BE: Asnjë penalitet për kalimin e 90 ditëve në Schengen. Greqia: Do zbatojmë urdhërin

Ambasada e Greqisë në Tiranë mesditën e së martës shpërndau një njoftim për mediat, ku binin në sy dy gjëra. E para. fakti se Greqia nuk ndalon askënd që të udhëtojë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. “Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast  Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri” – thuhej në njoftim.

E dyta i përketë zgjatjes së lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme. Por në këtë deklaratë të Ambasadës Greke, nuk përmendej në asnjë moment anulimi i penaliteteve në rast të shkeljes së afatit 90 ditorë, siç tashmë kanë bërë shumë shtete.

Pak orë mas, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook njoftoi se askush nga shqiptarët që ndodhet në Greqi, nuk do të penalizohet për shkelje të këtij afati.

Real Story ka mësuar se Greqia, pavarësisht kërkesave të shumta të dërguar nga pala shqiptare që në nisje të kësaj situate, për anulimin e penalitetit, nuk i është përgjigjur qarte. Një nga argumentet e përdorur nga pala greke është se nuk i takon Greqisë të marr vendime të tilla, pasi bëhet fjalë për Zonën schengen dhe marrëdhëniet me vende të tjera. Dhe si të tilla është Komisioni Europian, ai i cili duhet të marr një vendim. Gje qe ne fakt u prvua kur parlamenti i holandes miratoi pak muaj me pare mocionin e ekstremit te djathte per te kthyer vizat per shqiperine, nje gje qe nuk u mor parasysh nga komisioni europian. Por pavarësisht refuzimit të Greqisë për të dhënë nje pergjigje te qarte, real story ka mesuar se Komisioni Europian ka nxjerre dhe nisur te gjithe vendeve anëtare një udhëzim pikërisht për këtë çështje.

“Për shtetasit e vendeve të cilët udhëtojnë pa viza dhe që janë të detyruar të qëndrojnë përtej afatit 90 ditor, duhet të lëshohet një vizë kombëtare me qëndrim të gjatë ose një leje qëndrimi e përkohshme nga autoritetet kompetente kombëtare. Shtetet Anëtare inkurajohen të mos aplikojne sanksionet administrative ose gjobat për shtetasit e vendeve të treta të cilët nuk kanë mundësi të lënë territorin për shkak të kufizimeve të udhëtimit si dhe kjo te mos cenoje aplikimet e tyre te mevonshme per viza.” – thuhet në udhëzimin e Komisionit Europian.

Por a do ta zbatojë këtë udhëzim Greqia?

Një burim diplomatik pranë Ambasadës Greke në Tiranë ju pergjigj zyrtarisht kështu Real Story: “I gjithë legjislacioni dhe rregullat e zonës Schengen do të respektohet dhe zbatohen nga organet kompetente greke, si gjithnjë”

Nga shkollat e lokalet, tek operacionet, kufizimet pa afat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndryshuar vendimin për masat kufizuese duke hedhur poshtë datën 3 prill për të nxjerrë një urdhër të ri që lë në fuqi masat deri në përfundim të epidemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Me këtë urdhër të ri do të thotë se të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike, grumbullimet masive nuk do lejohen deri në përfundim të epidemisë.

Por cilat janë urdhërat specifikë që ka firmosur Ogerta Manastriliu?

Asnjë aktivitet publik dhe jopublik, në ambiente të hapura apo të mbyllura nuk do të lejohet. Këtu përfshihen të gjitha ato subjekte dhe kategori që u prekën nga urdhri i 8 marsit të muajit të kaluar si bizneset e vogla dhe të mëdha me disa përjashtime, lokalet, restorantet etj.

Shkollat dhe instituconet arsimore do të vijojnë mësimin online pasi nuk do të jetë 3 prilli data e fillimit të shkollës.

Po ashtu edhe klinikat dentare do të jenë të mbyllura pas 3 prillit kurse spitalet publike dhe jopublike nuk do lejojnë të kryejnë operacione kirurgjikale.

Nuk do të lejohen grumbullimet masive në ambientet të hapura dhe të mbylluar kurse siç e paralajmëroi edhe Rama Komisionet e vlerësimit të KEMP-it nuk funksionojnë por qytetarët që nuk kanë mundësi të paraqiten do të vijojnë të marrin pagën e paaftësisë për punë.

Lajm i mirë, shërohen edhe 5 mjekë e infermierë me koronavirus

Edhe 5 personel shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Paga e “luftës”, Rama njofton zgjerimin e paketës gjatë muajit prill: Ja kush përfiton

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një videkonferencë ditën e sotme me bankat për paketën financiare të “luftës”, referuar emergjencës së koronavirusit.

Rama njofton vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë.

Kreu i qeverisë njofton “zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”.

Duke nisur nga dita e sotme 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”.

Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtëpër vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë.

Policia vazhdon kontrollet. U hiqet patenta 20 shoferëve, gjobë ndaj 111 personave dhe 9 bizneseve

Policia e Shtetit njofton se ka vazhduar të bëjë kontrolle, në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Në njoftimin e polivisë, thuhet se në 24 orët e fundit, iu janë hequr patenta 20 personave dhe janë bërë bllokime makinash. Po ashtu, është vënë gjobë 10 mijë lekë ndaj 111 personave.

Janë marrë masa administrative, sipas aktit normative, ndaj 9 bizneseve, që nuk kanë respektuar rregullat e virusit.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 111 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zaloshnja: Kur do ta arrijmë kuotën “Zero” në Shqipëri?

Nga Eduard Zaloshnja

Kur pandemia COVID-19 mbërriti zyrtarisht në Shqipëri në 9 mars (jo-zyrtarisht ndoshta ka mbërritur muaj më parë), shumëkush bënte pyetjen se kur kurba e transmetimit të infeksionit do ta arrinte majën e saj. Si shumë njerëz në vende të ndryshme të botës, në ditët e para iu referuam kurbës kineze të epidemisë, e cila e kishte arritur majën (e madje kishte filluar të zbriste), kur kurba tek ne sapo e kishte filluar ngjitjen.

Në qoftë se në ditët e para pikëpyetja ishte se kur do ta arrinim majën e kurbës (personalisht jam marrë intensivisht me llogaritjet statistikore për parashikimin e saj, bazuar në përvojën paraardhëse të Kinës, Italisë, Spanjës, Greqisë etj.), tani pikëpyetja është se kur do ta arrijmë kuotën “Zero” të rasteve të reja ditore në Shqipëri.

Duke filluar nga 25 marsi (kur zyrtarisht patëm 28 raste të reja ditore me COVID-19), trendi i rasteve ditore ka qenë në ulje (Grafiku 1). Po kur do ta arrijë ai kuotën “Zero”?

Këtu mund të thërresim në ndihmë modelet statistikore të institutit italian “Einaudi Institute for Economics and Finance” dhe atij grek ACG (dy vende fqinje me kulturë të ngjashme mesdhetare), të cilët kanë llogaritur përafërsisht koeficientin e pjerrësisë së kurbës në rënie të rasteve të reja ditore respektive.

Sipas Institutit Einaudi, koeficienti mesatar i pjerrësisë të kurbës italiane të rasteve të reja zyrtare do të jetë 0.824 (+/-0.026) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Itali, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 39 ditë (+/- 4 ditë). Pra, rreth datës 8 maj (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Itali (sipas Institutit Einaudi).

Sipas institutit grek ACG, koeficienti mesatar i pjerrësisë të kurbës greke të rasteve të reja zyrtare do të jetë 0.711 (+/-0.019) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Greqi, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 17 ditë (+/- 4 ditë). Pra, rreth datës 17 prill (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Greqi (sipas Institutit ACG).

Duke kombinuar algoritmat e përdorur nga institutet Einaudi dhe ACG, si dhe duke faktorizuar moshat mediane të popullsisë së tre vendeve, bëra llogaritjen e  koeficienti mesatar të pjerrësisë së kurbës shqiptare të rasteve të reja zyrtare – ai do të jetë 0.691 (+/-0.017) në javët në vazhdim. Kjo do të thotë se, duke u nisur nga kuota më e fundit në Shqipëri, deri në kuotën “Zero” të rasteve të reja zyrtare, do të kalojnë 15 ditë (+/- 3 ditë). Pra, rreth datës 15 prill (plus/minus pak ditë),pritet të mos ketë më raste të reja zyrtare me COVID-19 në Shqipëri (Grafiku 2)

Koronavirusi, MSH: 259 të prekurve, 67 të shëruar, 15 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se janë 16 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 259.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste

-Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Dërgimi i “bluzave të bardha”, Lela nga Milano: Përmirësim imazhi

Gazetari Alfred Lela në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një përmirësim imazhi dhe se është një tjetër urë me Italinë.

Për rastin e Qazim Ismailit, Lela shpreson që mos jetë i vërtetë lajmi që ai nuk ka lidhje me fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë por është pompist pasi do të ishte një goditje për shqiptarët që jetojnë në Itali.

Sipas Lelës Shqipëria ka nevojë për përmirësim imazhi dhe ajo që bëri qeveria shqiptare për Italinë është jo gjest por akt dhe jehona vijon ende në Itali.

”Po përmirësohet me pikatore por mirëpritet dhe është një hap më afër shpresës. Dashtë zoti sa më shpejt.

Jo, patjetër jehona vazhdon në fakt edhe sot kryeministri ishte me kanalin 5. Unë ndjek edhe këtu mjekët me mamanë time. Është imazh public shumë i mirë. Duhen falenderuar mjekët dhe sensi i solidaritetit. Në u dashtë të falenderojmë dhe kryeministrin Rama. Unë kam rezervat e mia për të por nuk është nata.

Nuk është gjest është akt. Hedh një urë tjetër përtej Adriatikut në marrëdhënie të trazuara port ë sunduara nga dashuria. Kjo është një mirënjohje.

Shiko, unë nuk e komentoj do ta komentoj, di një gjë që kolegëve të mi tek Politiko i kam thënë mos e publikojnë pa e konfirmuar. Duke marrë gjithë këtë kujdes në Itali për mamanë time do më bënte të ndihesha keq që lajmi do ishte i vërtet. Do doja që ai zotëria të ishte vërtet nga fusha e shëndetësisë.

Ka sublimen brenda saj. Ja kam kërkuar kolegëve të mi me dy burime. Duke uruar gjithmonë si shqiptar, human që mos jetë e vërtetë. Dua të them që shumë prej nesh mund të kemi bërë punë të tjera që nuk janë të lidhura me këtë që po bëjmë apo me ato të lidhura me shkollën.

Unë nuk i shoh dëshmitë. Po të besoj ty dhe nëse dëshmitë janë atëhere lajmi është i rremë, I fabrikuar ose politik. Nuk mund të jenë të dyja. Shpresoj mos jetë e vërtetë sepse do të ishte goditje nën brez ose mbi brez jo për mua por për shqiptarët në Itali që jetojnë. Kemi nevojë për imazh të mirë.”- tha Lela.

Kur do mbarojë makthi COVID19? Zv.Ministrja e Shëndetësisë në RealStory: Ja çfarë thonë ekspertët tanë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në një lidhje me “Skype” në emisionin Real Story, në News24, se askush nuk e di kur do të marrë fund makthi i krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Ajo u shpreh se ekspertët epidemiologë theksojnë se kurba jonë e përhapjes së rasteve është një kurbë që fatmirësisht nuk ka marrë pamjen që mori në Itali apo në vende të tjera.

Zv.ministrja theksoi se ka frikë për shqiptarët që po riatdhesohen tani nga jashtë, të cilët sipas saj, duhet patjetër të vetëkarantinohen.

Pjesë nga intervista:

Kur do mbarojë ky makth?
Këtë pyetje ja bëjmë çdo ditë vetes. Ekspertët tanë epidemiologë kanë bërë dhe ata modelet e tyre, na mësojnë që kurba jonë e përhapjes së rasteve është një kurb që fatmirësisht nuk ka marrë pamjen që mori në Itali e vende të tjera. Kjo për shkak të masave që u morën që herët. Rastet janë të importuara nga jashtë. Rastet që janë tani, janë ato të transmetimit komunitar, pra raste që i transmetojmë ne vetë te njëri-tjetri, ndaj është shumë i rëndësishëm distancimi social, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar atë. Unë kam një frikë me njerëzit që po vijnë nga jashtë. Ata duhet patjetër të respektojnë masat e vetëkarantinimit.

Pse nuk i karantinon qeveria?
Edhe rekomandimet e OBSH janë që ata fare mirë mund të vetëkarantinohen, sepse mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve. Është në gjë që njerëzit duhet ta kuptojnë. Transmetimi komunitar mund të ndalet vetëm duke respektuar masat e rrepta.

Sot pësoi rritje, kur ju thoni që është e sheshtë…
Nuk mund të gjykosh me numra të vegjël për probleme kaq të mëdha. Përqindja me testimet është pak a shumë ajo. Nëse testohen 140 raste, ato janë të dyshuara. Do vijë një moment kur të gjithë do të shërohen dhe nuk do të ketë më të infektuar.

Pse kemi kaq shumë vdekje nga COVID 19?

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuara e radhës në emisionin “Real Story” në News 24. Ajo iu përgjigj pyetjes se pse koronavirusi ka shkaktuar kaq shumë viktima në vendin tonë, duke sqaruar një dukuri të re, të vënë vënë re në vdekjet e fundit, që koronavirusi nuk dëmtonte vetëm mushkëritë e pacientëve, por edhe muskulin e zemrës, apo enët e gjakut.

Perqindja
Skip to toolbar