Cikloni “Chido” bilanc shkatërrimtar në ishullin francez, dyshohet për mbi 1 mijë viktima

Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit pasi territori, në brigjet e Afrikës Lindore, u godit nga një ciklon gjatë fundjavës.

Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph), me më të varfrit që jetonin në fshatra të varfra veçanërisht të goditura.

“Numri i të vdekurve mund të arrijë “afër një mijë apo edhe disa mijëra”, deklaroi prefekti i ishullit, Francois-Xavier Bieuville.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau po udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar 110 që janë tashmë atje.

Londër-New York për 54 minuta? Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit 16 mld paund

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, synon të realizojë projektin për lidhjen e Londrës dhe Nju Jorkut në vlerë 16 miliardë paund.

Trenat mund të lëvizin me shpejtësi 4800 km në orë në një tunel nënujor hipersonik që lidh Britaninë e Madhe me Shtetet e Bashkuara.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, synon të realizojë projektin për lidhjen e Londrës dhe Nju Jorkut në vlerë 16 miliardë paund.

Multimiliarderi prezantoi konceptin në vitin 2013, dhe themeloi kompaninë Boring, e fokusuar në teknologjinë e tunelit, e cila do të funksiononte duke krijuar një vakum brenda tij dhe duke përdorur automjete nën presion.

Trenat nuk do të përballeshin me rezistencë ajri brenda tunelit. Në teori, ata mund të arrijnë shpejtësi shumë më të larta se trenat konvencionale. Kapsulat që lëvizin përgjatë strukturës teorikisht mund të arrijnë shpejtësi mbi 4800 km në orë.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë një udhëtim midis dy qyteteve të mëdha do të zgjaste 54 minuta. Provat e teknologjisë janë duke u zhvilluar në Indi dhe Kinë, me plane për ta integruar në sistemet e tyre hekurudhore me shpejtësi të lartë në mbarë vendin.

Propozimet për një tunel janë ende të paqarta. Ndërsa disa kanë sugjeruar një rrugë nën dyshemenë e oqeanit, të tjerë kanë favorizuar shtyllat ose një tub lundrues, të mbajtur në vend nga kabllot e bashkangjitur në fundin e oqeanit.

Kujtojmë, lidhja midis Britanisë dhe Francës mori mbi gjashtë vjet për t’u ndërtuar. Nëse tuneli transatlantik do të ndërtohej me të njëjtën shpejtësi, do të duheshin 782 vjet.

FNA kërkon largimin e Artan Grubit nga Universiteti i Tetovës! “Non Grata” Argita Berisha vazhdon të ligjërojë në Tiranë

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon largimin nga auditorët e Universitetit të Tetovës të ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Kërkesa e forumit vjen pas përfshirjes së Grubit në listën “Non Grata” të SHBA-së.

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u detyrua të tërhiqej nga çdo funksion shtetëror dhe politik. Tani i kërkohet të mos ligjërojë më në universitet. Sipas Forumit për Ndryshime në Arsim, Artan Grubi ka shkelur çdo parim të ndershmërisë dhe prezenca e tij në radhët e profesorëve komprometon vlerat themelore të integritetit akademik.

E njëjta kërkesë nuk erdhi kurrë nga forumet shqiptare apo institucionet që drejtojnë arsimin në Shqipëri. Argita Berisha vazhdon e pashqetësuar të ligjërojë në auditorët e Universitetit të Tiranës, edhe pse është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forumi për Ndryshime në Arsim në Maqedoninë e Veriut vlerëson se me ligjërues si Artan Grubi, mesazhi që u dërgohet studentëve është se ata mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse shkelin mbi çdo vlerë.

“Arsyeja pse Artan Grubit nuk duhet t’i riaktivizohet pozita si profesor në drejtimin gazetari në UT është sepse vlerat e tij si profesor dhe integriteti i tij amerikan janë të komprometuar për vet faktin se gjendet në listën e zezë amerikane për korrupsion të theksuar dhe përzierje në gjyqësor. Ai nuk mund të jetë shembull për studentët dhe s’mund të ligjërojë përveçse përhapjes se si bëhet korrupsion në vend”, tha Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Nga Forumi për Ndryshime në Arsim thonë se Grubi është në proces të marrjes së titullit docent në fakultetin juridik, drejtimi gazetari. Ata kërkojnë që UT-ja t’ia refuzojë këtë kërkesë.

“Ka kërkuar, ka filluar procesin për avancim në thirrjen akademike docent, e njëjta nuk duhet t’i procesohet dhe t’i pranohet për faktin se do të vendoset një precedent shumë negativ në të ardhmen për institucionet arsimore pasi do t’u bëjmë me dije studentëve dhe të rinjve në vend që mundemi të kemi sukses në vend, vetëm nëse mund t’i korruptojmë gjykatësit e prokurorët dhe nëpërmjet ryshfetit mund t’i arrini të gjitha qëllimet që keni në jetë. Ri-inkuadrimi i tij në UT do t’i demotivojë studentët dhe do ta normalizojë sjelljen korruptive të një personi, konkretisht Artan Grubit, në shoqërinë tonë”, shtoi Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Të njëjtën kërkesë si të studentëve e kanë edhe partitë shqiptare në pushtet. Nga VLEN thonë se Universiteti i Tetovës, i ndërtuar me sakrificën e popullit shqiptar, duhet ta mbajë larg Artan Grubin, pasi ai ka keqpërdorur pozitën e tij nga shërbyes publik dhe është shndërruar në shërbyes të Sasho Mijallkovit.

“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve. Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të edukohen dhe të formohen nga figura që janë shembuj të ndershmërisë, profesionalizmit dhe integritetit. Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi, nuk mund të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi”, thonë nga VLEN.  Në reagimin e tyre, partitë shqiptare në pushtet thonë se personazhi i fundit në listën e zezë, Artan Grubi, nuk mund të amnistohet me një status në Facebook ku thotë se tërhiqet nga jeta publike. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

Shkatërrimi i cisternave ruse me nafte, Kievi akuza Moskës

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Moskën për pakujdesi pasi shkatërrimit të cisternës ruse me naftë në ngushticën Kerch, e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Moska në vitin 2014.

 Zëdhënësi i marinës së Ukrainës, Dmytro Pletenchuk deklaroi se Rusia shkeli rregullat.

Këto janë cisterna mjaft të vjetra ruse. Nuk mund të shkosh në det në një stuhi të tillë. Rusët shkelën rregullat e funksionimit. Rezultati është një aksident”, tha ai.

Cisterna mbante 4,300 ton naftë të rëndë të shkallës së ulët, e njohur si mazut. Një nga 15 anëtarët e ekuipazhit humbi jetën në incident, ndërsa 11 të tjerë u dërguan në spital.

Menjëherë pas këtij incidenti, u zbulua se një cisternë e dytë, Volgoneft 239 132 metra, e përmbytur.

Ministria ruse e emergjencave tha më vonë se ishte përmbytur 80 metra larg bregut pranë portit të Tamanit në skajin jugor të ngushticës Kerç, e cila kalon midis Rusisë kontinentale dhe Krimesë së pushtuar.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të ngrejë një grup pune për t’u marrë me operacionin e shpëtimit dhe për të zbutur ndikimin e derdhjes së karburantit.

Rama nesër në Bruksel, kryeson delegacionin shqiptar në konferencën e tretë ndërqeveritare me BE

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të martën (17 Dhjetor).

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e 6-të që përfshin Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp pas konferencës ndërqeveritare. Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

Grupkapitulli për politikën e jashtme pritet të finalizohet në një kohë të shkurtër, pasi vendi ynë ka treguar vullnet maksimal për të njehësuar vendimmarrjen me Brukselin, në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë, si dhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht , ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Në këtë ritëm të shpejtë në negociata, vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë, si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Ndërkohë të mërkurën, Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i KE, Antonio Costa, e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.

U ekzekutua me plumb në kokë në Athinë, policia heton motivet e atentatit ndaj Irakli Davellas

“Llogari të hapura” nga e kaluara apo aktivitet i paligjshëm i viteve të fundit? Çfarë fshihet pas?  Kjo është pyetja që oficerët e departamentit të vrasjeve në Athinë po përpiqen t’i japin përgjigje që prej ditës së djeshme, pas ekzekutimit mafioz të Irakli Davella dhe plagosjes së mikut të tij Edi Lolo.

Atentati u shënua mesditën e 15 dhjetorit 2024 jashtë ambienteve të një lokali në lagjen Thrakomakedones. Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella, 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. 

Viktima, baba i dy fëmijëve me origjinë nga fshati Mesopotami i Sarandës, dukej se kishte lënë pas të shkuarën e tij të paligjshme, por askush nuk mund të jetë i sigurt për këtë.

“Kanë kaluar shumë vite që nga viti 2011, kur emri i tij u përfshi në një dosje që lidhej me raste zhvatjeje, mashtrimi dhe falsifikimi. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishim asnjë informacion që ai po vazhdonte jetën e tij të paligjshme,” tha një oficer i përfshirë në çështje.

Në vitet e fundit, 47-vjeçari raportohej si pronar i një kafeneje në zonën Agios të Peristerit, ndërsa kafeneja në Thrakomakedones, ku ndodhi ekzekutimi, ishte një vend që ai frekuentonte shpesh.

Duket se autorët ishin në dijeni të këtij zakoni të tij dhe për këtë arsye zgjodhën pikërisht këtë vend për të kryer krimin.

Sipas informacioneve të ‘zougla.gr’, që nga mesdita e djeshme, një sërë të dhënash për viktimën kanë mbërritur në katin e 11-të të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës, të cilat po kontrollohen dhe vlerësohen.

Ndërkohë, hetimet për gjetjen e makinës së vjedhur Polo, që autorët përdorën për të arritur në pikën qendrore të veri-lindjes së Atikës dhe më pas për t’u zhdukur, janë në vazhdim.

Pavarësisht përpjekjeve, makina ende nuk është gjetur. Rruga e arratisjes së autorëve është një element i rëndësishëm për ecurinë e hetimeve dhe identifikimin e tyre.

Nga ana tjetër, 44-vjeçari që ndodhej me viktimën vazhdon të jetë i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit KAT, me një plagë të rëndë plumbi në kraharor.

Nga hetimet e autoriteteve rezulton se i plagosuri nuk ka qenë kurrë i lidhur me ndonjë aktivitet kriminal, duke ngritur mundësinë që edhe ai mund të ketë qenë objektivi i sulmit, dhe jo 47-vjeçari.

Mjekët thonë se gjendja e tij është kritike dhe do të duhet shumë kohë përpara se ai të mund të japë një deklaratë për policinë.

Bizneset e Irakli Davella

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar./zougla.gr/

Si Rusia po stërvit fëmijët ukrainas të luftojnë kundër vendit të tyre

Rusia po e përdorë një organizatë rinore ushtarake, Yunarmia, për të strehuar adoleshentët besnikë në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe për t’i përgatitur ata për të luftuar në luftën e Moskës kundër vendlindjes së tyre.

Zhvillimi i Yunarmias mes pushtimit në shkallë të plotë dëshmohet edhe nga dokumente të papublikuara më parë nga autoritetet pushtuese ruse, të cilat janë marrë në posedim nga grupi i hakerëve ukrainas, KibOrg, grup që ia ka dhënë këto dokumente, njësisë hulumtuese të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat, dhe partnerëve të tij medial.

Yunarmia, apo Ushtria Rinore, u krijua më 2016 me iniciativën e ministrit të atëhershëm rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kjo organizatë thotë se ka 1.3 milion anëtarë. Fëmijët, nga mosha 8-vjeçare, mund t’i bashkohen kësaj organizate përmes plotësimit të një pyetësori në një aplikacion në telefon.

Organizata pretendon se lehtëson zhvillimin shpirtëror, moral, shoqëror dhe intelektual të të ashtuquajturve kadetë të Yunarmias. Po ashtu thotë se “formon një motivim pozitiv për t’i përmbushur detyrat kushtetuese dhe përgatit djemtë e rinj për shërbim në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse”. Më 2017, kadetët e Yunarmias marshuan së bashku me ushtarët në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, ceremoni e cila u udhëhoq nga presidenti rus, Vladimir Putin. Këtë vit, fëmijët e organizatës Yunarmia nga rajoni Luhansk, i pushtuar nga Rusia, morën pjesë në festimet ushtarake në qytetin rus, Novosibirsk.

Rusia ka hapur degën e parë të Yunarmias në territoret e pushtuara të Ukrainës në Krime, disa muaj pas formimit zyrtar të organizatës. Deri në shtator të vitit 2016, Yunarmia ishte përhapur në mbarë gadishullin e Detit të Zi, sipas Oleh Okhredkos, analist në Qendrën e Edukimit Qytetar, Almenda. Kjo qendër përbëhet nga një grup ukrainasish, që dokumenton shkeljet e të drejtave të fëmijëve në kohë lufte.

Më 2014, Rusia pushtoi Krimenë dhe mbështeti luftën në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, që njihen edhe si Donbas. Yunarmia “u krijua me ide specifike të riedukimit ushtarak jo vetëm për [fëmijët] rusë, por edhe për fëmijët ukrainas nga territoret e pushtuara”, tha Kateryna Rashevska, avokate nga Qendra rajonale për të Drejtat e Njeriut, qendër që është detyruar të zhvendoset nga Krimeja në Kiev, pas pushtimit rus.

Deri në janar të vitit 2022, një muaj para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Yunarmia kishte 29.000 anëtarë vetëm në Krime, sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Autoritetet ligjzbatuese të Ukrainës e kanë akuzuar udhëheqjen e organizatës Yunarmia në Krimenë e pushtuar për shkelje të mbrojtjes së civilëve, që garantohet me Konventën e Gjenevës, duke cituar një nen të konventës që ndalon “propagandën që synon regjistrimin vullnetar të civilëve”.

Iryna Sedova, eksperte e Grupit për të Drejtat e Njeriut në Krime, mbështet akuzën e bërë nga shteti. “Ne konsiderojmë se aktivitetet e kësaj organizate shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe udhëheqësit e kësaj organizate po kryejnë krime lufte kundër banorëve të Krimesë, në veçanti, ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve që po zombifikohen dhe de facto i përfshijnë në mënyrë të pavullnetshme në Yunarmia”, deklaroi ajo për Radion Evropa e Lirë më 2022.

Si përgjigje ndaj këtyre akuzave, kreu i degës së Yunarmias në Sevastopol, Volodymyr Kovalenko, tha se Qeverinë aktuale të Ukrainës e konsideron jolegjitime dhe mohoi se ka kryer ndonjë krim. Megjithatë, që nga pushtimi disa ish-anëtarë të Yunarmias nga zonat e pushtuara i janë bashkuar ushtrisë ruse për të luftuar kundër Ukrainës.

Në mesin e tyre: Illya Zozulskiy, 23 vjeç, nga fshati Poltavka i Krimesë, i cili është një artiljer i dekoruar me medaljen prestigjioze Zhukov, sipas mediave ruse. Media ruse, Mash, raportoi në janar të vitit 2023 se ai ishte një nga 50 “mentorët” nga Yunarmia, që po luftonin.

Zozulskiy nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë dhe partnerët e saj medial. Më 19 nëntor, Britania njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj Yunarmias, duke e cilësuar atë si “organizatë paramilitare ruse, qendrore për përpjekjet e Putinit që me forcë të dëbojë apo indoktrinojë gjeneratën e re të Ukrainës”. Britania tha se organizata “është e përfshirë në përpjekjen sistematike të Rusisë për të fshirë identitetin kulturor dhe kombëtar ukrainas”.

Njoftimi për sanksione ndodhi mes raportimeve se ushtria ruse për herë të parë ka rekrutuar banorë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës. Yunarmia nisi të operonte në Donbas vetëm pasi Putini, pa ofruar prova, pretendoi në shtator të vitit 2022 se rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, së bashku me atë të Zaporizhjas dhe Hersonit ishin pjesë e Rusisë. Që nga viti 2019, një grup i ngjashëm i quajtur Garda e Re – Yunarmia, ka operuar në Donbas.

Më 2023, “shtëpitë” e Yunarmias – ambiente shkollore të përshtatura për qitje me armë dhe trajnime sportive – u hapën në pjesët e pushtuara të Donjeckut dhe Luhanskut. Sipas dokumenteve të ofruara nga KibOrg, Yunarmia përdor ndërtesa shkollore pa paguar para, dhe merr ndihmë financiare dhe ndihmë tjetër nga Qeveria federale ruse dhe nga selia e Yunarmias në Moskë.

Skemat pranuan dhjetëra dokumente shkollore nga KibOrg të fëmijëve që jetojnë në zonat e pushtuara. Shumica e fëmijëve ishin të listuar se ishin anëtarë të Yunarmias ose që merrnin pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

Një shembull është një nxënës i klasës së tetë që vjen nga një prej qytetet që është nën pushtimin rus në rajonin e Donjeckut, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për të mbrojtur atë, pasi është i mitur. Sipas një llogarie në rrjete sociale të vendlindjes së tij, ai mori pjesë në kampin e trajnimit të quajtur Mbrojtësit 2024, dhe fitoi medaljen e bronzit për çmontimin dhe montimin e një pushke të llojit AK-74.

Pjesëmarrësit “u stërvitën të përdornin armë dhe morën trajnim bazik ushtarak, studiuan taktikat moderne dhe metodat e luftës”, u tha në postim. Aty po ashtu u tha se “më shumë se 300 nxënës” nga Rusia dhe rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjas “bënë betimin për besnikëri ndaj Yunarmias”. Ish-anëtarët e Gardës së Re-Yunarmia nga pjesët e pushtuara të rajonit të Donjeckut po luftojnë në luftën kundër Ukrainës.

Stanislav Sikorskiy nga Horlivka, i cili ka përfunduar shkollën e mesme më 2018, ishte anëtar edhe i Yunarmias edhe i Gardës së Re-Yunarmia, sipas llogarisë së këtij të fundit në rrjetin social, Vkontakte. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ai ishte “në radhët” e ushtrisë ruse dhe luftoi në betejat që u zhvilluan në rajonin e Hersonit.

Sikorskiy u çmilitarizua më 2023. Ai nuk iu përgjigj kërkesave për bisedë nga Radio Evropa e Lirë. Hanna Lisovenko, po ashtu nga rajoni i Donjeckut, iu bashkua njësisë së Gardës së Re-Yunarmia të quajtur Spartans. Ajo iu bashkua kësaj njësie më 2017, kur ishte 17-vjeçare. Postimet në llogaritë e saj në rrjetet sociale lënë të kuptohet se ajo tani po lufton kundër Ukrainës si operatore e dronëve, në kuadër të një grupi taktik të inteligjencës ushtarake ruse që përbëhet kryesisht nga militantët e rajonit të Donjeckut që janë përfshirë në luftë që nga viti 2014.

“Isha vetë në Yunarmia dhe tani shërbej në ushtri. Pothuajse gjysma e atyre që u shkolluan me mua zgjodhën rrugën e ushtrisë. Fatkeqësisht, shumë nga ta veçse kanë vdekur. Disa nga ta janë plagosur rëndë dhe nuk mund ta vazhdojnë shërbimin e tyre ushtarak”, tha ajo për Skemat. “Ky është realiteti në rajonin tonë”. Lisovenko tha se “aftësitë e përdorimit të armëve, trajnimi fizik dhe mësimi i historisë” që ajo mori nga Garda e Re-Yunarmia ishin të dobishme gjatë luftës në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Zozulskiy, Sikorskiy, dhe Lisovenko janë nga pjesë të Ukrainës që kanë qenë nën kontrollin e Rusisë që një dekadë. Por, Yunarmia po ashtu operon në zonat që forcat ruse pushtuan pas nisjes së luftës në shkallë të gjerë më 2022.

Verën e kaluar, dega e saj e sapohapur në Mariupol mbajti shtatë sesione në një kamp në Detin Azov. Në mesin e shumë gjërave, fëmijët u mësuan se si të gjuanin me pushkë. Një nga organizatorët e kampit ishte Valeriy Onatskiy, kreu i Departamentit për çështje të familjes dhe fëmijëve në administratën pushtuese në Maripol. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë më 2023 gjeti se Onatskiz ishte përfshirë në zhvendosjen e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara për një Rusi – aktivitet që nxiti Gjykatën Ndërkombëtare Penale të lëshonte fletarrestim për Putinin, nën dyshime për krime lufte.

Autoritetet pushtuese thanë në nëntor të vitit 2022 se degë të Yunarmias ishin hapur edhe në pjesët e rajoneve Herson dhe Zaporizhja, që janë nën kontrollin rus.

Kreu i Yunarmias në rajonin e Zaporizhjas është Fidail Bikbulatov, shtetas rus që inteligjenca ukrainase e akuzon për përfshirje në rrëmbime masive, dëbim të paligjshëm dhe transferim me forcë të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara të Ukrainës për në Rusi. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Bikbulatov tha se Yurmania i sheh “anëtarët e saj si persona që e lidhin jetën e tyre me shërbimin ushtarak në të ardhmen”.

“Ne shohim potencial në ta, ne presim nga ta që të bëhen personel ushtarak”, tha ai. “Ne i trajnojmë, punojmë me ta dhe duam që ata të bëhen ushtarë – Ministria e Mbrojtjes madje ofron përfitime për ish-anëtarët e Yunarmias kur ata i bashkohen [ushtrisë] – por, e gjithë kjo bëhet në formë vullnetare”.

Provat lënë të kuptohet se udhëheqja e Yunarmias gjykon performancën e degëve të saj, të paktën e bënë këtë pjesërisht duke shikuar numrin e ish-anëtarëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse. Në tetor, zëvendësshefi i Yunarmias, Viktor Kaurov, u dërgoi letra degëve rajonale lidhur me “rishikimin” e detyrueshëm vjetor dhe tha se vlerësimi do të përfshijë dy parametra: “numrin e kadetëve të Yurmanias që janë thirrur për shërbim ushtarak dhe që janë regjistruar në universitete të ushtrisë” dhe “numrin e kadetëve të Yurmanias që janë regjistruar në qendrat e trajnimit të ushtrisë”.

Po përgatiten për luftë me Rusinë? Suedia urdhër kishës: Përgatit terrenin për 30 mijë varre!

Kisha e Suedisë në Goteborg është ngarkuar nga Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile (MSB) të përgatitet për mundësinë e varrosjes së 30,000 ushtarëve në rast lufte ose një “fatkeqësie të madhe”.

Lajmi raportohet nga Nordic Times, e cila shkruan se udhëheqësit suedezë së fundmi janë përpjekur të përcjellin mesazhin se Suedia tashmë është në luftë me Rusinë, ose të paktën që lufta mund të kthehet së shpejti në një realitet.

Autoritetet u kërkuan gjithashtu kishave suedeze dhe drejtorëve të funeralit të përgatisin dhe të sigurojnë terrenin për të varrosur një numër shumë të madh të të vdekurve në një kohë të shkurtër.

“Ne duhet të jemi gati për të varrosur ushtarët e rënë. Duhet të nisim përgatitjet tani!”, tha Katarina Evenseth, drejtuese e varrezave në Kishën Luterane të Suedisë, e cila menaxhon shumicën e varrezave në komunën e Goteborgut.

Autoritetet ui kërkuan qytetit të përgatiste dhjetë hektarë tokë në mënyrë që të rast nevoje, të ishte e mundur varrosja e 5 përqind e popullatës në një kohë shumë të shkurtër.

Giorgia Meloni i jep shtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, revoltohet opozita

Qeveria e Italisë i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës, të cilët kundërshtuan trajtimin e tij me atë të fëmijëve të lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Milei ndodhet në Romë për të takuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe për të marrë pjesë në festivalin vjetor të partisë së saj Brothers of Italy të shtunën.

Një burim me njohuri për këtë çështje tha se qeveria i kishte dhënë nënshtetësinë italiane liderit argjentinas, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Lajmi i raportuar nga mediat italiane shkaktoi një reagim të zemëruar nga disa politikanë dhe në rrjetet sociale nga njerëzit që protestonin për dhënien e shtetësisë Milei-t kur është e vështirë të merret për fëmijët e lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Ligjet e shtetësisë italiane bazohen në lidhjet e gjakut, që do të thotë se edhe pasardhësit e largët të një shtetasi italian mund të marrin një pasaportë italiane. Kërkesat për të huajt e lindur në Itali ose që migrojnë atje, nga ana tjetër, janë shumë më të ashpra. Grupet pro-migrante kanë propozuar një referendum për lehtësimin e tyre, por koalicioni i djathtë i Melonit është kundër çdo relaksimi.

Riccardo Magi, një ligjvënës nga partia e vogël opozitare +Europa, tha se dhënia e shtetësisë Milei-t ishte një akt i “diskriminimit të patolerueshëm ndaj kaq shumë të rinjve që do ta marrin atë vetëm pas shumë vitesh”.

Gjatë një udhëtimi të mëparshëm në Itali në shkurt, Milei tha në një intervistë televizive se ndihej “75% italian” pasi tre nga gjyshërit e tij kishin origjinë italiane dhe se ai ka “një pasion të jashtëzakonshëm për operën italiane”.

Libertarian Milei dhe konservatorja Meloni kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë. Kur ata u takuan në Buenos Aires muajin e kaluar, lideri argjentinas i dha mysafirit të tij italian një statujë të vetes duke përdorur sharrë elektrike me zinxhir.

Ish-kryeministri italian: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali!

Ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

“Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”, shtoi ai duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Skip to toolbar