Debat në ‘Real Story’, Lubonja: O Baton s’po të kuptoj, vetëm ti je te ndryshimi i kufijve se as Thaçi s’guxon ta thotë!

Analistët Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu kanë debatuar në emisionin “Real Story”, në News24, për politikën kosovare dhe kryesisht për idenë e ndryshimit të kufijve.

Teksa Haxhiu u ndal te ndryshimi i kufijve, duke thënë se ishte ide e disa partive politike të Kosovës, që hynë në Parlament për ta djegur atë, dhe me këtë forcuan Aleksandër Vuçiç të Serbisë, analisti Lubonja i ndërhyri, duke i thënë se nuk është i qartë në atë që thotë, ndërsa shtoi se as vetë Presidenti Hashim Thaçi nuk ka guxuar ta përmendë ndryshimin e kufijve.

Deputeti i dytë shqiptar nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’: E papranueshme një marrëveshje Kosovë- Serbi që na ndan

Deputeti i dytë i dalë nga lista e unifikuar shqiptare në Luginën e Preshevës, Argjend Bajrami në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se nuk do të pranohet një marrëveshje Kosovë- Serbi që ndan Luginën e Preshevës.

Bajrami thotë se po shkon në parlamentin e Serbisë, aty ku nisi zanafilla e problemi me Kosovën për të nxitur debatin dhe për ta anuar në favor të Kosovës.

Sipas tij, e pakta që do të kërkojë nga Kosova është reciprocitet për Preshevën ndaj Serbisë. Ai i qëndron idesë se Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet me Kosovën por jo shkëmbim territoresh që e ndan Luginën e Preshevës.

”Natyrisht që do ndikojë në mënyrë pozitive, unifirkimi në Luginën e Preshevës. U bë dhe me Republikën e Shqipërisë, angazhimin e tyre. Edhe për qëllimet tona. Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë dhe me një lloj stabiliteti në Ballkan. Ne jemi aty ku filloi problemi, për t’i dhënë drejtimin e duhur problemit. Ne do jemi ata që do ndikojmë në debat për të anuar në Republikën e Kosovës.

Shikoni, ne gjithë shqiptarët jemi për bashkëngjitje me Kosovës. Për ne është e papranuar çdo marrëveshje tjetër që ndan Preshevën. Qëllimi ynë është të shkohet pa shkëmbim territoresh. Minimalja që do kërkojmë është reciprociteti.

Ne duam të unifikojmë pozitat. Në Serbi ka një opozitë të dobët. Dhe kjo është një justifikim që ato nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.”- tha Argjend Bajrami.

Baton Haxhiu: Ose marrëdhënia Kosovë-Serbi ka një fund në shtator, ose 2 milionë kosovarë kanë probleme serioze

Analisti kosovar, Baton Haxhiu, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, zgjedhjet në Serbi, ku Aleksandër Vuçiç u shpall sërish fitues, duke u ndalur dhe te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”, tha Haxhiu.

Sa i takon zgjedhjeve serbe, Haxhiu tha se ka dy arsye kryesore, që i bënë kaq të rëndësishme ato, që janë bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita dhe fakti që evropianët janë plotësisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Mes të tjerash, analisti theksoi se është shumë e rëndësishme të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe e keqe, pasi do të ishte më e mirë se ‘status quo’ për kosovarët.

“Ka dy arsye, e para është se opozita serbe ka bojkotuar zgjedhjet, atje është vendosur një model autokratik, por edhe fakti që ky është vendi i fundit që ka të hapura disa çështje. Nga aspekti shqiptar janë dy momente, një pjesë e shqiptarëve dëshiron t’i bashkohet Kosovës, një pjesë tjetër luan rol të dyfishtë. Shqiptarët dëshirojnë të krijojnë një ekuilibër të drejtash, nëse nuk realizohet bashkimi, ku siç duket evropianët janë plotësisht kundër, pra ndryshimit të kufijve, marrjes dhe dhënies së territorit. Evropianët janë kundër shkëmbimeve etnike territoriale. Kjo është rëndësia e këtyre zgjedhjeve, por edhe për faktin se zgjedhjet janë edhe në Maqedoni. Zgjedhjet në Luginën e Preshevës kanë pas një far stimuli për të qetësuar situatën”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku i Bujanocit: Në Kosovë nuk ka unifikim për bashkim territorial, ja çfarë presim nga takimi i Uashingtonit

Kryebashkiaku i Bujanocit i cili kryeson dhe listën e ‘’Luginës së Bashkuar’’ për zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar pritshmëritë e tij mbi takimin në Uashington më 27 qershor mes Kosovës e Serbisë.

Kamberi thekson se Presheva e do një bashkim me Kosovës prej ’92, por politika në Kosovë nuk ka unifikim për bashkim, kjo pasi një pjesë janë kundër shkëmbimit të territoreve.

Po Shaip Kamberi pret që në axhendën e Kosovës të jetë edhe çështja e Luginës, qoftë dhe si pikë reciprociteti, por gjithashtu pret që pas zhbllokimit të fondeve nga SHBA, Kosova të ndihmojë financiarisht edh Luginën e Preshevës.

”Ne kemi shprehur qëndrimin e qartë që Lugina e Preshevës me referendumin e 1992, për një bashkim territorial me Kosovën. Nuk jemi ne ata që mund t’i imponojmë Kosovës axhendën, përndryshe që kishte edhe qëndrime kundër , nuk ka konsensus për bashkim dhe ndryshime territoresh.

Ëashingtoni presim që tema e Luginës së Preshevësm Kosova të japë ndihmë financiare nga SHBA edhe për Luginën. Ta shtrojë këtë çështje në Uashington Kosova edhe si formë reciprociteti. Beogradi nuk ka pasur asnjëherë vullnet politik për të pranuar shqiptarët për të zgjidhur problemet. Besoj nëse takimi i Uashingtonit dhe Samiti i Parisit sjellin marrëveshjen të ketë edhe një impakt tek shqiptarët e Preshevës.”- tha Kamberi.

Kryesuesi i listës ‘’Lugina e Bashkuar’’: Mandatin e 3-të nuk e kemi siguruar plotësisht, marrëveshjen e Tiranës e bojkotoi një parti shqiptare

Kryesuesi nga kandidatët në listën e unifikuar shqiptare ‘’Lugina e Bashkuar’’ për zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi ka bërë me dije se mandati i 3-të nga shqiptarët deri tani në Preshevë nuk është fituar ende.

I ftuar në ”Real Story” të Sokol Ballës në News24, Kamberi i cili është njëkohësisht kryebashkiak i Preshevës, tashmë është deputet por thotë se po pritet erzultati përfundimtar. Ai shprehet se marrëveshjen e Tiranës e ka bojkotuar vetëm një parti ditën e djeshme në Bujanovc që do të prodhojë vota të humbura ‘nul’ pasi nuk u qëndrua angazhimit të marrëveshjes.

”Jemi në pritje të rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit. 2 mund të shkojnë deri tani në favorin tonë.

Unë vij nga partia për veprim demokratik që ka marrë pjesë rregullisht në zgjedhje. Risia kësaj here është që kemi 5 parti kryesore. Rezultati prej 2 deputetësh e ka arritur edhe vetë në 2014. Angazhimi i Tiranës ishte i mirëseardhur dhe shuarja e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes u arrit kësaj here.

Tradicionalisht Partia demokratike shqiptare nuk kanë marrë pjesë, vetëm në ’92 kanë marrë mjesë me PBD.

Ne marrim pjesë tradicionalishte prej 2007. Pavarësisht miratimit, angazhimi i Tiranës ishte që të përforcoheshim në nivel qëndror. Rritje numerike e deputetëve, pasi mandatin e 3-të nuk e kemi siguruar plotësisht. Në Bujanovc ka disa parti që nënshkruan marrëveshjen e Tiranës. Dje një parti doli hapur për bojkot, dhe do dalin shumë vota nul, pasi nuk patën angazhimin. Aktualisht jam kryebashkiak.”- tha Shaip Kamberi.

“Reforma Zgjedhore është shumë e vonuar”, Rama: Nuk mungon vullneti politik për votën e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Rama tha se për këtë objektiv të veçantë për mazhorancën shqiptare është punuar paralelisht Reformës Zgjedhore dhe nuk mungon vullneti politik për ta realizuar.

Po ashtu ai ka thënë se gjithashtu vota e diasporës është një objektiv strategjik për mjedisin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri por Reforma Zgjedhor aktuale është një proces i vonuar.

”Është diskutimi për hartimin nga shteti shqiptar, që janë me banim jashtë vendit, dhe natyrisht duhet një sqarim mbi procesin e deritanishëm. Faktikisht edhe mbi rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë se sa kjo çështje.

Për këtë arsye, janë ftuar këtu edhe disa prej ministrave të cilët në një mënyrë apo tjetër janë përfshirë në këtë proces, dhe ndërkohë ajo çka dua të them është se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh,.

Së dyti ne kemi punuar në funksion për këtë angazhim paralelisht me procesin politik i cili për shumë arsye është një proces shumë i vonuar për reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe së treti për të nënvizuar që ne as na ka munguar as na mungon për ta realizuar këtë objektiv. Është një objektiv që në këndvështrimin tonë ka rëndësi të veçantë. Një prej objektivave strategjike që lidhen me kornizën dhe mjedisin e zgjedhjeve në Shqipëri. Natyrisht që unë e kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj edhe diskutimet. Më vjen mirë që kontakti me qeverinë drejtpërdrejt nuk ka munguar, si rezultat i angazhimit të ministrit Majko. Më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por është e kapërcyeshme. Për më tutje mendoj që të marrin fjalën të tjerët.

Nëse ju dëshironi të flisni paraprakisht nëpërmjet njërit prej jush, është ok për mua. Kush do të bëjë një përmbledhje, kryetari ynë i grupit dhe i vetë komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore është përsëri ok për mua. Zgjedhja është e juaja.”– tha Rama.

Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, paralajmërimi i Ramës: Mund të shtyhet vetëm në zonat bregdetare

23 qershori do të shënojë fundin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë COVID-19.  Përgjatë tre muajve, Shqipëria ka qenë në masa të rrepta sigurie të diktuara nga koronavirusi, të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljes së bizneseve, shkollave, transportit publik, kufijve, pra në karantinë totale, masa këto të cilat erdhën duke e u lehtësuar.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars, atëherë kur Shqipëria numëronte 5 viktima nga COVID-i dhe 123 të infektuar. Më pas Kuvendi vendosi shtyrjen e saj me dy muaj, deri më 23 qershor me argumentin se me lirimin e masave shtrënguese pritej një rritje e numrit të të infektuarve, siç edhe ka ndodhur, dhe në këtë formë, qeveria do të kishte mundësi për të reaguar.

Ky vendim, u kundërshtua nga opozita, të cilët e cilësuan si një plan djallëzor të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, për të vijuar me tenderat sekret dhe për të kontrolluar qytetarët.

Më herët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por foli për një skenar që kishte të bënte vetëm me shtyrjen në disa zona, ose më konkretisht qytete bregdetare.

Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Ministrave, nisur nga fakti që kjo deklaratë e Ramës u bë në një kohë ku Shqipëria nuk kishte shifra kaq të larta të të infektuarve dhe vdekje në 24 orë.

Meta komenton raportin e Venecias: Dvorani shkaktari i përplasjeve Presidencë-Kuvend

Presidenti Ilir Meta ka analizuar katër pikat më kryesore, siç ai i cilson nga raporti i Komisiomnit të Vendcias, për emerimet në Gjykatën Kushtetuese. për Metën, ‘Venedia’ konfirmoi që ai kishte ët drejtë, dhe se përgjegjës kryesor për ngërçin procedurial ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësië, KED, Ardian Dvorani.

“Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia indivuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, sic e kërkon ligji.

Ceshtja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.

Cështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.

Cështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij. (Paragrafët 99-100).

Unë e mbajta fjalën nuk iu mora shumë kohë, raporti është i gjatë, por këto janë katër pikat thelbësore që sqarojnë raportin e Presidentit, me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet” u shpreh Meta.

Bashkimi bën fuqinë, shqiptarët më të përfaqësuar në Parlamentin e Serbisë

Dita e djeshme shënoi dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi.Fituese u shpall partia e presidentit Aleksandar Vuçiç, me 63.5 përqind të votave ose 180 nga 250 mandate deputetësh.

Por një arritje e madhe që duhet theksuar është se për herë të parë partitë shqiptare garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar.

Kështu, kjo forcë deri më tani ka siguruar 2 mandate deputetësh dhe vijon të jetë ende në garë për një të tretë.

Kjo do të thotë që komuniteti shqiptar tashmë do të jetë më i përfaqësuar në parlamentin serb.

Por ky proces votimi nuk ka ngelur pa u kontestuar nga partitë në opozitë.

Kujtojmë se dhe grupimi më i madh “Aleanca për Serbinë” vendosën të bojkotonin zgjedhjet me pretendimin se nuk ishte një proces i drejtë dhe i lirë.

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç fiton bindshëm

Presidenti i Serbisë dhe udhëheqësi i SNS, Aleksandar Vuçiç iu drejtua zyrës elektorale të partisë së tij për herë të parë pas zgjedhjeve.

“Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kam fituar besim të madh nga njerëzit në kushtet kur pak besuan. Ne morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm. Ne morëm më shumë se dy milion vota, që është absolutisht e paparë”, – tha Vuçiq dhe të pranishmit duartrokitën, duke bërtitur “Serbi”.

Vuçiç deklaroi se SNS fitoi 63.4 përqind, dhe se 64 përqind pritet me vota nga Kosova dhe Metohija.

“Ne dështuam në Moskë, por kjo është arsyeja pse 95 përqind e votave për SNS ishin në Soçi. E vetmja gjë që nuk mund t’ju tregojmë, dhe çfarë do të bëjnë disa njerëz të tjerë nesër, është duke pritur që OSBE të numërojë votat në Kosova dhe Metohija, dhe atje gjithashtu, kemi pasur një pjesëmarrje rekord “.

Ai tha se ata gënjyen popullin se nuk do të kishte një pjesëmarrje të madhe në Kosovë dhe Metohija në zgjedhje.

“Unë jam mirënjohës ndaj njerëzve për përgjegjësinë e tyre dhe që kanë kuptuar se e ardhmja e Serbisë është e rëndësishme për secilin nga ne.”

Sipas rezultateve të Ipsos dhe Cesid, bazuar në 92.8 % të votave të numëruara, tregojnë përqindjen e votave të marra në Serbi, konkretisht: SNS: 62.6 %, SPS-JS: 10.9 %, SPAS – Aleanca Patriotike Serbe: 4.2 %.

Sipas këtyre rezultateve, SNS do të ketë 189 deputetë në parlament, SPS-JS 32 dhe SPAS 12.

Sipas këtyre rezultateve, katër parti minoritare gjithashtu do ta kalojnë pragun.

Nga partitë e pakicave, Aleanca e Vojvodinës Hungareze fitoi potencialisht nëntë vende, Alternativa Demokratike Shqiptare tre, Partia Drejtësi dhe Pajtim tre, dhe SDA dy.

Skip to toolbar