Mediet ruse: Vaksina e koronavirusit nga Oksford i kthen njerëzit në majmunë

Një fushatë njollosjeje ka nisur në programet politiko-humoristike në Rusi të cilat përpiqen të diskreditojnë vaksinën e koronavirusit që po zhvillohet nga shkencetarët e Universitetit të Oksford në Britani.

Mjetet e propagandës ruse tentojnë të shpërndajnë panik me pretendime qesharake se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë, pasi është prodhuar duke përdorur një virus shimpanzeje.

Ata ilustrojnë pretendimet e tyre me video e foto të maniuluara, siç ishte një pamje e kryeministrit Boris Johnson që ecte drejt kryemnsitrisë, por dukej si qenia fantastike ‘yeti’. Pamja komentohej me diçiturën: “Më pëlqen shumë vaksina e majmunit”.

Në një tjetër imazh tregohej një majmun me përparëse laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca – prodhues i vaksinës – me një shiringë të madhe në dorë.

Mediat britanike thonin se Rusia po përpiqet të diskreditojë vaklsinën britnaike për të shitur produktin e saj, të quajtur injeksioni Sputnik V.

Mbrëmë shefi i grupit AstraZeneca, Pascal Soriot dënoi përpjekjet e njollosjes.

“Vaksina jonë është shumë e ngjashme me vaksina të tjera, përfshi edhe vaksinën ruse, pasi të gjitha përdorin virusin e të ftohtit të zakonshëm nga njerëzit ose shimpanzetë. Ne nuk përdorim zhimpanze në punën tonë zhvilluese”, tha ai. /DailyMail

Covid-19, ja vatrat kryesore të infeksionit në Tiranë

Zona e ish-Bllokut, Astiri dhe Kombinati konsiderohen edhe zonat e kuqe, ku rreziku i infeksionit është më i lartë. Një fakt ky që u pohua dje gjatë takimit me ministren Manastirliu nga epidemiologu Rexhep Muja.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin etj”, u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

Prej fillimit të pandemisë, kryeqyteti ka qenë në krye të listës si një ndër qytetet më të goditura. Aktualisht, sipas të dhënave të ministrisë, janë 3001 të infektuar aktivë ose gjysma e rasteve aktive të regjistruara në të gjithë vendin. Ditët e fundit është vënë re një shpërndarje e rasteve edhe në rrethe, kryesisht qarqet e veriut, siç vuri në dukje edhe Manastirliu dje, janë ato të cilat kanë një numër më të rritur të infektimeve.

Basha publikon mesazhin e biznesmenit në Kombinat: Jemi drejt falimentit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan.

Mes të tjerash, biznesmeni thekson se është drejt falimentit, pasi muaj për muaj është i detyruar të paguajë një sërë taksash, si dhe 40 mijë lekë TVSH, që sipas tij, shkon shumë rëndë.

“Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë.

Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!”, thekson ai.

Të shtëna në Mallakastër, policia sekuestron kallashnikov, granatë e municion luftarak

Policia e Fierit ka goditur dy raste të armëmbajtjes në Mallakastër dhe Divjakë, në kuadër të kontrolleve masive të ushtruara në orët e fundit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas alarmit të banorëve se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një arsenal me armë zjarri, municion luftarak, granatë me ndezës, radio policie, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa ka vënë në pranga shtetasit Dashamir Kullorja dhe Jurgen Rroshi.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Si rezultat i kësaj pune, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, është ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 63 vjeç.

Ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po në vijim të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ushtruar kontroll në fshatin Tërbuf, Divjakë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin J. Rr., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Britani e Madhe, Johnson: Veprim lokal antiCOVID-19 për shmangien e bllokimit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot se ai nuk dëshiron një bllokim mbarëkombëtar, me gjithë këshillat e kundërta nga autoritetet shëndetësore dhe në vend të kësaj u bëri thirrje autoriteteve lokale të zbatojnë sistemin e tij të ri me tre nivele.

“Nëse është plotësisht e mundur, unë dua të shmang një bllokim tjetër kombëtar”, tha ai.

“Mbyllja e bizneseve në Kornuoll, ku transmetimi është i ulët, nuk do të ndërpresë transmetimin në Mançester”, shtoi kreu i qeverisë britanike.

Numrat e rasteve të COVID-19 po rriten ndjeshëm në BM.

Statistikat kohët e fundit kanë reegjistruar deri në 20 000 raste të reja të konfirmuara ditore, megjithëse numri aktual ka të ngjarë të jetë më shumë, për shkak të mungesës së testimit.

OBSH në deklaratë urgjente: Infektimet nga Covid-19 nivele rekord në gjithë botën

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjatë një konference për shtyp në Gjenevë se një numër rekord rastesh u raportuan në secilën prej katër ditëve të fundit.

“Duhet të kemi parasysh se kjo është një pandemi e pabarabartë,” tha Ghebreyesus. “Vendet kanë reaguar ndryshe dhe vendet janë prekur ndryshe. Pothuajse 70% e të gjitha rasteve të raportuara në shkallë globale javën e kaluar ishin nga 10 vende, dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve ishin nga vetëm tre vende.”

Shtetet e Bashkuara kishin më shumë infeksione të reja gjatë një periudhe 24-orëshe se çdo vend tjetër, me 63,610, me numrin e përgjithshëm të rasteve të premten në mbi 8 milionë, numri më i lartë në gjithë botën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA gjithashtu ka numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi 218,000 të vdekur.

Rritje në pesë shtete

Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjes së niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.

India regjistroi 63,371 raste të reja të Premten, ndërsa pati gjithashtu rritje të ndjeshme të numrit të infeksioneve në Francë, Brazil dhe Britani.

Rritje shqetësuese në Evropë

Maria Van Kerkhove e OBSH-së u tha gazetarëve të Premten se 80% e vendeve të Evropës po përjetonin rritje të ndjeshme në rastet e COVID-19.

Në Britani, ku Universiteti Johns Hopkins raportoi gati 19,000 raste të reja të premten, Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se do ta detyronte Mançesterin e Madh të vendoste nivelin më të rreptë të kufizimeve të koronavirusit të vendit pasi zyrtarët lokalë refuzuan të vendosnin kufizime në zonat me norma të larta infektimi.

Të shtunën, Franca do të fillojë një ndalim-qarkullim nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit për rajonin e Parisit dhe të paktën shtatë qytete të tjera: Lion, Grenoble, Aix-en-Provence, Montpelie, Lilë, Rouen dhe Saint-Etienne. Ndalim-qarkullimi do të qëndrojë në fuqi për të paktën katër javë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të vendit kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri kufizimesh në mbarë vendin pasi panë raste të reja rekord të COVID-19. Kufizimet përfshijnë mbylljen herët të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e numrit të njerëzve që lejohen të mblidhen në publik.

Merkel tha të Premten se një samit i planifikuar i Bashkimit Evropian mbi politikën e Kinës të bllokut 27-vendesh në Berlin muajin e ardhshëm ishte anuluar për shkak të pandemisë së ringjallur.

Italia raportoi më shumë se 10,000 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit të Premten, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë në vend. Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë, duke raportuar më shumë se 36,400 vdekje që nga fillimi i pandemisë në shkurt.

Që nga mesdita e së Premtes, kishte më shumë se 39 milion raste COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 1.1 milion vdekje globale COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins./VOA

Masat antiCovid, Italia drejt mbylljes mbas orës 22:00

Shtetrrethim mbas orës 22 dhe mësim në distancë në shkollat e mesme. Janë këto masat e reja që po arsyetohen dhe diskutohen nga qeveria italiane, në përpjekjen për të evituar numrin e madh të infektimeve dhe për ti vënë fre shpërndarjes së virusit Covid-19.

Në një postim në Twitter kryeministri italian Giuseppe Conte bëri një thirrje të re për italianët: “Të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekim rekomandimet, sepse kështu i bëjmë një nder të madh vendit tonë…’ Janë këto fjalët që zbulojnë shqetësimin e madh për përhapjen e infeksionit dhe frikën që masat e sapo filluara nuk janë të mjaftueshme për të shmangur më të keqen, e cila për Conte do të thotë një tjetër bllokim kombëtar.

Në bisedat konfidenciale në Këshillin Europian, kreu i ekzekutivit italian nuk bëri asgjë tjetër, por e përsëriti: “Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme, pikërisht në një moment, që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes”.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë botën, tejkalon 1.1 milionë

Numri i të vdekurve nga koronavirus në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.1 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, numri i të vdekurve nga koronavirus në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.1 milionë. Ne faqen zyrtare, thuhet 1.100.847 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka arritur në 39.078.278.

Numri më i madh i vdekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 222.626 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 151.971 viktima, India 112.144, Meksika me 84.898, Britania e Madhe 43.293, Italia 36.372, Spanja 33.553, Peruja 33.512, Franca 33.125 dhe Irani 29.605.

‘Performancë e dobët’, shkarkohet drejtori i Policisë së Kosovës

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj. Lajmin e ka konfirmuar vetë Qalaj. “Posa e mora njoftimin”, ka thënë Qalaj.

Gazeta Express mëson se arsyeja e shkarkimit është “përformanca e dobët”, por zyrtarisht akoma nuk është bërë e ditur se pse u shkarkua. Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018, sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj.

1 milion ton mbetje nga centrali bërthamor do të derdhen në det nga Japonia

Nëntë vite pas incidentit të impiantit të Fukishimas, Japonia po planifikon që ujin radioaktiv të trajtuar ta hedhë në det.

Alarmi është ngritur tek ambientalistët dhe peshkatarët pasi theksojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse për botën e gjallë në det por shkencëtarët thonë se uji nuk është shumë i përqëndruar dhe s’ka risk prej këtij uji radioaktiv.

Plani është për vitin 2022 por qeveria konfirmon se s’ka asnjë vendim. Miliona ton ujë do të lëshohen në oqeanin Paqësor në rast se një vendim pozitiv merret.

Kujtojmë se impianti nuklear i Fukushimës u shkatërrua nga cunami i 2011, që u shkaktua nga një tërmet 9 ballë dhe që shkaktoi mbi 18 mijë viktima.

Skip to toolbar