Trump, Biden, apeli i fundit ndaj votuesve disa orë para zgjedhjeve

Në ditën e tij të fundit të fushatës në përpjekje për të bindur votuesit që ta zgjedhin edhe për katër vjet të tjera në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se në mandatin e tij të dytë, “do të thajmë kënetën e Uashingtonit dhe do të shpëtojmë ëndrrën amerikane”.

Në Karolinën e Veriut Presidenti e vuri theksin tek një rimëkëmbje ekonomike mes pandemisë së koronavirusit, duke premtuar “se do të shpërndajmë në masë vaksinën brenda disa javësh”.

Zyrtarët shëndetësorë, përfshirë ata të administratës së Presidentit, parashikojnë që shumica e amerikanëve nuk ka gjasa të marrë vaksinën para fillimit ose mesit të vitit 2021.

Zoti Trump, në të parin mes pesë tubimeve të së hënës në katër shtete, tha se rivali i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, nëse zgjidhet, “do ta kthejë Amerikën në një shtet-burgu” përmes mbylljeve për të luftuar virusin.

Zoti Biden tha të hënën në Klivlend të Ohajos, se “hapi i parë për të mposhtur virusin është fitorja ndaj Donald Trump-it”.

Pandemia ka lënë në hije çështje të tjera në fushatën presidenciale, ndërsa rastet e COVID-19 janë rritur javët e fundit në shumë nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 231 mijë vetëve dhe ka infektuar më shumë se 9.2 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara, numri më i lartë se kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Zoti Biden po bën fushatë të hënën në dy shtete fqinje që janë vendimtare, Ohajo dhe Pensilvani.

“Nuk duam më kaos, postime në Twitter, zemërim,” tha zoti Biden për zotin Trump në tubimin e mesditës në Klivlend. “Karakteri i Amerikës po hidhet në votë.”

Sondazhet në shkallë kombëtare tregojnë se ish-nënpresidenti ka një epërsi prej tetë për qind, por diferenca është shumë më e vogël në shtetet e pavendosura që do të përcaktojnë fituesin.

Ndalesa e përbashkët në itineraret e të dy kandidatëve është Pensilvania, një shtet lindor i Shteteve të Bashkuara ku zoti Biden ka pasur epërsi në sondazhet e fundit, por ku zoti që Trump fitoi në vitin 2016. Fituesi i Pensilvanisë siguron 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për të fituar një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump të hënën po mban një tubim në Aeroportin Ndërkombëtar Wilkes-Barre Scranton, ndërsa zoti Biden po u drejtohet mbështetësve në një tjetër aktivitet ku pjesëmarrësit janë të pranishëm me makina në Pittsburgh.

Presidenti do ta përfundojë fushatën e tij me një tubim në mbrëmje vonë në Grand Rapids, Michigan, një përsëritje e finales së tij në vitin 2016 në një shtet që Hillary Clinton ishte parashikuar ta fitonte.

Zoti Trump përsëriti të hënën dëshirën për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve deri të martën vonë. Ai përsëri kritikoi Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara që lejoi Pensilvaninë të numëronte fletët e votimit në mungesë deri të premten, për sa kohë që ato janë postuar deri të martën, më 3 nëntor.

Ky vendim “e vë vendin tonë në rrezik”, tha presidenti në Karolinën e Veriut. “Jam i lodhur nga këto vendime të tmerrshme politike që po merren” nga gjykatësit, tha ai.

Gjatë ndalesave të shumta të fushatës të dielën, zoti Trump, pa prova, tha se mendonte “se mund të ndodhin shumë mashtrime dhe manipulime” me fletëvotimet me postë.

Ai sinjalizoi se fushata e tij po përgatit sfida ligjore për numërimin e fletëve të tilla të votimit në Pensilvani.

“Atë natë sapo zgjedhjet të kenë përfunduar, ne do të veprojmë përmes juristëve tanë,” u tha zoti Trump gazetarëve të dielën.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Christopher Way u tha ligjvënësve në shtator se SHBA nuk ka parë “asnjë lloj përpjekjeje të koordinuar kombëtare për manipulim votash ndonjëherë në një zgjedhje të mëdha, qoftë me postë apo jo”.

Zoti Trump mohoi njoftimet e medias se ai u ka thënë njerëzve të tij të afërt se do të deklarojë fitoren natën e zgjedhjeve edhe nëse rezultati i Kolegjit Elektoral është ende i paqartë.

Zoti Biden komentoi mbi këtë njoftim mes ndalesave të fushatës së tij të dielën në Filadelfia.

“Presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje,” tha ish-nënpresidenti.

Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti në shtet. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallejn e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Prej shumë vitesh, fituesi ka qenë i qartë para shpalljes së rezultateve zyrtare për shkak të parashikimeve të bëra nga organizatat mediatike bazuar në të dhënat nga zonat e votimit. Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, afro 100 milionë deri të hënën në mbrëmje dhe në kushtet kur shumë prej votave janë hedhur me postë për shkak të shqetësimeve të lidhura me koronavirusin, numërimi në disa shtete mund të jetë më i ngadaltë se zakonisht.

Sondazhi i gjashtë shteteve kryesore në SHBA, Biden me epërsi të lehtë ndaj Trump

Një sondazh i ri për shtetet vendimmarrëse është publikuar gjatë ditës së sotme.

RealClearPolitics ka bërë në një sondazh me votuesit e gjashtë shteteve kryesore amerikane.

Në të gjitha këto shtete, kandidati demokrat, Joe Biden ka një epërsi të lehtë kundrejt republikanit, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të startojnë gjatë orës 14:00, sipas kohës sonë lokale.

Sondazhi:

Florida: Biden kryeson me 1.4%
Pennsylvania: Biden kryeson me 4.3%
Michigan: Biden kryeson me 5.1%
Wisconsin: Biden kryeson me 6.6%
Karolina e Veriut: Biden kryeson me 0.3%
Arizona: Biden kryeson me 1.2%

Sot zgjedhjet kaotike, demokratët luftojnë, teksa Trump kërcënon të sfidojë rezultatet në Gjykatë

Zyrtarët në shtetet me rezultate të debatueshme përplasen me presidentin dhe pretendojnë se mos numërimi i votave do të ishte ‘grusht shteti’.

Zyrtarët demokratë në shtetet kryesore të SHBA-ve, që pritet të kenë një rezultat të ngushtë, sulmuan presidentin aktual amerikan Donald Trump, pasi ai u zotua se do të ngrinte një sfidë ligjore para se të numëroheshin të gjitha votat. Kjo, shkruan Financial Times, po ndodh ndërsa SHBA po përgatitet për një zgjedhje kaotike, në datën 3 nëntor.

Demokratët kanë frikë se Z. Trump po përpiqet të rrisë shanset e tij të rizgjedhjes duke bërë pretendime të pabazuara në lidhje me mashtrimet e votuesve, në një përpjekje për të minuar rezultatin nëse ai humbet. Votimet me postë dhe votimet e hershme, të cilat mund të duhen ditë për tu numëruar në shtetet kryesore të Midwest, kanë treguar një epërsi të demokratëve në shumicën e rajoneve, që do të thotë një ndërprerje e hershme e numërimit mund të dëmtojë kandidatin demokrat Joe Biden.

Dana Nessel, Prokurorja e Përgjithshm e Miçiganit, të hënën paralajmëroi se çdo përpjekje për të parandaluar që shteti të numërojë më shumë se 3 milion vota, që në fakt janë dhënë, do të ishte e barabartë me një “grusht shteti”.

“Zgjedhjet mbarojnë kur numërohen të gjitha votat. Jo kur votimet mbyllen, ”tha zonja Nessel. “Votuesit duhet të përcaktojnë fituesin – jo kandidatët.”

Avokatët e Z. Trump tashmë janë përpjekur të nxjerrin të pavlefshme disa vota të hedhura herët, përfshirë ato në Teksas, ku një gjykatës federal të hënën po shqyrtonte një padi të bërë nga republikanët për të skualifikuar fletët e votimit të hedhura nga “votimi nga makina[1]” në Hjuston. Texasi, shteti i dytë më i madh i SHBA, është tradicionalisht republikan, por sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, me më shumë se 9 milion vota të hedhura tashmë, sipas Reuters.

Një gjykatës i Nevada të hënën frenoi një përpjekje të republikanëve për të ndaluar numërimin e votave të hershme në zonën e Las Vegasit.

Në prag të zgjedhjeve, Z. Biden kryeson në rang kombëtar me 7.5 pikë, sipas një analize që FT i ka bërë të dhënave të sondazheve të përpiluara nga RealClearPolitics. Ai gjithashtu ka avantazhin në çdo shtet të debatueshëm, përveç Ohajos, Ajovës dhe Karolinës së Veriut. Por epërsia e tij në disa zona është brenda kufijve të gabimit, gjë që ka ngritur shqetësimin e disa demokratëve se Z. Trump mund të përsërisë fitoren e befasishme që bëri në 2016 kur sondazhet në disa shtete të luhatshme nuk e kapën epërsinë e tij.

Potenciali që këto zgjedhje të përballen me beteja ligjore është rritur për shkak të numrit të madh të votave të hershme, ose përmes fletëvotimeve me postë, pasi amerikanët po votojnë në numër rekord përpara ditës së zgjedhjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas Projektit Zgjedhor të SHBA, i cili ndjek votimin, më shumë se 95 milion Amerikanë – 69 përqind e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në 2016 – kanë votuar tashmë.

Të Dielën, Z. Trump tha se ishte një “gjë e tmerrshme” që fletët e votimit të numëroheshin pas ditës së zgjedhjeve në Pensilvani. “Natën, – sapo të mbarojnë ato zgjedhje – ne do të shkojmë me avokatët tanë,” tha ai.

Pensilvania, një fushë kryesore beteje për Z. Trump, do të pranojë fletëvotimet me postë që janë nisur deri në ditën e zgjedhjeve dhe mbërrijnë brenda tre ditësh nga zgjedhjet. Gjykata e Lartë kohët e fundit hodhi poshtë një kërkesë nga Republikanët për të bllokuar këtë masë, por nuk përjashtoi rishikimin e çështjes.

Josh Shapiro, Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, u shpreh përsëri kundër Z. Trump. “Zgjedhjet tona mbarojnë kur të gjitha votat numërohen. Por nëse avokatët tuaj duan të na gjykojnë, ne do të ishim të lumtur t’ju mposhtnim edhe një herë në gjykatë, “tha ai ndërsa u kërkoi votuesve të” mbytnin zhurmën dhe gënjeshtrat “.

Jen O’Malley Dillon, menaxheri i fushatës së Joe Biden, tha: “Në asnjë skenar Donald Trump nuk do të shpallet fitues natën e zgjedhjeve”.

Ndërsa vendi përgatitej për ditën e zgjedhjeve, dyqanet dhe ndërtesat në Uashington DC dhe qytete të tjera të mëdha në të gjithë SHBA po mbuloheshin me dërrasa, ose mjete të tjera mbrojtëse, si një masë paraprake kundër trazirave të mundshme pas rezultateve.

Mark Warner, senatori i Virxhinias që shërben si demokrat i lartë në komitetin e inteligjencës së Senatit, paralajmëroi se agjencitë e inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur që periudha përreth ditës së zgjedhjeve do të ishte “në mënyrë unike e paqëndrueshme” dhe u bëri thirrje amerikanëve të jenë të durueshëm.

“Mund të duhet pak kohë deri sa të dalin rezultatet “, tha z. Warner. “Kjo periudhë kohe është veçanërisht e ndjeshme ndaj sulmeve nga vendet e huaja që kërkojnë të përhapin dezinformimin dhe të minojnë legjitimitetin e procesit tonë zgjedhor.”

Në ditët e fundit të fushatës, Z. Trump ka mbajtur tubime të mëdha, përfshirë katër të tilla në Pensilvani të Shtunën, ku ai ka zhvlerësuar në mënyrë të përsëritur ndikimin e Covid-19, i cili ka vrarë 231,000 Amerikanë.

Në një tubim në Georgia të Dielën, Z. Trump sugjeroi se ai mund të pushonte nga puna Anthony Fauci, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive të SH.B.A.-së dhe një anëtar të Task Forcës së Koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, pasi turma brohoriti “Pushojeni nga puna Fauci”.

“Mos i tregoni askujt, por më lini të pres deri pak pas zgjedhjeve,” tha Trump.

Z.Biden, fushata e të cilit është përqendruar në kritikimin e mënyrës se si Z. Trump ka trajtuar pandeminë, e sulmoi presidentin për kërcënimin për të shkarkuar Dr. Fauci. “Kam një ide më të mirë. Më zgjidhni mua, dhe unë do të punësoj Dr. Fauci dhe ne do të heqim nga puna Donald Trump, ”tha Z. Biden.

[1] Termi në anglisht “Drive-Thru Voting” është një metodë votimi përmes të cilës fletët e votimit vendosen në kuti dhe është një process alternativ ndaj shkuarjes direkte në një qendër votimi, votimit elektronik dhe votimit me postë. Pavarësisht etiketimit “Votimi nga makina “, veprimi mund të bëhet edhe me këmbë, por në pjesën më të madhe ai praktikohet nga një makinë. Kjo metodë është e preferuar për shkak të komditeti që ofron, ndaj votimit tradicional dhe shmangues së kontakteve pas pandemisë së Covid-19. Votimi bëhet duke paraqitur kartën e identitetit dhe duke zgjedhur kandidatin në makinën elektronike dhe votuesit mund ta bëjnë këtë veprim pa dalë nga makina e tyre./Monitor

Topalli: Maxhoranca ka tradhtuar shqiptarët, rri në këmbë sepse…

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim’” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria është kryeproblemi sot për Shqipërinë.

Topalli theksoi se të dyja palët kanë tradhtuar elektoratin e kanë dëmtuar Shqipërinë. Ajo shtoi se djegia e mandateve është akt i rëndë për demokracinë.

“Edi Rama ka tradhtuar ata që e kanë besuar. Qeveria është problemi dhe nëse është në këmbë, është sepse ka futur në xhep kryetarin e opozitës, e ky është problem kryesor,. Mos të bëjmë dikur nuk i dimë disa gjëra. Mund të kemi marrëveshje pas 25 prillit. Djegia e mandateve është akt i rëndë dhe mos-hyrja në zgjedhje rrezikon të çojë partinë drejt asgjësimit.

Nuk mundesh t’ja falësh bashkitë kundërshtarit tënd më të madh. Nuk janë njësoj palët, unë thashë opozita është faktori pse kjo qeveri mbahet rri në këmbë. Mendoj se situata duhet të ndryshojë, të mos kemi qeveri të Ramës, Metës e Bashës, por të shqiptarëve.

Vjenë, të shtëna me armë pranë një sinagoge, 7 të vdekur

Të shtëna më armë në qendër të Vjenës pranë sinagogës, Seitenstettengasse. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 me orën lokale. Në fillim u raportua për një të vdekur ndërsa tani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën. Mes viktimave èshtë dhe një agjent policie.

Sipas mediave të huaja, një person ka shpërthyer veten e tij, ndërsa disa të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit. “Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.

Burime nga ministria e Brendshme bën me dije se bëhet fjalë për një “sulm terrorist” dhe se ka 7 të vdekur dhe të plagosur. Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur.

Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre. Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

Topalli: Djegia e mandateve tradhti ndaj demokratëve, Shqipëria sot një demokraci në karikaturë

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se do ta ndihmojë Partinë Demokratike, duke u bërë palë me atë demokratë, që kanë humbur vendet e punës, pasi PD-ja doli nga parlamenti.

“Mes meje dhe Lulzim Bashës ka pasur gjithmonë diferenca ideologjike. Nuk mund të humbësh dy herë në luftë. Djegia e mandateve ishte gabim, sepse nuk ka ndodhur askund një ngjarje e tillë. Nuk ka tradhti më të madhe sesa djegia e mandateve, sepse ia dhuron të gjithë pushtetin kundërshtarit tënd më të madh, dua t’ju dal për zot atyre njerëzve që janë tradhtuar në kauzat e tyre.

Nuk identifikoj udhëheqjen e partisë me Partinë Demokratike. Unë do ta ndihmoj PD-në. E bëj këtë gjë që demokratët e vërtetë të përfaqësohen realisht. Njerëzit po ikin dy herë më shumë sepse nuk gjejnë shpresë as tek maxhoranca as tek opozita. Jam për qeverisjen e PD-së, por pa Bashën. Partia Demokratike ka sot më pak vota se në vitin 1997. Nuk do bëjmë koalicion me asnjë parti”, tha Topalli.

Jozefina Topalli u shpreh se Shqipëria sot është në kushte mizerable.

“Shqipëria është një vend mizerabël. Emigracioni po njeh rritje shumë të madhe, po ndërtohen pallate dhe po jetohet nga disa në mënyrë përrallore dhe nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk ka pluralizëm real”, deklaroi Topalli.

Nga hija e nxori Rama? Topalli: I injoroj. Njerëzit që fyejnë dhe shpifin o janë të trembur, o urrejnë

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli që tashmë ka krijuar një forcë politike të re ka qenë e ftuar e Sokol Ballës mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News24. Topalli foli për situatën politike, reformën në drejtësi, atë zgjedhore, rolin e opozitës si dhe partinë e re.

Ajo tha se ka qenë pro reformës në drejtësi në parim, duke folur për një sistem të kalbur të korruptuar por tha se drejtësia ka përfunduar në dorën e kryeministrit Edi Rama.

“Absolutisht po. Ai sistem ishte i kalbur, i korruptuar, nuk i përgjigjej më nevojave të qytetarëve. Nuk dua ta përgjithësoj. Unë kam votuar kundër dy ish-kryeprokurorëve, zotit Llalla dhe paraardhëses. Kam votuar kundër shumë kandidaturave në Gjykatën e Lartë. Nuk e them dot se ishte influencë politike, ishte korrupsion. Kishin një sistem të tyre që nuk hyje shumë kollaj. Jo gjithmonë se politika gjithmonë influencat e saj. Unë kam marrë një mocion shkarkimi se nuk pranova të votoja një gjykatës që nuk i takonte të ishte në pozicione të caktuara. Nevoja për një reformë në drejtësi ka çuar në një situatë për shkak të mosndjekjes me seriozitet që ajo të përfundojë në dorën e kryeministrit Rama. Kemi një vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Gjykata Administrative në prag të kolapsit”, tha Topalli.

E pyetur nëse shqetësohet kur i thonë se nga hija e nxori kryeministr Edi Rama, ajo përdori një shprehje të Makiavelit, ndërsa theksoi se shpifjet e fyerjet i injoron.
“Këto shpifje, fyerje në përgjithësi i injoroj. Makiaveli ka një shprehje, njerëzit që fyejnë dhe shpifin o janë të trembur, o urrejnë. Unë nuk dua ta çoj përtej atë që thotë Makiaveli që të mendoj janë të dyja bashkë.
Është abuzuar shumë me perceptimin që dikujt i ka interesuar ta përcjellë se ka diçka personale. Nuk kam personale me asnjë në botë. Sigurisht nuk pajtohem me politikat e ndonjërit. sa për urrejtje nuk do ta lejoja asnjëherë të angazhohesha në urrejtje.
Unë mund të them përsëri që ka shumë gjëra që nuk i njoh Por që të kem inat dhe gjëra personale e urrejtje, është larg formimit tim, larg edukimit tim. Do e kisha për disa të tjerë që më kanë shkatërruar familjen. Përçmim po, urrejtje jo”, tha Topalli.

Ajo theksoi se ndarjet dhe diferencat me kreun e PD i ka thënë publikisht shumë para vitit 2017. “Unë kam dalë në televizor dhe e kam bërë me ndërgjegjen më të thellë për të bërë distancimin për shkak se kishte dallime të mëdha parimore.
Ajo që kam paralajmëruar ka treguar se kam pas të drejtë. Në qoftë se folëm dhe për dështimin e reformën në drejtësi nga pikëpamja e rëndësisë që kishte një forcë opozitare për të mos arritur këtu ne po ashtu kemi reformë zgjedhore. Kryeministri ndryshoi kodin zgjedhor, në heshtje bëjmë sikur. Vazhduam pushimet, nuk patëm asnjë betejë për të bërë për atë që konsiderohej kauza e forcës opozitare”, tha Topalli.

Topalli flet për një marrëveshje Rama-Basha në maj 2017: Administrata zgjedhore u urdhërua …

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ foli për një marrëveshje me kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha para zgjedhjeve që administrata zgjedhore mos të denonconte asnjë parregullsi në këtë proces.

Topalli, tashmë e cila do të vijë në këto zgjedhje me një parti të re, “Lëvizja për ndryshim”, tha se pas një viti opozita u kujtua dhe nisi akuzat se i ishin vjedhur votat.

“Në 2017 votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Po ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin. Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017. Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”. Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me votat, Gjiknuri. Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.

Topalli: Ka humbur besimin tek politika, opozita duket e paaftë në misionin e saj

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vendi është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që ka pllakosur Shqipërinë.

“Nuk do thosha që kam qenë anash gjatë gjithë kësaj kohe, kam qëndruar e rezervuar,. kam menduar se është e rëndësishme që të reflektosh për çdo gjë që sillet rreth teje dhe për të reflektuar aktivitizimin tim në politikë? Pse gjatë kësaj periudhe? Ndoshta për të sjellë diçka që ndokujt nuk ia merr mendja.

Nuk rri e rezervuar, për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit 2është në varfëri”, tha Topalli.

Jozefina Topalli theksoi se njerëzit kanë humbur besimin tek politika, kurse shtoi se opozita duket disii e paaftë për të kryer misionin e saj.

“Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike. Për të sjellë ndryshime, ka pasur ndryshime si fenomeni Makron në Francë, Pesë Yjet në Itali, Syriza në Greqi etj.

Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente”, deklaroi Topalli.

Skip to toolbar