Vrasja e të riut dhe protesta, OSBE thirrje: Përmbajtje nga çdo lloj dhune, të lejohet ligji të veprojë

“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Kështu deklaron ambasada e OSBE-së në Tiranë në një reagim për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe protestat që mbahen prej tre ditësh jo vetëm në kryeqytet. OSBE bën thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune, në mënyrë që të lejohet ligji të veprojë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”, deklaron OSBE.

Osbe Fb

Gjermania: Dhuna e bën protestën jolegjitime

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, me anë të një deklarate për mediat shprehet se vdekja e të riut Klodian Rasha e ka prekur shumë.

Zingraf shprehet se ngjarja duhet të zbardhet plotësisht, ndërsa shton se dhuna nuk është zgjidhje.

Postimi i ambasadorit gjerman Peter Zingraf:

+++ Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf +++

„Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.

Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.“

Rasha, SHBA dush të ftohtë dhunës: Ata qe duan pushtetin, te ndahen prej saj. Mos ju ktheni gabimeve të vjetra

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për vrasjen nga policia të Klodian Rashës. Kim thekson se vdekja e të riut është një tragjedi, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmve të tij.

Kim thekson se ka takuar për rastin kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha, kryetaren e LSi Kryemadhi, duke shtuar se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësi të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.

“Vdekja e Klodian Rashas është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.

Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë”, shprehet ambasadorja Yuri Kim.

Bilanci COVID-19 në 24 orë: 802 raste dhe 12 humbje jete

2604 testime, 527 të shëruar, 802 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit, është bilanci i 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.
Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
Janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 802
Të shëruar ne 24 orë 527
Të shtruar në spitale 451
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.604

Testime totale 216.441
Raste pozitive 46.863
Raste të shëruara 24.136
Raste Aktive 21.750
Humbje jete 977

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11876
Fier 1664
Durrës 1353
Korçë 1095
Vlorë 1074
Shkodër 986
Elbasan 926
Berat 794
Lezhë 792
Gjirokastër 517
Kukës 413
Dibër 260

Pushohen hetimet për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka pranuar sot kërkesën për pushimin e hetimeve në ngarkim të ish-drejtorit të kadastrës Liridon Pula dhe Shefes së zyrës Juridike Lusiena Kolaj ndaj procedimit penal 1976 te vitit 2019.

Lusiena Kolaj u ndalua në 20 shtator 2019, ishte gjykata e Apelit ajo që i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si të paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj në detyrë duke e lënë në masën detyrim paraqitje.

Liridon Pula u la në arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnjë provë e fakt në lidhje me ngjarjen në fjalë, masë të cilën e ndryshoi gjykata e Apelit Durrës.

Sot Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj fituan betejën e tyre ndaj veprimeve të para hetimore ku ata ngritën zërin e tyre se veprimet e mara nga ana e prokurorisë së Durrësit ishin arbitrare dhe të kundraligjshme.

Theksojmë se për ngjarjen reagoi kryeministri i vendit dhe zv. kryeministri ishte prezent në seancën e masës së sigurimit të bërë në 2019.

Vendimi për pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pulës dhe Lusiena Kolaj u dha sot në orën 15:00 nga gjyqtar Rexhep Bekteshi.

Pushimi i hetimeve çoi në përfundimin se këta dy shtetas nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk ka asnjë fakt të shpërdorimit të detyrës.

Regjizori i njohur humb betejën me Covid-19

Bota e kinematografisë është në zi për vdekjen e regjisorit koreano-jugor Kim Ki Duk, në moshën 59-vjeçare. Regjisori ndodhej në Letoni pas ndërlikimeve të COVID-19

Sipas miqve të tij, regjisori fitues i “Luanit të Artë” në Venecia me filmin “Mëshirë”, ndodhej në vendin baltik nga 20 nëntori për të blerë një shtëpi pushimi, por nuk ishte paraqitur në takimin me pronarin e godinës. Miqtë e tij filluan ta kërkojnë në spitalet e vendit, duke konfirmuar vdekjen.

Regjisori i lindur në vitin 1960 pas një karriere të shkurtër ushtarake në rini, që gjithsesi kishte ndikuar në temat e kinematografisë së tij, ishte transferuar në Paris ku u edukua dhe filloi karrierën artistike.

Filmi i parë arriti suksesin e publikut ishte “ Ishulli” në vitin 2000, duke arritur në majat artistike me “Pranverë, verë, vjeshtë… dhe sërish pranverë” i vitit 2003 dhe veçanërisht “3-Iron”, me të cilin fitoi një Luan të Argjendtë në Venecia si dhe “Samaritana”, që fitoi “Ariun e Artë” në festivalin e Berlinit.

Pas vitesh heshtje, dhe filmash të diskutueshëm për tematikat e forta, regjisori arriti triumfin e tij pikërisht në 2012 me filmin “Mëshirë” ku nuk mungon një aktakuzë e fortë ndaj vendit të tij dhe shoqërisë koreane, si në çdo vepër të tij.

Rama apel prindërve për minorenët dhe i prerë me protestuesit: Kush thyen e djeg prapa hekurave.

Kreu i qeverisë Edi Rama del me paralajmërim për qytetarët para nisjes së natës së tretë të protestave pas vrasjes së Klodian Rashës. Rama i bën thirrje prindërve të minorenëve pjesëmarrës në protestë që sipas tij po abuzohen nga LSI, nga kthetrat e tyre.

Ai paralajmëron se për ata që do të marrin rrugët për të thyer dhe djegur që loja e forcës me ligjin dhe shtetin do të përfundojë pas hekurave. Sipas kreut të qeverisë pas protestave fshihen presidenti dhe opozita, të cilët sipas tij janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit.

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndër!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”, shkruan Rama

Kosovë, 13 viktima e 590 raste nga Covid në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 13 viktima dhe 590 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 oreve të fundit janë testuar 1775 pacientë, prej tyre 590 rezultojnë pozitive, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.”, tha Ramadani.

Gwyneth Paltrow e mbyll me kimemanë

E kishte thënë edhe më parë, por këtë herë Gwyneth Paltrow e ka seriozisht. Artistja i thotë lamtumirë kinemasë dhe rrëfen se ‘nuk është më e dashuruar me aktrimin’. Në një intervistë për stacionin radiofonik “Sirius XM” ylli i çmimit Oscar ka shpjeguar: “Kam arritur në atë pikë sa pyes veten kush duhet të jem? Kush jam? Cili është drejtimi im?Jam në qendër të objektivit që kur isha 26 vjeç… tani ka ardhur koha të them mjaft’.

Paltrow ka shpjeguar që pjesa glamour e punës së saj është zhdukur për shkak të vëzhgimit publik, që i është nënshtruar shpesh herë. Ndër të tjera ka shtuar që e ka humbur sensin e drejtimit pasi fitoi Oscarin e 1999 për “Shakespeare in Love” dhe nuk e ka ndihmuar aspak të punojë me një person Harvey Weinstein, producenti kinematografik që akuzohet nga shumë artiste për ngacmime seksuale.

Gwyneth e akuzoi Weinstein në 2017 për disa fakte që i përkisnin kohës kur ajo ishte një artiste në hapat e parë dhe zbulon edhe që i fejuari i saj i atëhershëm Brad Pitt e kishte kërcënuar me pasoja producentin.
Roli i fundit i Paltrow i takon vitit 2015 me “Mortdecai”, që atëherë ajo ka interpretuar Pepper Potts në seritë “Avenger Infinity War e Endgame”, si dhe në “Spider-Man: Homecoming”.

Meta ktheu buxhetin, Balla: E turpshme!

Socialisti Taulant Balla i është përgjigjur menjëherë Kreut të Shtetit për kthimin e Buxhetit të vitit 2021. Sipas Ballës, ajo që bën Presidenti është e turpshme dhe djallëzore.

Balla tregon edhe rrugën që mazhoranca do ndjekë që buxheti të hyjë në fuqi.

STATUSI I PLOTE
Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN,

MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,

RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19,

RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,

MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!????

Skip to toolbar