Apple prezanton iPhone 12, ja sa do të kushtojë

Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12.

Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e versioneve të ndryshme të telefonave.

IPhone 12 Pro fillon me 999 dollarë (850 euro), ndërsa Pro Max kushton 1099 dollarë (919 euro). IPhone Mini fillon me 699 dollarë (595 euro), ndërsa iPhone 12 me 799 dollarë (680 euro).

Iphone 1

Modelet e vjetra gjithashtu janë më të lira. IPhone 11 kushton 599 dollarë (510), ndërsa iPhone XR 499 dollarë (410 euro). IPhone SE kushton 399 dollarë (310 euro).

iPhone 12 dhe 12 Pro do të jenë në dispozicion për para-porositje më 16 tetor dhe në dyqane më 23 Tetor. Mini dhe Max do të dalin në treg më 6 Nëntor/13 Nëntor.

Veliaj: SPAK të hetojë Bashën, PD është bandë që vë gjoba dhe punon për një familje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve. Teksa foli nga Kombinati, Veliaj u shpreh se Lulzim Basha, çdo protestë që ka nisur e ka lënë përgjysmë, sapo ka marrë gjobën e radhës.

“Pyetja është pse e la protestën ky? Ky tha: Unë do shtrihem aty, do bëhem tapet kur të vijë rruli i bashkisë, fadroma. Pse e la ky? Sa ishte ajo makina që ia kishte dhënë ai kontraktori aty? Pse e la, se ky tha: Ne do u sulemi qendrave tregtare. Ne e dimë sa qendra tregtare ka. S’ka Tirana 100, 2 ka, i njëjti pronar është. Aaa, pasi mori vilat në Vala Mar te Gjiri i Lalzit, u bënë të mirë oligarkët, se deri dje ishin të këqij. Po oligarku tjetër që ka vilat dhe thoshte – krimineli i Edi Ramës, oligarku i Edi Ramës – mori 2 shtëpi atje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, ky u bë me 4 vila”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja që u ngrit me idealet e studentëve të dhjetorit është kthyer në një bandë që punon për një familje. “Është e vetmja parti politike që po t’i shohësh historikun në Facebook, ka më shumë postime që i ka hequr kundrejt pagesës, sesa ato që ka lënë. Turp i madh. Një parti që është e denjë për emrin bandë, kështu që po ka njerëz te SPAK-u, po ka njerëz në prokurori, këta duhet të zgjohen, se nuk mund të vihet gjobë në çdo biznes dhe thirrja për çdo biznes është: Mos paguani gjobat që ju vë Luli dhe kunati”, tha Veliaj.

Borxhi 70 mijë euro i mori jetën biznesmenit Niko Goro

Mëngjesin e së shtunës Himara është tronditur nga një krim i rëndë. Biznesmeni Niko Goro është ekzekutuar me 5 plumba ne qender te qytetit duke shkaktuar tronditje në mesin e banorëve të qytetit bregdetar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:55 teksa 51 vjecari Niko Goro ishte duke shkuar ne marketin e se motres. Pikërisht pranë marketit ai është qelluar me arme zjarri, ndersa motra e tij 57 vjecare u plagos nga nje plumb rikoshet ne kembe dhe është jashte rrezikut per jeten.

Autori i cili u largua me nje automjet tip “Volkswagen Touran” te cilin e kishte marre me qira, u kap pas rreth nje ore ne zonen e Livadhit. 53 vjecari Kliti Leka u arrestua nga policia dhe po pyetet ne lidhje me vrasjen e kryer. Policia sekuestroi armën e dyshuar të  krimit nje pistolete, nje  kallashnikov i cili nuk eshte perdorur ne krim si dhe automjetin me të cilin autori  u largua.

Sipas rrefimit te autorit para grupit hetimor ngjarja ka ndodhur per nje konflikt pronesie. Ai ka thënë se biznesmeni Niko Goro kishte marre token e nje te afermi te Kliti Lekes dhe po ndertonte nje hotel, por nuk i kishte dhene parate. Burimet bëjnë të ditur se policia po heton edhe mbi pistën e një borxhi prej 70 mije euro qe Niko Goro i kishte autorit, pasi ky i fundit i ishte kryer instalimet elektrike ne hotelin e tij. Mësohet se Kliti Leka fillimisht ka shkuar per sqarim me Niko Goron, por janë konfliktuar deri ne perdorimin e armes nga autori. Kliti Leka ka pasur te veshur nje kapele dhe maske ndaj COVID.

Biznesmeni Niko Goro i cili ka disa prona dhe hotele ne Himare eshte i aferm i kryetarit te Bashkise Jorgo Godo, ndersa ne vitin 2017 ka qene drejtor i turizmit ne Bashki. Konfliktet per pronat me biznesmenin Goro kane qene te perseritura edhe per shkak te punes se tij.

Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “Dhuna ndaj Dhunës”, në të cilën binin në sy shkrime kundër protestës.

Mero Baze: Shteti “paralel” në zyrën e presidentit

Ministria e Brendshme ka dhënë sot një statistikë të frikshme rreth dekreteve të Ilir Metës për shtetësi. Prej ditës që Ilir Meta  është bërë president, deri më sot, ka dhënë 817 shtetësi me procedurë të veçantë, si përjashtim nga rregulli, ndërkohë që po në këtë periudhë, janë dhënë gjithësej 990 shtetësi, sipas rregullave të prodhuara nga sistemi.

Shifrat i konfirmoi zyrtarisht Ministria e Brendshme për gazetën “TemA”. Siç shikohet, numri i shtetësive të dhëna nga sistemi sipas rregullave, janë thuajse të barabarta me shtetësitë që Ilir Meta ka dhënë si përjashtim.

Ky është një rekord historik jo vetëm për gjithë presidentët e Shqipërisë, por dhe në botë.

Vetëm një president si i yni mund të barazojë rastet përjashtuese të ligjit, me gjithë rastet që prodhon sistemi.

Tashmë ky skandal është zyrtar. Po të ecim me logjikën e LSI-së dhe çmimet e tregut të zi për shtetësinë në Shqipëri, i bie që presidenti të jetë i dyshuar për mbi 10 milionë euro trafik pasaportash, por nuk duam t’i biem më qafë në këtë pikë, se mund të gabojmë në shifra dhe i hyjmë në hak kot.

Disa prej tyre, fjala vjen, 10 nga 817, dhe mund ta kenë merituar procedurën e veçantë. Por për t’u bindur se kush janë këta persona dhe pse Presidenti e ka kthyer procedurën e veçantë në rregull, është e dobishme që kjo praktikë të hetohet nga një Komision Hetimor parlamentar.

Komisioni Hetimor mund të marrë në shqyrtim një për një të gjithë emrat që janë futur në preferencën e veçantë të Presidentit dhe të shqyrtojë publikisht rëndësinë kombëtare që kanë për Shqipërinë ata emra.

Presidenti të dalë para Komisionit dhe të shpjegojë aktet e tyre patriotike, apo rëndësinë që kanë për shtetin shqiptar, secili prej tyre.

Nëse Presidenti është bindës emër për emër, atëhere duhet ta falenderojmë që ka zbuluar 817 personalitete botërore, ose nga bota shqiptare, që ne nuk i njihnim dhe që kanë ndihmuar për të mirën e Shqipërisë.

Nëse jo, atëhere të shkohet drejt anulimit të procedurës dhe hetimit për korrupsion.

Kjo duhet bërë mes të tjerash, për të kuptuar se e drejta për të hedhur firmën në një dekret, nuk është një e drejtë për të poshtëruar ligjin, si i pari i vendit.

Ligji ka parashikuar një procedurë të përshpejtuar nga presidenti për ndonjë personalitet me rëndësi për shtetin shqiptar, por nuk ka parashikuar që presidenti ka dhënë po aq shtetësi me procedurë të përshpejtuar, sa ka dhënë gjithë sistemi me procedurë normale. Aq më tepër që emrat janë publik dhe është e qartë se kush i ka përfituar.

Kjo do të thotë që ky ka krijuar shtet paralel në zyrën e tij dhe e konsideron vulën e presidentit si pronë private, që mund të bëjë çfarë të dojë.

Për këtë duhet të japë shpjegime fillimisht para një Komisioni Hetimor parlamentar. Pastaj më tej çfarë fati të ketë. Mund të nxjerrë dhe raport mjekësor dhe t’ia hedhë.

BE shpall 4 projektet që do financojë deri më 2027 në Shqipëri

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit. I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera. Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi. BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë. Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike.

BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë. BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla.

Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në rajon, uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale. Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

Tragjedi në familjen kosovare, humbin jetën në aksident i mituri dhe dy të rinjtë

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur mbrëmjen e kaluar një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në mjetin tip Audi.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Viktimat po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve, e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo.

Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

Vrasja e biznesmenit në Himarë, arrestohet autori i dyshuar

Arresohet autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro. vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga 53 vjecarin Kliti Leka, si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Goro.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Himarë

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë emundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Taksa e biznesit, Balla i përgjigjet Bashës: Gënjeshtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla deklaron se Basha gënjen kur thotë që taksa për boznesin e vogël nuk është zeruar dhe i kujton Bashës një video, në të cilën shfaqet pronar i një biznesi të vogël në krahë të Lulzim Bashës, i cili e thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa, pasi qeveria i ka zeruar ato.

Sipas Ballës, taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS

Postimi i plotë:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use)?, janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.

Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS.

Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora?.

Ekzekutohet me armë në mes të Himarës biznesmeni

Biznesmeni Niko Goro, është vrarë mëngjesin e sotëm në HImarë, ndërsa si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe nje grua, 57 vjece.

Lajmi konfirmohet nga policia, ndërsa bëhet e ditur se biznesmeni është ekzekutuar me armë në qendër të Himarës. Bëhet fjalë për biznesmenin Niko Goro.

Mësohet se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.

Biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me motrën e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.

Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-restorant dhe një hotel.

Himarë/Informacion paraprak.

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

OBSH: Deksametazoni, ilaçi i vetëm efikas kundër COVID-19

Aktualisht, deksametazoni është ende i vetmi trajtim efikas kundër COVID-19 për pacientët në gjendje të rëndë, deklaroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani për tani, deksametazoni kortikosteroid është ende i vetmi terapeutik që tregohet të jetë efektiv kundër COVID-19, te pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Deksametazoni përdoret në trajtimin e shumë gjendjeve, duke përfshirë çështjet reumatizmale, alergji të rënda, astma, sëmundje kronike bllokuese të mushkërive, etj.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia kryesore amerikane përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, njoftoi se kishte filluar një studim për të përcaktuar nëse disa ilaçe të aprovuara japin rezultate kundër COVID-19, duke përmendur se Remdesiviri eksperimental kishte treguar përfitim klinik te pacientët.

Skip to toolbar