Vendimi i Metës për të anuluar zgjedhjet, plas ironia në rrjetet sociale

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit ka shfrenuar imagjinatën e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë krijuar një sërë memesh, që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Një ndër to është zgjedhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka përzgjedhur si më ‘pikanten’ dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Në të, Lulzim Basha shfajësohet para kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk ka pasur ndikimin në vendimin e presidentit, dhe se të gjithën e ka bërë Monika Kryemadhi, që është bashkëshorte e tij.

https://www.instagram.com/p/ByfB0cXpVqD/?utm_source=ig_web_copy_link

Më poshtë mund të gjeni disa nga memet më pikante që qarkullojnë në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/realstory.al/videos/676308896132359/?epa=SEARCH_BOX
Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Rama paralajmëron shkarkimin e Metës: Por, prisni prapë “çmenduri”

Kryeministri Rama ka bërë një paralajmërim të fortë për Presidentin Meta, ku të dielën nga Burreli ka deklaruar se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij.

Në takimin elektoral me simpatizantët e PS në Burrel, teksa prezantonte kandidatin Agron Malaj, Kryeministri Rama është shprehur se dekreti i presidentit është një akt nul dhe nuk i ndalon zgjedhjet e 30 qershorit.

“Dje papritur u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbajtur atje në rrugë, presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasjes, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s’ka më turp dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti shpëtimtar i opozitës nuk është çmenduria e fundit, do ketë edhe gjëra të tjera. Do apo s’do Saliu, do apo s’do fallxhorja, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor. Kushtetuta nuk është filxhan që e rrotullon nga të duash. Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete, që do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për bashkitë. Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki, por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet. Ilir Meta mund të bëjë një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës, por kjo është e palogjikshme”, tha Rama nga Burreli.

Nuk dihet nëse ky paralajmërim i Ramës i paraprin një kërkese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Shkelja e Kushtetutës është një nga pikat e parashikuara në Kushtetutë, ku Partia Socialiste mund të kërkojë shkarkimin e Presidentit. Për shkarkimin e Presidentit Meta duhet një propozim me të paktën ¼ e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe duhet të votohet me të paktën nga 2/3 e deputetëve të parlamentit.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Vendimi i Metës, nul, “vetëflijim”, për listë e faqe të zezë

Vendimi i Metës pak minuta para protestës, fjalët që zgjodhi, parulla që e mbylli letrën e tij, janë vetëm ngjyrimi politik i aktit të tij: bashkimi de facto me aksionin 5 mujor opozitar, i cili deri dje nuk kishte prodhuar asnjë negociatë, por vetëm destabilitet. Akti i Metës erdhi në momentin e duhur për opozitën, e goditur keq nga ndërkombëtaret, veçanërisht amerikanët, e paralajmëruar si lidership se nëse prish zgjedhjet, do futet në listë të zezë. Me aktin e Metës, ata formalisht shpëtojnë, se s’kanë çfarë prishin. Por a është tamam kështu? Më poshtë janë disa argumente kushtetuese, ligjorë, politikë por dhe logjika siç ka qejf Meta t’i quajë se veprimi i tij është gabim fatal, që prodhon destabilitet, që është nul, që përbën argument për impeachment dhe me e keqja për të, futje në liste te zezë amerikane. Palmer e paralajmëroi këtë kur tha se “ata që prishin zgjedhjet do futen në listë të zezë”. Ja disa argumente më poshtë se Meta me veprimin e tij nuk i çdekretoi zgjedhjet (s’e bën dot) por tentoi t’i prishë ato (gjë që prapë e ka të pamundur). Por akti i quhet, dhe tani duhet të bëjë llogaritë me amerikanët.

Por cilat janë argumentet kundër asaj që bëri Meta?

1. Kushtetuta

Neni 92/gj i Kushtetutës:

Presidenti cakton datën e zgjedhjeve.

Neni 10 i kodit zgjedhor:

Mandati i të zgjedhurve të pushtetit lokal MBARON në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë, të vitit të katërt, pas datës së shpalljes së rezultatit nga KQZ.

Dhe nuk është si Kuvendi që qëndron në detyrë derisa zgjidhet i riu.

Lokalëve iu mbaron mandati me datë të përcaktuar. KQZ ka nxjerrë njoftimin përfundimtar në 10 gusht 2015. Sipas Kodit Zgjedhor, më 11 gusht të zgjedhurit e mëparshëm ikin. Nëse rrinë shkelin ligjin. Sigurisht Rama i ka votat në Kuvend për të ndryshuar Kodin dhe zgjatur mandatin bashkiakëve aktualë. Por socialistët treguan të shtunën se për ta ka zgjedhje në 30 qershor.

Presidenti nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese ku ta mbështesë aktin që ka deklaruar që do nxjerrë të hënën.

Termi “dekretim”, nuk ekziston fare në asnjë dispozitë kushtetuese dhe as te ndonjë ligj tjetër.

Kështu nuk ka “çdekretim nga emërimi”, por ka “dekret për emërim” dhe/ose “dekret për shkarkim/lirim”.

Kushtetuta nuk është letërsi, ku mund të thuash “nderim” apo “çnderim”. Sjelljet e padenja ndaj Kushtetutës “çnderojnë” vendin, duke e klasifikuar në një republikë bananesh, ku Presidenti përdor postin si të jetë pronar i Kushtetutës dhe jo qen roje i saj.

Presidenti, caktimin e datës e bëri në konsultë me kryetarët e grupeve parlamentare, sepse kështu e kërkon zakoni kushtetues, që është pjesa e pashkruar e të drejtës kushtetuese, por që ka të njëjtën fuqi ligjore si kushtetuta.

Pra kur nxori dekretin për caktimin e datës, iu referua jo vetëm Kushtetutës, por edhe zakonit kushtetues. Nuk mundet sot të themi që “aq ia pret atij nga Kushtetuta”.

2. Kodi i Procedurës Administrative

Presidenti kur ka nxjerrë dekretin për datën e zgjedhjeve e ka konsumuar referimin e nenit 92/gj për këto zgjedhje.

Nxjerrja e dekretit ka sjellë pasojat e veta për KQZ dhe të gjithë me radhë, partitë politike, individët, etj.

Në këtë kuptim, letra që do nxjerrë presidenti të hënën (nëse e nxjerr), është e pavlefshme sa kohë nuk përbën akt që mund të sjellë pasoja, për shkak se është  absolutisht i pavlefshëm.

Kodi i Procedurave Administrative e parashikon qartë cilësimin e një akti si absolutisht të pavlefshëm.

Neni 108 i Kodit të Procedurës Administrative vlerëson si akte absolutisht të pavlefshme aktet e nxjerra në kundërshtim me kompetencat e parashikuara.

Dhe jo vetëm kaq, por vlerëson si të dënueshëm ekzekutimin e një akti të tillë nga personat që marrin dijeni mbi të.

3. Lista e Zeze Amerikane

Palmer deklaroi që kush tenton të prishë zgjedhjet do përballet me sanksione.

Presidenti e ka anunçuar dje tentativën për prishjen e zgjedhjeve. Nëse të hënën nxjerr një letër të cilën e quan “dekret” apo “çdekret”, ai praktikisht  konsumon një akt për të cilin ndaj tij duhet të shpallen sanksionet.

4. Një vendim i njëanshëm vetëm politik

Mandati i të zgjedhurve lokalë është i datuar. Presidenti, jo vetëm që po tenton të “çdekretojë” datën e zgjedhjeve, por nuk e bën këtë duke dekretuar një datë tjetër. Thjesht thotë: S’ka zgjedhje më 30 Qershor. Njësoj si Luli. Edhe Luli këtë thotë. As Meta as Luli nuk thonë se kur ka zgjedhje. Thonë: Më 30 qershor s’ka. Praktikisht synohet që vendi të mbetet pa pushtet lokal.

Arsyetimi pastaj se po e bën për të mbrojtur pluralizmin është injorancë. Pluralizëm do të thotë: Liri e krijimit të partive politike mbi bazë bindjesh politike. Demokraci do të thotë: Liria e partive politike për të konkurruar në zgjedhje.

5. Puç shtetëror drejt një 1997 “teknike”

Pluralizmi është instrumenti i sovranitetit popullor që ushtrohet nëpërmjet zgjedhjeve dhe që materializohet nëpërmjet sovranitetit parlamentar (të dyja parime themelore kushtetuese). Duke “çdekretuar” datën e zgjedhjeve presidenti tenton t’i heqë popullit të drejtën që ai të ushtrojë sovranitetin me votë.

Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, është atentat ndaj sovranitetit sepse synoi t’i heqë popullit të drejtën të ushtrojë sovranitetin. Pluralizëm pa zgjedhje dhe pa parlament nuk ka. Kjo është Teoria e Sovranitetit. Teoritë e tjera nuk janë flori, janë monedha kallp. Pluralizmit nuk i shërbehet duke dalë nga sistemi, por duke iu bindur sistemit. Presidenti nuk mbron pluralizmin, thjesht po i shërben krizës. Presidenti që i shërben krizës shkel detyrën kushtetuese, thyen betimin që ka bërë para sovranit, çnderon vetveten. Pluralizmi i presidentit e ka emrin kaos dhe anarki.

5. Dorëheqje ose shkarkim

Meta për mesazh mund të djegë mandatin e vet, siç bëri bashkëshortja e tij, po jo mandatin e popullit.  Dikur kërkoi të fuste në kolaps qeverinë me mosdekretimin e ministrave.

Pranimi i skenarit me “çdekretim” fut në kolaps pushtetin vendor.

Pushtetit vendor po i mbaron mandati katërvjeçar dhe mandati duhet ripërtërirë nga populli. Data e fundit për këtë është data 30 qershor. Mandatin e kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë e ka në dorë vetëm populli. Ai ripërtërihet vetëm me zgjedhje. Nuk ripërtërihet as me dekret dhe as me marrëveshje partish. Këtë e thanë edhe ndërkombëtarët. Të presim se çfarë ata do të thonë. Ka gjithmonë mundësi teorike që ata ta kundërshtojnë vetveten. Aq mundësi sa Asteroidi të godasë Tokën më 9 shtator. Por nëse flasin siç kanë folur dhe “çdekretojnë” çdekretimin e Metës, ai humbet çdo terren moral, politik për të qëndruar në atë post dhe me shumë gjasë do japë dorëheqjen dhe do t’i bashkohet edhe fizikisht protestës së radhës së opozitës. Në këtë mënyrë i shpëton procesit të shkarkimit kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

6. Një dekret që s’vlen as për KQZ

Gjithsesi tani është fakt që Meta do të nxjerrë aktin që ka paralajmëruar. Dhe ndoshta më e mira është pastaj menjëherë të mblidhet pa humbur kohë KQZ. Nëse ajo nuk “çmendet” ligjërisht si presidenti, e merr në shqyrtim dekretin, konstaton pavlefshmërinë absolute, për shkak se akti ka dalë në kundërshtim me kompetencën dhe në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe *të refuzojë zbatimin*.

Kështu dekreti nuk ngelet më në ajër. Nuk ka më debat, ka apo s’ka dekret (si ai për ministrin e jashtëm që ende sot nuk bëhet publik). Akti i “çdekretimit” bëhet fakt dhe provë për çdo proces publik kushtetues, ligjor apo penal.

Por Shqipëria është vend demokratik dhe si tillë i jep presidentit, apo partive të tjera të drejtën për t’u ankuar ne kolegj. Këtu Presidenti ka të vetmen mundësi që të marrë një vendim për “çdekretimin”. Duke hyrë gjithsesi në histori si një kryetar shteti që përdor një Gjykatë Apeli në vend të asaj Kushtetuese për të ligjëruar vendimet e tij.

Gjithsesi presidenti ka dhe një tjetër lëvizje që (larg qoftë) nëse e ushtron, pamundëson zgjedhjet në 30 qershor. Nëse vetëflijohet (siç ka paralajmëruar) një ditë më herët se 30 qershori, detyron parlamentit të mblidhet dhe të shpallë ditët e zisë kombëtare. Kështu zgjedhjet do të shtyheshin me 1 javë.

Sigurisht paragrafi i fundit është pak cinik dhe humor i zi. Ilir Meta nuk ka pse vetëflijohet pasi si politikan është biologjikisht i ri dhe i fuqishëm për të vazhduar betejën kundër Edi Ramës. Gjithashtu ai s’ka pse shqetësohet për të mbajtur fjalën e dhënë. Shqipëria sot nuk ka më president.

Ai s’ka nevojë as të dorëhiqet, të shkarkohet apo të “vetëflijohet”. Ilir Meta e flijoi postin e Presidentit që e deshi aq shumë që në 2009-n. Thotë sepse e do Shqipërinë si gjithë Europa. Me siguri e ka fjalën për Moldavinë.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Xhaçka: Zgjedhjet nuk i ndal opozita as me molotov dhe as me krerët e saj në Presidencë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli nga Burreli lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit. Ajo tha se zgjedhjet nuk mund t’i ndalojë as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë.

“Nuk ka pasur asnjëherë një dallim mes asaj që përfaqësojmë ne dhe ata. Këto nuk janë thjeshtë zgjedhjet lokale, por një referendum për t’i dhënë fund tranzicionit. Një grup i vogël politikanësh kanë vënë para interesat e tyre. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, jo se e tha kryeministri, por sepse e parashikon Kushtetuta. Këtë nuk e ndal dot as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë”, tha Xhaçka.

PD mbron Metën dhe paralajmëron Ramën: Më 30 qershor nuk ka votime

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Presidentin Meta për shfuqizimin e dekretit, duke shtyrë datën e zgjedhjeve, pasi sipas kësaj force politike vendi po shkonte në konflikt civil, ndërkohë që ka paralajmëruar Ramën se nuk do të lejohen votime më 30 qershor. Ish-deputeti i PD, Edi Paloka thotë se vendimi i presidentit për anulimin e zgjedhjeve lokale është ndërmarrë për shkak se vendi po shkonte drejt një konflikti civil, megjithëse nuk përmend nëse është vendim në përputhje me Kushtetutën, apo e cenon atë. Madje, sipas Palokës, nga ky vendim është përfiton më shumë Rama. Paloka këmbëngul se më 30 qershor nuk do të ketë as zgjedhje as votime, duke lënë të kuptuar se shqiptarët janë gati për çdo lloj skenari nëse kryeministri përpiqet t’i mbajë zgjedhjet.

“Vërtete nuk kupton apo Ben sikur…Vendimi i Presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve kuptohet qe është ndërmarrë kur dukej qartë se vendi po shkonte drejt një konflikti civil të pashmangshëm. Po ai që përfiton më shumë nga ky vendim në fakt është Edvini. Nuk e kupton apo bën sikur nuk kupton?! Zoti ia shtoftë inatin dhe budallallëkun”, shkruan Paloka. Madje, ai vijon edhe më tej, duke paralajmëruar PS-në se me 30 qershor nuk do të ketë votime, ndryshe, ai “kërcënon” se shqiptarët janë gati. “Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime! Për çdo gjë tjetër që do kërkojë Edvini, shqiptarët janë gati”, shkruan Paloka.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2144224295875545&set=a.1766340456997266&type=3

Basha nuk flet për protesta: 30 Qershori ra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar të dielën, duke deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar, por ndryshe nga herët e tjera që në mbyllje të protestës, njoftonte protestën e radhës, këtë herë duket se është tërhequr nga protestat. Duket se dekreti i Presidentit para protestës së djeshme e ka qetësuar opozitën, pasi edhe nga kampi i LSI, ende nuk ka asnjë deklaratë për protesta.

Në një mesazh në Facebook, Basha, duke hedhur një album me foto nga protesta e shtunës, ka deklaruar se beteja e PD do të vazhdojë, por pa dhënë një datë për protestën e radhës.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan! Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, ka deklaruar Basha.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Veliaj nga Baldushku: Shfuqizimi i dekretit është akt nul, i pavlefshëm

Kreu i Bashkisë Tiranë ka deklaruar sot nga Baldushku, ku ka zhvilluar takime elektorale se Shquzimi i dekretit nga Presidenti është akt nul dhe zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.

 “Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata. Në datën 30 qershor, ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shën Gjergji, Zallbastari, Zall Herri do të shkojnë drejt fitores për Tiranën që duam. Pala tjetër është në pikë të hallit. Këtu ka qenë Baldushku gjithmonë, s’ka ardhur ndonjëherë as Luli, as Saliu, as Iliri, se nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Thonë të vijnë njerëzit tek ne në Bulevard dhe njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik, ndaj, theksoi Veliaj, në 3 qershor qytetarët dhe ata të gjithë Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinjë të bashkive dhe për të vijuar rrugën e nisur të zhvillimit. 

 “Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Vlorë, pranga 57-vjeçarit me 12 kg kanabis

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi dyshohet se është poseduesi i 12 kg kanabis, që janë gjetur në një banesë në Vlorë.

Burimet zyrtare të policisë thanë se në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar 12 kilogramë kanabis.

Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale, duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçarin A. M.

Makina bie në kanal, plagosen nënë e bijë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Një mjet me të cilin udhëtonte një familje, e cila po kthehej nga Mali i Zi ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur nëna dhe e bijë.

Makina doli nga rruga në vendin e quajtur Dobraç, duke përfunduar në kanal, ndërkohë që mësohet se nëna dhe vajza e saj tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Vendimi i Metës, PS nuk e ndal fushatën

Anulimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta nuk i ka ndalur përfaqësuesit e mazhorancës në fushatën elektorale, ku pavarësisht se është ditë e diel, kandidatët kanë lajmëruar që në mëngjes se sot do të vijojnë takimet elektorale siç ishin planifikuar, duke i qëndruar deklaratës së Ramës, i cili iu përgjigj Metës nga Berati, kur tha se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor.

I pari që ka bërë njoftim nëpërmjet rrjeteve sociale ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili ka postuar foto me shtabin elektoral në Divjakë, që po punojnë për zgjedhjet.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës ka postuar një foto me disa fëmijë, ku shkruan se “bëhet fjalë për brezin e së ardhmes, jo për zgjedhjes e radhës”. Madje, ai ka planifikuar të dielën takime elektorale në Baldushk.

Po ashtu edhe kryeministri Rama pritet që të jetë të dielën paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytetet, megjithëse ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga zyra e kryeministrisë.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?
Skip to toolbar