Prezantohet në Lezhë Akademi.al, Kushi: Është platformë e së ardhmes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë prezantuar në Lezhë platformën online Akademi.al.

Kushi në fjalën e saj deklaroi se Akademi.al është portal i së ardhmes, ndërsa shtoi se me këtë platformë, nxënësit mund të dorëzojnë edhe detyrat e shtëpisë.

Evis Kushi: Akademi.al është platformë shumë e mirë për nxënësit. Duhet që asnjë orë mësimore të mos mungojë gjatë vitit shkollor. Ju kemi mirënjohës pa fund mësuesve për kontributin e tyre. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online, shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Me ketë platformë mund të dorëzohen online edhe detyrat e shtëpisë. Akademi.al është një aset i së ardhmes, pasi dixhitalizimi është e ardhmja. Më shumë dixhitalizim do të thotë më shumë efikasitet.

Edi Rama: Mësuesit, drejtuesit e Arsimit janë sot në frontin e parë, bashkë me mjekët, me infermierët etj. Nëse mjekët janë ën vijën e parë të shëndetit, mësuesit janë në vijën e parë që të pengojnë vazhdimin e infeksionit, për të këputur zinxhirin e infeksioneve. Të gjithë duhet të respektojmë masat ndaj koronavirusit.

Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama kishte njoftuar prezantimin e platformës Akademi.al në qytetin e Lezhës.

“Në Lezhë, bashkë me Evisin dhe partnerin tonë të përhershëm UNICEF Albania në promovimin e platformës mësimore online “akademi.al”, e cila i përgjigjet më së miri sfidave aktuale dhe njëkohësisht është një alternativë e jashtëzakonshme që mbështet strategjinë afatgjatë për mësimin e kombinuar me një sërë avantazhesh për nxënësit, mësuesit e prindërit??‍???‍??‍??‍?

? Gjithashtu, shpërndajmë tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive në zonën e Lezhës me qëllim që askush të mos ngelet mbrapa me mësime?

#ArsimiQeDuam?? ??‍? për #ShqipërinëQëDuam ☀️??”, shkruan Rama.

OBSH në Shqipëri apel për përdorimin e kripës

OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës, pasi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Mesazhi i OBSH:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës.
? OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.
?? Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.
⚠️ Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.
Kjo perfshin:
? bukën
? drithërat dhe produktet e bukës
? mishin e përpunuar
? djathin
➡️ duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.

“ ‘Emin Duraku’, vatër e COVID-19”, PD pyetje ministres Kushi: Kriminale të fshehësh situatën

Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje ministres së Arsimit Evis Kushi pas problematikës në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet ku 10 mësues rezultojnë me COVID-19, ndërsa zyrtarisht u tha se mësuesit janë zëvendësuar dhe se mësimi vijon normalisht.

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaron se është kriminale t’iu fshehësh prindërve situatën e COVID-19 në shkolla dhe se deklarata e Drejtorisë Arsimore është përtej skandalozes.

Ajo pyet pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID-19 në shkollën “Emin Duraku dhe a ka ISHP një raport për shkakun pse shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19?!

Sipas Vokshit, zbatimi i planit të rimëkëmbjes të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID-19 në shkolla.

DEKLARATA E PLOTË
Nuk është #pafytyrësi, është #kriminale t’ju fshehësh prindërve situatën e #COVID19 në shkolla.
Deklarata e Drejtorisë Arsimore Tiranë, në lidhje me situatën e COVID-19 në Shkollën Emin Duraku, është përtej #skandalozes.
Të marrësh përsipër të mbulosh gjendjen e rënduar e ta paraqesësh atë si normale do guxim shumë të madh. Kushdo që e ka shkruar duhet të shkojë për ndjekje penale.
Por le të shtrojmë disa pyetje për urdhëruesen e deklaratës znj. #Kushi:
– Në bazë të informacioneve të fundit që kanë mbërritur në PD, situata në shkollën “Emin Duraku” është edhe më e rënduar. Bilanci deri më tani: 10 mësues dhe 3 sanitare me COVID-19. Në një shkollë ku 1400 nxënës janë të rrezikuar çdo ditë, sa mësues të tjerë duhet të infektohen që shkolla të mbyllet disa ditë? Derisa të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre? Apo mbyllja e shkollës do rrëzonte #propagandën e Ramës që situata është nën kontroll…
– Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID-19? Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e çojë në shkollën vatër COVID? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?
– Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID-19 në shkollën “Emin Duraku? A ka ISHP një raport për shkakun pse shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19?
– Në deklaratë pranohet që masa e vetme e marrë është dezinfektimi 3 herë në javë dhe zëvendësimi me mësues në dispozicion. Ndërkohë që nuk është zbatuar #Protokolli i #Sigurisë. Nxënësit nuk janë tamponuar, asnjë prind nuk është kontaktuar nga #ISHP apo mjeku i familjes. Pra ende sot nuk dihet përhapja e virusit në familjet e nxënësve apo mësuesve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e protokollit të sigurisë në shkolla dhe #Udhëzimit për Nisjen e Vitit të ri shkollor?
– Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të çojnë fëmijët në shkollë?
#Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme
te shkolla “Emin Duraku” apo të gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë.
Shëndeti dhe jeta e mësuesve dhe nxënësve janë më të rëndësishme se propaganda e #Ramës.
Është edhe një herë është rasti t’i kujtojmë Ramës dhe Kushit që zbatimi i planit të rimëkëmbjes të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID-19 në shkolla.

U kapën me çantat me drogë në kufirin greko-shqiptar, dalin emrat e shqiptarëve

Zbardhet identiteti i tre shqiptarëve, që u arrestuan tri ditë më parë në Igumenicë të Greqisë me 31 kg drogë.

Policia greke raporton se kanë rënë në pranga shtetasit Alket Hamitaj, 31 vjeç, nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe Roland Shahi, 30 vjeç, e Antonio Debrovo, 24 vjeç, të dy nga Elbasani.

Ata u arrestuan këtë të premte, teksa kalonin kufirin greko-shqiptar të ngarkuar me çanta me drogë.

Siç thekson policia greke, shqiptarët e arrestuar janë thjesht transportues të drogës në mal, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin të tjerë persona.

Droge

Covid-19: Shtohen rastet, bien vdekjet. Tirana, “kryeqytet” edhe për infeksionet

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 295 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,
22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,
11 raste në Fier dhe Pogradec,
10 raste në Krujë dhe Berat,
9 raste në Elbasan dhe Lezhë,
7 raste në Gjirokastër,
6 raste në Kurbin,
5 raste në Divjakë,
4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,
3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,
2 raste në Has dhe Shijak,
1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413

Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83

Breshëri plumbash ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Policisë, Nikola Milina, ka publikuar disa pamje të sulmit në Sheshin e Shën Markut, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë në Zagreb të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se pasi qëlloi të shtënat e para, sulmuesi, i identifikuar si Danijel Bezuk, u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, se akti ishte kryer me një “modalitet terrorist”.

Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniq ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

“Vetë sulmi zgjati për një kohë shumë të shkurtër, disa sekonda, pas së cilës autori u largua nga vendi i ngjarjes. E gjitha që mund të konkludohej ishte që oficerët e policisë të kryenin detyrën e tyre kryesore, që ata të mbronin objektin, qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë Radniq.

Policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.

Dhe gjysmë ore pas asaj ngjarjeje, gjatë një kërkimi intensiv për autorin e veprës, policia mori një informatë se një person i cili ka shumë të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri, ishte shtrirë në tokë.

Presidenca i “ofron” pampers Kryeministrit

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit se Presidenti i Republikës në kohë paqeje nuk komandon asgjë dhe askënd.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përdor i kërkon kryeministrit të mos flasë më për Kushtetutën duke e akuzuar për përdhosjen e saj që ga viti 2008, teksa sërish i bën thirrje të thellohet dhe reflektojë urgjent.

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!”, shkruan Blushi.

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Janë rritur sërish shifrat e koronavirusit në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë, si dhe janë konfirmuar 118 raste të reja pozitive.

Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë:

50 TË SHËRUAR DHE 118 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Meta: jam Komandant. Rama: Je thjesht komandant i …

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Metës pasi ky i fundit dha mesazhe kërcënuese ditën e sotme.

Rama i thotë se Meta ësthë thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë.

Për kryeministrin në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit që sipas Kushtetutës mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë e sherrin.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!

Apeli për Ramën apo Bashën? Presidenca sqaron deklaratën e Metës

Presidenca ka sqaruar deklaratën e kreut të shtetit sa i takon përgjigjes lidhur me qëndrimet e kryedemokratit Basha.

Përgjigjja e Metës ‘Kur tha se Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më” ngriti dyshime se kujt i adresohej apeli i kreut të shtetit, kreut të PD-së apo kryeministrit Rama.

Për të sqaruar cdo paqartësi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi reagoi përmes një statusi n facebook, ndërsa shkruan se apeli i kreut të shtetit adresohet për kryeministrin Rama.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!  Kjo është e qartë!” shkruan Blushi në një postim në facebook.

Skip to toolbar