përmendëm Kosovën me problemet e saj në politikën e brendshme. Por edhe në Serbi nuk të krijohet përshtypja se ekziston gatishmëri për të ndryshuar qëndrimin e deritanishëm ndaj Kosovës…

Schütz: Duhet të jetë në interes të Serbisë që të çojë përpara dialogun, për shkak të bisedimeve të veta pën pranim në BE. Ne e dimë që nuk është e thjeshtë, por unë besoj se edhe Serbia e kupton se pavarësia e Kosovës nuk është më e kthyeshme. Ne nuk duhet të harrojmë që Shtetet e Bashkuara do të kenë pas 20 janarit një qeveri të re, e cila do t’u japë shtysë të re bisedimeve.

Deutsche Welle: Mendoni se ideja e një “kompromisi” midis Serbisë dhe Kosovës për ndërrim territoresh nuk është më temë për tryezën e bisedimeve dhe se epërsi ka fituar tani dialogu sipas kritereve europiane?

Schütz:  BE-ja, rolin drejtues në dialog të së cilës e ka pranuar edhe SHBA, ka theksuar gjithnjë se duhet biseduar për një marrëveshje që kontribuon për stabilitetin dhe nuk e shkatërron atë. Prandaj unë mendoj se ideja e ndërrimit të territoreve nuk është më temë diskutimi.

Deutsche Welle: Sinjale pozitive ka pasur javën e fundit nga Mali i Zi. Të krijohet përshtypja se kryeministri i ri gjen fjalët e duhura kur flet për Europën dhe NATO-n. Cilat janë shpresat tuaja për qeverinë e Krivokapicit?

Schütz: Duhet përshëndetur fakti që kryeministri i ri ka pranuar integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, dhe nuk e vë në pikëpyetje njohjen e Kosovës. Ne shpresojmë tani që Mali i Zi, që ka ecur përpara në bisedimet me BE, të vazhdojë procesin e reformave. Këtu duhet pasur kujdes, që qeveria e re të vlerësohet sipas rezultateve konkrete.

Deutsche Welle: Si i vlerësoni shqetësimet se Krivokapic luan shumë me kartën serbe dhe se kisha ortodokse serbe mund të marrë një rol të madh?

Schütz: Shumë politikanë në Mal të Zi kanë marrëdhënie të ngushta me kishën ortodokse serbe. Nuk është puna jonë ta vlerësojmë këtë. Kriteri që duhet përdorur është më shumë si bëhet politika, çfarë vendimesh merren. Dhe për këtë ekziston një kriter i qartë për ne që është: integrimi në BE, politika e NATO-s dhe roli në politikat rajonale.

Deutsche Welle: Po të hedhim një vështrim në Bosnjë-Hercegovinë. 25 vjet pas Dejtonit shumë vetë kanë bërë bilancin se duhet patjetër një strukturë e re, një proces që ri kushtetues. Kështu si deri tani nuk mund të vazhdohet në këtë vend. Si e ndihmoni ju këtë vend për t’u aftësuar?

Schütz: Ne së pari bëjmë një bilanc pozitiv 25 vjet pas Dejtonit, sepse kemi arritur 25 vjet stabilitet. Njëkohësisht ne shohim se Bosnjë-Hercegovina është shumë mbrapa në procesin e afrimit me BE. Megjithatë ka pasur edhe hapa të rëndësishëm në afrimin me BE. Me ndihmën e BE duhet zbatuar tani plani 14 pikësh. Edhe Përfaqësuesi i Lartë kontribuon që vendi të ecë përpara. Ne duam të punojmë më shumë në këtë drejtim, për të arritur dinamikë të re.

Deutsche Welle: Berlini është në shumë çështje pikë orientimi për Ballkanin Perëndimor, ekonomikisht, politikisht, prandaj dhe pritej shumë nga presidenca gjermane e radhës në Këshillin e BE. Si do ta përdorni në të ardhmen këtë forcë dhe besim?

Schütz: E rëndësishme ka qenë këtë vit që po mbaron, që ne e patëm Ballkanin Perëndimor shumë lart në agjendën e BE-së dhe treguam me politikën tonë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është për ne një synim strategjik.

Dhe ne do ta vazhdojmë këtë politikë në mënyrë aktive edhe vitin e ardhshëm, megjithëse nuk do të kemi presidencën në Këshill. Kështu për vitin e ardhshëm Gjermania ka marrë përsipër kryesimin e procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 me iniciativën gjermane së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa partnerë të BE. Ne do ta ndërthurim punën tonë me vendimet e marra në takimin e fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Sofie, që u mbështet me sukses në tregun e përbashkët rajonal të krijuar nga gjashtë vendet dhe vendosi të krijojë një “Agjendë të gjelbër”.

Deutsche Welle: Për njerëzit në rajon i gjithë ky proces po merr shumë kohë, sidomos për të rinjtë që i kthejnë kurrizin vendit të tye. Si mund të mbahen të rinjtë të motivuar që të mos largohen. Çfarë duhet bërë?

Schütz: Kjo është një pyetje e rëndësishme, me të cilën ne u morëm në fund të tetorit në kuadër të një konference për rininë, migracionin dhe demografinë, së bashku me përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile. Aty u tha se mungesa e shtetit ligjor dhe korrupsioni janë shkaqe të rëndësishme që nxisin migracionin. Ne do të merremi më këtë gjë në kuadër të mbajtjes së kryesimit në Procesin e Berlinit, dhe do të vazhdojmë dialogun me shoqërinë civile dhe rininë. Natyrisht që do t’U kërkojmë herë pas here qeverive të rajonit që të respektojnë parimet e shtetit juridik dhe të luftojnë më shumë korrupsionin. Këtyre u shtohen elemente të tjera, për shembull çështjet e sistemit të arsimit dhe luftimi i papunësisë. E rëndësishme është që tek këto vende të arrihen kushtet që t’u krijojnë perpektiva për të ardhmen njerëzve me gjithë familjet e tyre.

Deutsche Welle: Çfarë prisnin nga politikanët e Ballkanit Perëndimor vitin që vjen, vitin 2021, që të kenë vënë në jetë të gjitha temat për të cilat folëm ne këtu? Dhe pjesa e dytë e pyetjes është, çfarë ofroni ju për këtë?

Schütz: Mesazhi që i jepet rajonit është: ju keni përpara perspektivën për t’u bërë anëtarë të BE. Si qeveritë edhe njerëzit në rajon kanë marrë vendim shumë të qartë pro kësaj. Por për të arritur atje duhet punuar. Përparime në shtetin juridik, pavarësi e drejtësisë dhe e mediave, luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit që janë në interes të vetë vendeve dhe të popullsisë. Pranimi i BE-së është pranimi i një komuniteti vlerash dhe standardesh. Këtë kërkojnë njerëzit në rajon nga qeveritë e tyre. Dhe nga kjo gjë do të maten qeveritë e Ballkanit Perëndimor vitin e ardhshëm.

Ambasadorja Susanne Schütz është e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane./dw

Shpërndanin kanabis, dy të arrestuar në Shkozë

Dy shpërndarës kanabisi janë arrestuar në Shkozë të Tiranës. K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç bashkëpunonin së bashku dhe shpërndanin doza kanabisi teksa në banesa iu gjetën 100 doza gati për shitje.

Po ashtu u arrestuan dhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale si shpërdorim detyre, mashtrim, vjedhje banese apo drejtim mjeti pa leje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

•K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

——

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasve :

•E. O., 32 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

•E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë ndalimi i shtetasit K.Gj., 21 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.P dhe A.K., pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit J.G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 21 vjeç, pasi në rrugën “Fortuzi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Trafikonin klandestinë nga Lindja e Mesme, pranga 2 vëllezërve

Dy vëllezër nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Dibra janë arrestuar pasi organizonin trafikun e klandestinëve nga Lindja e Mesme.

Tre të arrestuarit merrnin klandestinët nga kufiri Shqipëri-Greqi, drejt Tiranës e më pas në Kukës kundrejt përfitimeve monetare.

Ata u arrestuan në Tiranë, teksa synimi i trafikimit ishte që të nxirrnin klandestinët për në vendet e BE.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy prej tyre vëllezer.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  • F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Shpërblim në fund të vitit për policët dhe mjekët

Pas pensionistëve, shpërblim në fund të vitit do të marrin efektivët e policisë dhe bluzat e bardha.

Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se mjekët dhe policët do të marrin bonus, ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, për shkak se kanë qenë në vijën e parë të fronit të luftës ndaj koronavirusit dhe kanë punuar me orare të zgjatura dhe të rrezikuar.

Referuar këtyre kushteve pas shpërblimit të pensionistëve do të shpërblehen edhe këto dy kategori, për të cilët pritet një tjetër vendim në ditët e ardhshëm që do të përcaktojë edhe shumën që do të marrë çdo përfitues. Ndërsa vendimi për shpërblim ka hyrë menjëherë në fuqi.

“U miratua vendimi për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit””, thuhet në dokument.

Kujtojmë se qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin e viti të shkuar ku thuhej se të gjithë punonjësit e administratës nuk do të marrin asnjë shpërblim të veçantë për festat e fundvitit.

Edhe për këtë vit ky vendim vazhdon të jetë në fuqi, por me një ndryshim, që do përjashtohen mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa kategoritë e tjera vazhdojnë të kufizohen nga vendimi i 2019.

“Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: 9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, përcaktohej në vendimin fillestar.

Kapet 45-vjeçari në Elbasan, mbeti i plagosur në shkëmbim zjarri me FNSH

Policia e Elbasanit jep detaje për arrestimin e 45-vjeçarit Josif Kavaja, pasi terrorizoi me armë policinë, prej mbrëmjes së kaluar.

Uniformat blu njoftojnë se ka pasur shkëmbim zjarri mes 45-vjeçarit dhe Forcave RENEA, ku autori ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.
Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kryepeshkopi Anastas drejton meshën e Krishtlindjes

Kryepeshkopi Anastas drejton meshën e Krishtlindjes në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”. Vetëm një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19, madje gjendja e tij u rëndua duke u shtruar në spital në Athinë, por ai e mposhti virusin.

Edhe këti Krishtlindje e gjetën Kryepeshkopin në Shqipëri për të drejtuar meshën e rëndësishme të Krishtlindjeve në Tiranë.

Kjo meshë mbahet me pjesëmarrje të vogël të besimtarëve ortodokse duke respektuar protokollet e sigurisë.

Bie në sy se edhe pse është shëruar nga COVID-19, Kryepeshkopi Anastas bashkë me gjithë përfaqësuesit ortodokse nuk e heqin maskën për asnjë moment.

Krishtlindje në kohë pandemie, Papa: Reflektoni

Papa Françesku tha në meshën e Krishtlindjes se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër.

Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve.

Zakonisht ajo mbahet në seksionin kryesor të bazilikës dhe marrin pjesë deri në 10,000 njerëz, përfshirë trupat diplomatike që përfaqësojnë gati 200 vende.

Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël, mbanin maska gjatë meshës, e cila filloi dy orë më herët se zakonisht, në mënyrë që edhe numri i kufizuar i njerëzve që morën pjesë, të mund të ktheheshin në shtëpi deri në orën 22:00, kur edhe fillon ora policore e vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi “padrejtësinë tonë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.

“Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar.

“Zoti gjithmonë na do me një dashuri më të madhe sesa kemi për veten tonë. Ky është sekreti i tij për të hyrë në zemrat tona”, shtoi Papa.

Të Premten, Papa do të lexojë mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën) nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz.

Italia është nën një bllokim mbarëkombëtar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sot Krishtlindje!

Sot data shënon 25 dhjetor, ose përkthyer ndryshe një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit.

Besimtarët ortodokse dhe katolikë në shqipëri këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e cila ka sjellë dhe masa kufizuese.

Ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës. Nga ana tjetër Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.

Sot Katedralja Ortodokse ”Ngjallja e Krishtit” mban një meshë gjithashtu për Krishtlindjen, me numër të kufizuar pjesëmarrësisht duke respektuar protokollet e sigurisë ndaj COVID-19.

E njëjta situatë paraqitet në gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje.

Gjergj Bojaxhi: Reforma në drejtësi ka bërë seleksionime masive, janë ‘eliminuar’ dhe jo të korruptuar

Aktivisti Gjergj Bojaxhiu deklaroi në emisionin “Real Story” se sistemi i drejtësisë kishte nevojë për një reformë të thellë, ndërsa theksoi se ka bërë seleksionime masive. Ai theksoi se nuk duhet të merret si sukses fakti që u krijua Gjykata Kushtetuese, pasi është ngritur vetëm 60 % e saj.

Sipas tij, nga reforma në drejtësi, përveç elementeve të korruptuar, janë hequr dhe të tjerë padrejtësisht.

“Kemi dy grupime, të cilat kanë vepruar në mënyrën se si kanë vepruar. Dhe nuk ka pasur zgjidhje. Unë mendoj se për një qytetar nuk ka rëndësi nëse e vjedh një bandë apo dy, por në fund të ditës e vjedhin. S’do mat se sa e vjedhin një apo dy. Në momentin që futesh në këto krahasime relative, një qytetar nuk përfiton kurrë. U bë një reformë e thellë, dhe skam dyshim se drejtësia shqiptare kishte nevojë për një reformë. Kishte raste që gjyqtarë abuzonin dhe vidhnin, mendoj se ka pasur plotë. Se them dot masën se sa. Kjo reformë ka bërë seleksionim masiv. Me këtë masë mund të jenë eliminuar dhe ca njerëz që nuk mendoj se kanë qenë të korruptuar. Mendoj se me shumë të këqij, janë hequr dhe disa që se meritonin. I është marrë një pronë, apo është dhënë një vendim jo i drejtë. Pjesa tjetër ka të bëjë me pavarësinë nga politika. Se shikoj se kjo reformë na ka zgjidhur këtë problem. Ky është proces që mbikëqyr dhe miratohet nga partnerë politikë. Kemi 60% të Gjykatës Kushtetuese, ndaj mos të gëzojmë ende. Me këtë mënyrë se si është ndërtuar dhe kemi arritur në këtë pikë, atëherë çdo polic, thotë në proceset e veta se; kur mendoj të bëj diçka ndryshe, do e bëj. Thelbi dhe gjëja kryesore në këtë gjë ishte perceptimi tek qytetarët; që të besojnë tek drejtësia. Pavarësisht se të gjitha palët mbyllin gojën, veshët dhe sytë. Maksimumi meqë është krishtlindje, mund t’i japim një notë pesë kësaj gjëje.”, tha Bojaxhiu.

Skip to toolbar